5 Nëntor 2025, 13:14
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se raporti i Komisionit Europian thotë se problemi madhor i Shqipërisë është mënyra se si qeveria përdor institucionet për përfitime politike dhe ekonomike. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se ky raport është një aktakuzë ndaj qeverisjes aktuale.
Nga zyra e selisë blu, Kreu i PD-së deklaroi se raporti thotë se kontrolli parlamentar mbi qeverisjen ka degraduar, sistemi gjyqësor është në kolaps, krimi i organizuar është i fuqishëm dhe se media është tërësisht e kontrolluar dhe e sulmuar. Berisha tha se në raportin e Komisionit Europian nuk përmendet askund fjala shkëlqim. Sipas tij këto janë shpikje të individëve të caktuar, të cilët kërkojnë të dezinformojnë publikun dhe të fshehin të vërtetat që përmban raporti.
"Të dashur deputete dhe deputetë, dje u publikua raporti i Komisionit Europian. Unë dua të përshëndes të gjithë ata zyrtarë për përgjegjësinë që kanë treguar në shkrimin e atij raporti. Në fakt, raporti ka të gjitha tezat tona, përveç njërës, për të cilën do punojmë shumë që ta realizojmë, mbi gjendjen në Shqipëri. Raporti i Komisionit Europian thotë se problemi madhor i Shqipërisë është mënyra se si qeveria i përdor institucionet për përfitime politike dhe ekonomike. Ky raport është një aktakuzë ndaj qeverisjes aktuale ku theksohet se zgjedhjet janë të deformuara. Ndonëse KE nuk është një komision i specializuar për zgjedhjet, por ai merr të mirëfilltë ato që institucionet e besimit të mirë shkruajnë, dhe thotë se zgjedhjet ishin të deformuara. Thotë se korrupsioni lulëzon. Thotë se kontrolli parlamentar mbi qeverisjen ka degraduar. Thotë se sistemi gjyqësor është në kolaps. Thotë se krimi i organizuar është tejet i fuqishëm. Thotë se media është tërësisht e kontrolluar dhe e sulmuar. Thotë se administrata është e politizuar dhe fondet publike keqmenaxhohen. I kanë bërë një radiografi të pamëshirë narkoregjimit të Edi Ramës.
Unë e di se ndonjëri mund të thotë, ja ambasadori foli për shkëlqim, të tjerë në komision thanë të njëjtën gjë, unë u garantoj ju se në asnjë rresht, në asnjë fjalë nuk përdoret fjala shkëlqim, fjala e jashtëzakonshme, asnjë nga këta cilësorë nuk ekziston në raportin e Komisionit Europian. Që të gjitha janë shpikje pasionante të individëve të caktuar që kërkojnë t’u dezinformojnë ju, t’u fshehin të vërtetat që përmban raporti. Ky është raporti. Nuk thotë askund progres i shkëlqyer. Në asnjë rresht. Prandaj mos dëgjoni se këto deklarata i shëmbëllejnë deklaratave të Donald Lu që thoshte në kulmin e kanabizimit të vendit se përgëzoj policinë për suksesin në luftën e jashtëzakonshme kundër drogës. Të dalësh dhe t’u thuash shqiptarëve atë që nuk thotë raporti, nuk është kjo ajo që presin shqiptarët. Raporti thotë se demokracia nis me zgjedhjet, siç është e vërteta. Zgjedhjet janë të manipuluara dhe jo të lira. Komisioni thekson: mungesë të fushës së lojës të barabartë. Pra, si Shën Thomai, e ka vënë gishtin aty ku prova është absolute. Tek barazia e lojës. Thotë se u keqpërdorën burimet publike. Pra, thotë se shteti dhe partia u sollën një. Dhe se nuk janë zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Pra, nuk ka shkëlqim. Ju ftoj të lexoni raportin," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha pd donald lu
Politike
5 Nëntor 2025, 12:59
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se po të mos ishin protestat e udhëhequra...
Politike
5 Nëntor 2025, 12:55
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se prokurori i çështjes së tunelit t&...
Politike
5 Nëntor 2025, 12:46
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se PD ka të gjithë dokumentet, që tregojn&eum...
Politike
5 Nëntor 2025, 12:37
E. D
Sali Berish
TIRANË- Kreu i Partis Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër, pasi Kryeministri Edi Rama i ndërpreu fjalën gazetares ...
Politike
5 Nëntor 2025, 12:04
Kryeministria
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një mbledhje urgjente në kryeministri. Burime për Dosja.al, bëjm&...
Politike
5 Nëntor 2025, 12:04
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ësht&...
Politike
5 Nëntor 2025, 12:00
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama tentoi t&e...
Politike
5 Nëntor 2025, 11:55
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se zëvendëskryeministrja Beli...
Politike
5 Nëntor 2025, 11:45
I.A
Edi Rama
TIRANË- Një moment aspak etik ka ndodhur në fund të konferencës së kryeministrit Edi Rama me ambasadorin Silvio...
Politike
5 Nëntor 2025, 11:43
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Ambasadorin Silvio Gonzato u pyet li...