LIVE UPDATES
Politike

"I vetmi kriter që plotësohet është ai gjeostrategjik"/ Berisha: Raporti i Komisionit Europian thekson se sistemi gjyqësor është në kolaps

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se ky raport ka denoncuar degradimin e kontrollit parlamentar mbi qeverisjen.

5 Nëntor 2025, 12:25 Nga E.d
"I vetmi kriter që plotësohet është ai
Foto Ilustruese

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se raporti i Komisionit Europian thekson se sistemi gjyqësor është në kolaps. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se ky raport ka denoncuar degradimin e kontrollit parlamentar mbi qeverisjen.

Lideri i opozitës tha se raporti thotë se parlamenti ka mbikëqyrje të kufizuar ndaj ekzekutivit dhe se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen. Berisha tha se administrata është e politizuar dhe e paqëndrueshme. 

"Ky raport ka denoncuar degradimin e kontrollit parlamentar mbi qeverisjen. Raporti nënvizon: parlamenti ka mbikëqyrje të kufizuar ndaj ekzekutivit. Kjo është e vërteta. Polarizimi politik dhe mungesa e dialogut dëmtojnë procesin parlamentar. Kjo është e vërtetë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen. E ka gjuajtur me top. Nuk ka shtet ligjor pa zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ja ku janë. Edi Rama dje mburrej, pasi nxori djallin nga dera, iu kthye nga dritarja. Kërkoi të na bindte se përshëndeste vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Po por hiret e Olta Xhaçkës e ke bërë të paqenë gjykatën. Apo ke aksione bashkë me Olsin tek pronat që ka grabitur i shoqi i saj? Gjykata e ka treguar pavarësinë edhe në rastin e Olta Xhaçkës, prandaj është e shkruar këtu në raport. Çfarë ka këtu për shkëlqim? Ky nuk është shkëlqim, është ndryshk. Prandaj të dashur qytetarë shqiptarë, lexoni raportin, mos u besoni deklaratave me origjinë obtuze. Administrata është e politizuar dhe e paqëndrueshme. Komisioni thekson: shkarkime dhe dorëheqje masive në pushtetin vendor. Denoncon pra ndërhyrjet brutale të Edi Ramës në pushtetin vendor. Çfarë shkëlqimi ka këtu? Zero. Mungesë transparencë në vendimmarrje. Kjo do të thotë vjedhje. Shkon auditi për të kontrolluar kryeministrin, nuk e lë Edi Rama. Po si mundet kryeministri të bllokojë auditin? Po nuk e lejon dot se i dalin makinat 700 mijëshe, 500 mijëshe, se i dalin verat 34 mijë euro. Se i del luksi i shfrenuar sikur të ishte ndonjë sheik, miliarder privat dhe jo një zyrtar shtetëror.

Ja pra, ku është shkëlqimi këtu? A është kjo e denjë për një shtet që ecën drejt BE? Ja sa të vërteta janë përkufizimet tona se Shqipëria plotëson vetëm një kriter në rrugën drejt BE dhe ky kriter është kriteri gjeostrategjik dhe kjo është e vërteta.  Koordinim i dobët i ministrive. Çfarë do të thotë kjo? Që i kontrollon krimi. Kjo do të thotë revansh i krimit. Sistemi gjyqësor në kolaps. Ajo që ne kemi denoncuar me dhjetëra herë. Si e shpreh? Stok të madh dosjesh, mungesë burimesh dhe procedura të komplikuara. Çfarë do të thotë? Faktikisht thelbi i atyre që kemi thënë, por që do të thotë se qytetarët shqiptarë nuk kanë një proces të drejtë ligjore. Iu është mohuar nga kjo drejtësi. Përqindja e çështjeve të përfunduara mbetet e ulët. Ne duhet të marrim çështjet e përfunduara dhe t’i çojmë në komision, se janë të gjitha çështje të qeveritarëve. Asnjë nuk është e qytetarëve. Model është ajo Llagami, që merr jo me kthim, me njohje, por prona është e saj, duhet të jemi i drejtë me të, merr 3 milionë euro me gjyqe brenda 2-3 vitesh. Shkoni e shihni njërin që proteston aty para SPAK-ut, ka 15 vite Nuk kanë shanse qytetarët të përfundojnë një çështje. Por i falënderoj që e kanë ngritur si çështje shumë të rëndësishme. Rritje e retorikës së pafavorshme ndaj gjyqësorit. Po, kanë shumë të drejtë. U vra gjykatësi dhe kur gjykatësi u vra, në vend të dënimit nga disa, ishte shpërthimi i gëzimit nga disa të tjerë për shkak të situatës së krijuar. Sidoqoftë, një nga ata që sulmon gjyqësorin në mënyrë të vazhdueshme është Edi Rama, dhe e bën për interesa të veta, jo për interesat e qytetarëve. Nuk lejohen komisionet parlamentare. Pra nuk është çështje që nuk është stamposur në komision për një qeveri që nuk ka asgjë të përbashkët me standardet evropiane," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha sistemi gjyqësor raporti i komisionit europian

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari