Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Ministri Hasani u prit gjithashtu nga homologu i tij, Ministri i Jashtëm i Qipros, Costantinos Kombos. Ata patën një diskutim të thelluar mbi zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të ndërsjellë.
QIPRO– Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Qipros, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të shtetit qipriot. Në takimin me Presidentin e Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, Ministri Hasani theksoi se të dy vendet vlerësojnë marrëdhëniet miqësore dhe të konsoliduara mes tyre.
“Është koha për t'i dhënë një shtysë të re dialogut politik ndërmjet Shqipërisë dhe Qipros, dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha si turizmi, energjia, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, arsimi, farmaceutika dhe ndërtimi,” – deklaroi ai.
Ministri Hasani u prit gjithashtu nga homologu i tij, Ministri i Jashtëm i Qipros, Costantinos Kombos. Ata patën një diskutim të thelluar mbi zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të ndërsjellë. Ministri Hasani vlerësoi mbështetjen e Qipros për integrimin evropian të Shqipërisë.
“Shqipëria e konsideron Qipron një partner të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Presim me interes bashkëpunimin e ngushtë gjatë Presidencës së Qipros në Këshillin e BE-së në vitin 2026.” – shtoi ai.
Të dy ministrat shprehën interes për krijimin e një linje ajrore direkte mes dy vendeve, që do të nxisë ndjeshëm shkëmbimet turistike dhe lidhjet mes qytetarëve. Gjithashtu, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Akademive Diplomatike të të dy vendeve për bashkëpunim në trajnimin diplomatik, me qëllim forcimin e aftësive profesionale dhe shkëmbimin institucional midis shërbimeve diplomatike.
Gjatë vizitës në Qipro, Ministri Hasani u takua gjithashtu me Presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, Annita Demetriu; si dhe Zëvendësministren e Jashtme, Marilena Raouna, e cila do të drejtojë përgatitjet teknike për Presidencën e Qipros në BE në vitin 2026. Diskutimet u përqendruan në zhvillimet aktuale gjeopolitike në Evropë dhe rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.
foto nga seanca TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve po zhvillon sot seancën ku do të shqyrtohet ankimi i Partisë Demokratike p...
Anouar El Anouni BRUKSEL- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të ketë ...
jorida tabaku TIRANË- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Çës...
Maho TIRANË- Gazetari Armand Maho gjatë fjalës së tij në konferencë më kreun e PD-së , Sali Berihsa ka publiku...
marash logu TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesit ligjor të PD-së, Maras...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së në konferencën e sotme për mediat tha se korrupsioni me fondet e IPARD është ...
Zhupa TIRANË- Kryetarja e komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa gj...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat u shpreh se j...
Ami Kozeli TIRANË- Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese ka miratuar ditënn e sotme marrëveshjen e financimit me Komisionin Evropia...
Gent Gazheli TIRANË- Që prej dhjetorit të vitit 2020, Gent Gazheli është drejtori i Përgjithshëm i Doganave të vend...