Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
. Në takimin me Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, ku ka ka folur edhe rreth çështjes së shëndetësisë, ka thënë se shqiptarët paguajnë 60% më shumë nga xhepi për shëndetësinë se në të gjithë Europën.
Tiranë- Ilir Meta ka akuzuar Ramën se koncepti i “Shëndetësisë falas” është një mashtrim dhe pabesi e “Rilindjes”. Në takimin me Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, ku ka ka folur edhe rreth çështjes së shëndetësisë, ka thënë se shqiptarët paguajnë 60% më shumë nga xhepi për shëndetësinë se në të gjithë Europën.
Gjatë periudhë së pandemisë COVID-19, sipas Metës shqiptarët paguan nga xhepat e tyre 250 milionë euro, e Qeveria nuk dha asnjë mbështetje financiare për kurimin e atyre që trajtoheshin në banesë. Ai ka prekur dhe çështjen e largimit të mjekëve dhe infermierëve, ku thotë se largimi masiv i tyre ka ndodhur në 10 vjeçarin e fundit. Për këtë Meta akuzon Qeverinë, e cila thotë ai nuk e ka vëmëndjen tek shëndeti dhe jeta e qytetarëve, por tek oligarkët dhe zhvatësit publikë. Sipas tij qëllimi i Qeverisë është varfërimi i familjeve shqiptare, falimentimi i sipërmarrësve të ndershëm dhe përqëndrimi i ekonomisë përmes oligarkisë.
Në fjalën e tij ai ka prekur edhe çështjen e blegtorisë, ku thotë se sipas INSTAT, në vitin 2017 vendi kishte 349 mijë lopë, e sot ka 200 mijë, gjë që ka bërë që të rritiet çmimi i bulmetit me 40% , ku sipas tij shak i kësaj është ndalimi me ligj në 2018 i krijimit të fermave të vogla dhe ringritja e baxhove dhe pikave therrëse. Partia e Lirisë propozon që Qeveria të mbështesë blegtorinë duke dhënë një grant prej 10 mijë eurosh çdo familjeje për krijimin e një ferme lopësh, si dhe përjashtimin e tyre nga taksat për 5 vite. Përsa i përket bujqësisë ai thotë se situata është skandaloze dhe subvencionet janë shumë herë më të ulta se në Kosvovë dhe në Maqedonine e Veriut. Teksa prodhimi i produkteve “Made in Albania” ka rënë me 9.5%.
"Shëndetësia falas ka qenë dhe mbetet një nga mashtrimet më të mëdha dhe të pabesa të “Rilindjes”. Shqiptarët paguajnë 60% nga xhepi për shëndetin më shumë se të gjithë në Europë. Madje OBSH përllogarit se në periudhën 2015-2021 shpenzimet e shqiptarëve për shëndetësinë u rritën me 82%. Në momentin më kritik për jetën e qytetarëve, siç ishte pandemia COVID-19, që solli 20 mijë humbje jete, shqiptarët paguan nga xhepat e tyre mbi 250 milion euro, ndërkohë që Qeveria nuk dha asnjë mbështetje financiare për kurimin e të prekurve që trajtoheshin në banesë.
Largimi kritik më masiv i mjekëve dhe infermierëve ka ndodhur në 10 vitet e fundit, ndërkohë që vdekshmëria foshnjore është rritur në dyshifrore nga minimumi historik një shifror i arritur në vitin 2012. Kjo ndodh sepse vëmendja nuk është tek ekonomitë familjare, as tek shëndeti dhe jeta e qytetarëve, por vetëm tek oligarkët dhe zhvatësit publikë.
Mjafton një krahasim i thjeshtë! Investitorët miliarderë dhe “strategjikët” e Qeverisë, që ndërtojnë pallate, kulla dhe resorte dhe që ju falet edhe prona publike me çmim 1 euro e kanë detyrimin tatimor 6%, kur ndërkohë bizneset e ndershme paguajnë tatim 15% dhe profesionet e lira do të paguajnë deri në 23%. Dhe po kështu paguhet 20% TVSH për ushqimet e shportës. Dy herë është rrëzuar propozimi i Partisë së Lirisë për ta ulur në 5% TVSH e shportës. Ndërsa qytetarët e thjeshtë që nuk përballojnë dot koston e lartë të jetesës në vendin më të varfër të rajonit paguajnë 20% TVSH për ushqimet më bazike të jetesës dhe 60% nga xhepi për shëndetin. Varfërimi i çdo familjeje shqiptare, falimentimi i çdo sipërmarrësi të ndershëm dhe përqëndrimi i ekonomisë përmes oligarkisë ka qenë dhe mbetet qëllimi i vetëm ekonomik i Qeverisë.
Është kjo arsyeja pse defiçiti tregtar i Bujqësisë në krahasim me vitin 2020 është rritur me 31,6 %. Jemi defiçitarë në bilancin tregtar madje edhe në perime e fruta, aty ku duhet të jetë pika jonë më e fortë. Në vitin 2017, për herë të parë u eksportuan 14 % me shumë fruta dhe perime nga sa u importuan. Por për gjashtë vite bilanci është përmbysur dhe është thellësisht negativ në favor të importit. Vetëm vjet importet e perimeve dhe frutave u rritën me 46 %.
Është kjo arsyeja pse fermerët në Korçë dhe në shumë rajone të tjera simbol të prodhimit janë detyruar të sharrojnë drurët frutorë dhe të mendojnë si të vetmen zgjidhje, largimin nga vendi. Ndaj dhe për fat të keq prodhimi i ushqimeve “Made in Albania” ka rënë me 9.5%. Dështimi më i madh dhe dramatik i Bujqësisë këto 6 vite është shfarosja e blegtorisë!
Sipas INSTAT, në vitin 2017, vendi kishte 349 mijë lopë. Në vitin 2022 kishte 245 mijë dhe sot ka vetëm 200 mijë krerë. Pra, gati përgjysmim të krerëve. E njëjta gjë edhe për dhentë dhe dhitë. Reduktimi i numrit të krerëve të bagëtive ka bërë që çmimi i bulmetit të rritej me rreth 40% prej mungesës së qumështit.
Është lehtësisht e realizueshme alternativa që Partia e Lirisë propozon, siç është nxitja dhe mbështetja, veçanërisht për kodër dhe mal, për krijimin e fermave të vogla blegtorale, shoqëruar me ringritjen e baxhove dhe pikave të therrjes, që u ndaluan me ligj në 2018 për të favorizuar oligarkët. Apo alternativa tjetër që propozojmë: dhënie grant 10 mijë euro çdo familje të re për krijimin e një ferme lopësh race 5-6 krerë (çmimi i një lope 1700 euro) ose një tufë 50 - 60 dele dhe dhi race. Si dhe përjashtimi i këtyre fermave nga taksat për 5 vite.
Për fermat blegtorale të Myzeqesë mund të realizohej kthim urgjent i rimbursimit në masën 20% të TVSH në dorëzim, e jo në mënyrë selektive dhe korruptive. Është skandaloze situata me subvencionet për bujqësinë. Subvencionet janë shumë herë më të ulta se në Kosovë apo Maqedoninë e Veriut dhe si të mos mjaftonte kjo, por edhe fondet europiane të IPARD janë vjedhur dhe shpërdoruar në mënyrë flagrante ndaj dhe janë bllokuar. Ndryshimi rrënjësor i masës së subvencionit është një nga masat më prioritare për t’i bërë produktet bujqësore shqiptare konkurruese dhe me çmime kompetitive në tregun vendas dhe ndërkombëtar," tha Meta.
Erion Brace TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braç ka reaguar ditën e sotme në lidhje me projektligjin e lojërave...
Daniel Serwer SHBA- Eksperti i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor Daniel Serwer ka deklaruar se SHBA-ja dhe BE-ja nuk kanë ku...
Sorina Koti Tiranë- Deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti, ka akuzuar Qeverinë për vjedhje të fondeve që jep Bashkimi E...
Foto ilustruese TIRANË-"Shqipëria një narkoshtet"/ Meta përpara Komitetit Drejtues: Është kapur shteti “Shqipëri...
Personat e marre ne pyetje TIRANË- Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka bërë publike dit&eu...
Pamje nga ceremonia Washington- Gazmend Bardhi i cili është në Washington si pjesë e takimeve për çështje t&eu...
Joe Biden dhe Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh solidarizimi Presidentit të SHBA-ve, Joe Bide, pas vrasje...
fredi beleri, genc gjyzari TIRANË- Ka mbaruar procesi gjyqësor për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, ndërs...
fredi beleri TIRANË- Është mbajtur ditën e sotme seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi B...
Alimehmeti TIRANË- Kryetar i Këshilltarëve Demokratë, Ilir Alimehmeti ka mbajtur ditwn e sotme njw konferencw me grupin e k&e...