LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Kuvendi fut në axhendë draftet kundër politikanëve të lidhur me ish-Sigurimin

Projektligjet parashikojnë ndryshime në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur si ligji i dekriminalizimit, si dhe në ligjin për partitë politike.

30 Qershor 2023, 18:14 Nga I.A
BIRN: Kuvendi fut në axhendë draftet kundër politikanëve
Ilir Meta dhe Edi Rama

TIRANË- Kuvendi ka futur për votim në seancën plenare të parashikuar për 13 korrik dy projektligje të inicuara nga mazhoranca socialiste, që kanë të bëjnë me verifikimin e figurës së politikanëve në lidhje me të shkuarën e tyre në komunizëm.

Projektligjet parashikojnë ndryshime në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur si ligji i dekriminalizimit, si dhe në ligjin për partitë politike.

Në rastin e parë parashikohet heqja e mandatit të deputetit për personat që verifikohen nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, AIDSSH, se kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit famëkeq dhe në rastin e dytë, këtyre personave u ndalohet të jenë kryetarë të një partie politike.

Të dyja iniciativat janë të Partisë Socialiste dhe u dorëzuan vitin që shkoi në Kuvend, pasi AIDSSH njoftoi Kuvendin se një email anonim kishte hedhur dyshime se një politikan i lartë me inicialet I.M kishte qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit.

Autoriteti i Dosjeve kërkoi në atë kohë të drejtën për të riverifikuar figurat e zyrtarëve të lartë që kishin marrë “certifikatë pastërtie” nga dy komisione të ngritura në vitet pas rënies së komunizmit, “Mezini” dhe “Bezhani”.

Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, i hodhi poshtë akuzat dhe e cilësoi inciativën një sulm politik, duke hapur një betejë ligjore me AIDSSH-së.

Pavarësisht kritikave se po përdorej si instrument politik për të sulmuar figura të opozitës, Kuvendi miratoi në tetor 2022 ndryshimin në ligjin e Autoritetit, duke lejuar rihapjen e dosjeve të komisioneve “Mezini”, “Bezhani”, nga verifikimi i së cilëve Meta kishte dalë “i pastër”.

Meta nuk iu përgjigj kërkesës për koment nga BIRN nëse e shihte veten si target politik të këtyre nismave ligjore, që pritet të miratohen së shpejti.

Që prej hapjes së rrugës për riverfikimin e certifikatave të dhëna nga komisionet e ngritura pas rënies së komunizmit, Autoriteti i Dosjeve nuk ka ende një përgjigje publike për përfshirjen e ose jo të Metës apo politikanëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

Por kryetarja Gentiana Sula dorëzoi në qershor në Kuvend një raport për verifikimet e bëra, i cili ishte klasifikuar si sekret shtetëror, që sipas saj, kishte të bënte me “korrespondencën shkresore me Shërbimin Informativ Shtetëror”.

“Nga verifikimet që ne kemi bërë, disa kandidatë që figurojnë në dokumentet e Sigurimit, rreth 3% e tyre janë ‘pastruar' nga komisionet Mezini-Bezhani,”tha Sula gjatë raportimit në Kuvend.

Në të njëjtën mbledhje, komisioni i Ligjeve vendosi që të kërkojë në mënyrë zyrtare verifikimin e deputetëve të Kuvendit nëse kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit, në bazë të një liste emrash pa kritere të qarta.

Ndërkohë, dy projektligjet e reja që pritet të miratohen do të ndalojnë karrierën politike të personave që kanë pasur një lidhje me ish-Sigurimin e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës 1944-1991.

Në ligjin e dekriminalizimit parashikohet se: “nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, se kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit”.

Sipas propozimeve të PS-së, verifikimit do t'i nënshtrohen edhe personat që janë aktualisht në pozicione të tilla, pavarësisht nëse e kanë apo jo një certifikatë pastërtie nga komisionet “Bezhani” apo “Mezini”.

Ndërsa në ndryshimet që do të bëhen në ligjin “Për partitë politike” parashikohet ndalimi i zgjedhjes si kryetar i një partie politike i personave që kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin.

“Nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vërteton se kryetari i një partie politike ndodhet në kushtet e ndalimit i kërkon partisë politike shkarkimin e kryetarit dhe zgjedhjen e një kryetari të ri brenda 2 muajve nga konstatimi,” thuhet në relacionin e këtij projektligji.

Në axhendën e Kuvendit është përfshirë dhe një projektligj i tretë që lidhet me lustracionin me nismëtar deputetin Oerd Bylykbashi dhe një grup prej 28 deputetësh të opozitës.

Projektligji “Për pastërtinë e figurës së funksionarit dhe të zyrtarit publik” ka si qëllim ndalimin për t'u zgjedhur apo emëruar dhe largimin nga funksionet aktuale publike të funksionarëve të lartë të regjimit komunist dhe bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit.

Sipas propozimeve në këtë projektligj, synohet një lustracion i përgjithshëm ku përfshihet ndalimi i detyrave publike për të gjithë individët me funksione të larta politike në sistemin komunist, duke filluar nga Byroja politike dhe deri te instrumentet e represionit institucional që regjimi komunist kishte, ku përfshihet Ministria e Brendshme, Sigurimi i Shtetit, Policia, Prokuroria, gjykata dhe hetuesia dhe gjithashtu bashkëpunëtorët e ish-sigurimit.

Në më shumë se 3 dekada pas rënies së sistemit komunist, Shqipëria nuk ka arritur të kryejë një lustracion të plotë dhe të dënojë krimet e shkuara pavarësisht disa nismave ligjore. Ligji i fundit për lustracion u miratua nga parlamenti në vitin 2008 dhe më pas u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese pas padisë së Partisë Socialiste.

Marrë nga Reporter.al

kuvendi ilir meta edi rama

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale