2 Qershor 2025, 14:27
Nga N.F
Anouar El Anouni
BRUKSEL- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të ketë takim lidhur me procesin e dialogut me Serbinë. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i BE-së, Anouar El Anouni në një konferencë për media të hënën. Ai theksoi se pala serbe do të arrijë nesër në Bruksel.
“Ajo çka mund të them është se takimi ishte thirrur në nivel të kryenegociatorëve, dhe se takimi me palën kosovare zhvillohet me pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi. Pala serbe pritet të mbërrijë nesër. Kjo është ajo çka mund të themi aktualisht dhe do t’ju lajmërojmë nëse kemi informacione të tjera”, ka deklaruar ai.
Duhet theksuar se ky është takimi i parë mes kryenegociatorëve në Bruksel që nga emërimi i Peter Sorensen si i dërguar i posaçëm për dialog, në vend të Miroslav Lajçak. Që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë raund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve.
E gjithë kjo ndodhi për shkak të krizave dhe tensioneve në veri të Kosovës. Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në shkurt të vitit 2023 kanë arritur marrëveshjen bazë në Bruksel, ndërkaq pas një muaji, me 18 mars janë pajtuar për aneksin e zbatimit të saj në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, zbatimi i saj ende nuk shihet në horizont.
anouar el anouni kosova serbia dialogu kosove-serbi
Politike
2 Qershor 2025, 14:08
r.ll
jorida tabaku
TIRANË- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Çës...
Politike
2 Qershor 2025, 13:54
N.F
Maho
TIRANË- Gazetari Armand Maho gjatë fjalës së tij në konferencë më kreun e PD-së , Sali Berihsa ka publiku...
Politike
2 Qershor 2025, 13:53
r.ll
marash logu
TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesit ligjor të PD-së, Maras...
Politike
2 Qershor 2025, 13:16
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së në konferencën e sotme për mediat tha se korrupsioni me fondet e IPARD është ...
Politike
2 Qershor 2025, 13:04
N.F
Zhupa
TIRANË- Kryetarja e komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa gj...
Politike
2 Qershor 2025, 13:02
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat u shpreh se j...
Politike
2 Qershor 2025, 12:55
I.A
Ami Kozeli
TIRANË- Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese ka miratuar ditënn e sotme marrëveshjen e financimit me Komisionin Evropia...
Politike
2 Qershor 2025, 12:47
Dosja.al
Gent Gazheli
TIRANË- Që prej dhjetorit të vitit 2020, Gent Gazheli është drejtori i Përgjithshëm i Doganave të vend...
Politike
2 Qershor 2025, 12:49
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e sotme u pyet nga gazetarët, nëse e kishte ndjekur final...
Politike
2 Qershor 2025, 12:47
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se në vitin elektoral janë përcaktuar të mbillen të paktën...