2 Qershor 2025, 14:08
Nga r.ll
jorida tabaku
TIRANË- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku u shpreh sot në mbledhjen e këtij komisioni, se zgjedhjet e 11 majit ishin një test i dështuar për demokracinë e vendit.
Tabaku tha më tej se ishin një provë e rëndësishme për të treguar që Shqipëria mund të sillet si një vend që ndjek dhe respekton standardet europiane jo vetëm në teori, por në praktikë.
Ajo shtoi se këto zgjedhje përfaqësuan një mundësi të humbur për vendin. Më tej deputetja demokrate tha se "presioni mbi administratën publike, përdorimi i aseteve shtetërore për fushatë, lidhja e ngushtë mes partisë në pushtet dhe shtetit, si dhe vendime qeveritare që ndikuan drejtpërdrejt në procesin zgjedhor, e bëjnë të pamundur ta konsiderojmë këtë një proces të lirë dhe të ndershëm sipas standardeve europiane."
Jorida Tabaku: Më lejoni që në këtë rikthim të çuditshëm pas zgjedhjeve, ku në kushte normale do të duhej të kishim një parlament të ri, ne vijojmë ende me të njëjtin përbërje parlamentare. Është mbledhja e parë e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe dua të ndaj dy mendime thelbësore.
Së pari, zgjedhjet e 11 majit ishin të parat që u zhvilluan në një kontekst të ri për Shqipërinë — në një vend që ka hapur negociatat me Bashkimin Europian. Ishte një test i madh për demokracinë, një provë e rëndësishme për të treguar që Shqipëria mund të sillet si një vend që ndjek dhe respekton standardet europiane jo vetëm në teori, por në praktikë. Fatkeqësisht, ky ishte një test i dështuar.
Si kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe e Këshillit të Integrimit, më vjen keq që këto zgjedhje përfaqësuan një mundësi të humbur për vendin. Ishte një rast për të treguar se demokracia mund të funksionojë, se partitë politike mund të konkurrojnë në kushte të barabarta dhe se administrata mund të qëndrojë larg presionit politik. Por nga raporti paraprak i OSBE/ODIHR, nga dëshmitë në terren dhe nga mënyra se si u zhvillua procesi, del qartë se ky standard nuk u arrit.
Presioni mbi administratën publike, përdorimi i aseteve shtetërore për fushatë, lidhja e ngushtë mes partisë në pushtet dhe shtetit, si dhe vendime qeveritare që ndikuan drejtpërdrejt në procesin zgjedhor, e bëjnë të pamundur ta konsiderojmë këtë një proces të lirë dhe të ndershëm sipas standardeve europiane. Shqipëria humbi një mundësi për të dëshmuar që është realisht në një stad të ri demokratik.
Unë besoj thellësisht se nuk ka rëndësi sa kapituj apo grupkapituj hapen në procesin e integrimit. Rëndësi ka mënyra si përmirësohen standardet, si respektohen të drejtat politike, si zhvillohen zgjedhjet dhe si funksionon ndarja e pushteteve. Raporti i Komisionit mbi Cluster 1 — që përfshin shtetin e së drejtës, institucionet demokratike dhe të drejtat themelore — është shumë i qartë: nëse nuk përmirësohet cilësia e zgjedhjeve dhe funksionimi i institucioneve, atëherë progresi formal në negociata është i pakuptimtë.
Komisioni ynë ka një agjendë legjislative për të ndjekur, por unë besoj se përveç detyrimeve të zakonshme, duhet të adresojmë edhe këtë situatë. Duhet të diskutojmë raportin e OSBE/ODIHR, të identifikojmë përgjegjësitë e Kuvendit dhe të kërkojmë që ky institucion të reflektojë. Për më tepër, jemi në një moment të rëndësishëm diplomatik, me përfundimin e Presidencës Polake dhe fillimin e Presidencës Daneze të Këshillit të BE-së — një tjetër arsye për të treguar seriozitet dhe për të rikuperuar standardet e humbura.
E theksoj edhe një herë: për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër përveç rrugës europiane. Por kjo rrugë kërkon standard, kërkon reformë reale dhe kërkon vullnet politik për t’u përmirësuar.
jorida tabaku komisioni i ceshtjeve europiane
Politike
2 Qershor 2025, 13:54
N.F
Maho
TIRANË- Gazetari Armand Maho gjatë fjalës së tij në konferencë më kreun e PD-së , Sali Berihsa ka publiku...
Politike
2 Qershor 2025, 13:53
r.ll
marash logu
TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesit ligjor të PD-së, Maras...
Politike
2 Qershor 2025, 13:16
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së në konferencën e sotme për mediat tha se korrupsioni me fondet e IPARD është ...
Politike
2 Qershor 2025, 13:04
N.F
Zhupa
TIRANË- Kryetarja e komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa gj...
Politike
2 Qershor 2025, 13:02
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat u shpreh se j...
Politike
2 Qershor 2025, 12:55
I.A
Ami Kozeli
TIRANË- Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese ka miratuar ditënn e sotme marrëveshjen e financimit me Komisionin Evropia...
Politike
2 Qershor 2025, 12:47
Dosja.al
Gent Gazheli
TIRANË- Që prej dhjetorit të vitit 2020, Gent Gazheli është drejtori i Përgjithshëm i Doganave të vend...
Politike
2 Qershor 2025, 12:49
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e sotme u pyet nga gazetarët, nëse e kishte ndjekur final...
Politike
2 Qershor 2025, 12:47
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se në vitin elektoral janë përcaktuar të mbillen të paktën...
Politike
2 Qershor 2025, 12:40
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur sot një konferencë për mediat nga selia blu. Berisha u shpreh gjat&...