LIVE UPDATES
Politike

Armand Maho: Drogë në këmbim të votës, qeveria Rama jep leje për të mbjellë 29,000 hektarësh me kanabis sativa

Sipas tij nga matjet e kryera me opsionin “mat sipërfaqe” që ta ofron vetë portali, rezulton se sipërfaqja e dhënë është shumë herë më e madhe se ajo që përcakton ligji, i cili e kufizon vetëm në 200 hektarë sipërfaqen e lejuar për të mbjellë kanabis në rang vendi.

2 Qershor 2025, 13:54 Nga N.F
Armand Maho: Drogë në këmbim të votës, qeveria Rama jep
Maho

TIRANË- Gazetari Armand Maho gjatë fjalës së tij në konferencë më kreun e PD-së , Sali Berihsa ka publikuar një raport rreth ligjit të kultivimit të kanabisit me qëllimë mjekësore. Maho gjatë fjalës së tij u shpreh në rang kombëtar, nuk mund të jepen më shumë se 200 hektarë tokë për kultivimin e kanabisit.

Ai theksoi më tej se një parcelë s’mund të jetë më e vogël se 5 hektarë dhe më e madhe se 10. Maho shton se gjithsej 10 zona të miratuara për kultivim kanabisi, të ndara në 7 qarqe, 35 njësi administrative dhe 138 zona kadastrale. Sipas tij nga matjet e kryera me opsionin “mat sipërfaqe” që ta ofron vetë portali, rezulton se sipërfaqja e dhënë është shumë herë më e madhe se ajo që përcakton ligji, i cili e kufizon vetëm në 200 hektarë sipërfaqen e lejuar për të mbjellë kanabis në rang vendi.

Gazetari thekson se qeveria ka shkelur me vetëdije ligjin që ka miratuar po vetë. Ai tha se miratimi i një zone prej më shumë se 29,000 hektarësh nënkupton leje për mbjellje në të gjithë atë sipërfaqe, edhe pse në praktikë mund të mbillen më pak. Sipas tij kjo krijon hapësirë për keqpërdorime, mbjellje ilegale dhe trafik.

Raporti i përgatitur nga Maho:

Ligji për LIGJ Nr. 61/2023 PËR KONTROLLIN E KULTIVIMIT DHE PËRPUNIMIT TË BIMËS SË CANNABIS-IT DHE PRODHIMIT TË NËNPRODUKTEVE TË SAJ PËR QËLLIME MJEKËSORE DHE INDUSTRIALE, u miratua në korrik të vitit 2023, dhe ka hyrë në fuqi në gusht të po atij viti. Ligji u shoqërua me debate të shumta, por gjithsesi mazhoranca socialiste e miratoi me 69 vota pro.

Ky ligj parashikonte lejimin e kanabisit mjekësor dhe atij industrial, përcaktonte sipërfaqen që do mbillej, mënyrën e dhënies së licencave për kompanitë që do merreshin me këtë proces, sigurinë etj.

Në nenin 14 të ligjit, ku flitet për procedurën e pajisjes me licencë të subjekteve, në pikat 6, 7 dhe 8 thuhet se:

• 6. Licenca përcakton një ose disa njësi për të cilat subjekti ka plotësuar kriteret. Nëse subjekti licencohet për më shumë se një njësi, ato duhet të jenë kufitare me njëra-tjetrën dhe, në çdo rast, jo më shumë se 4 njësi në të njëjtën licencë.

• 7. Licenca për aktivitetin e kultivimit jepet vetëm në sipërfaqe të hapura, të mbuluara ose sera. Sipërfaqja e njësisë së licencës të aktivitetit për kultivim të cannabis-it për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e vogël se 5 hektarë dhe jo më e madhe se 10 hektarë.

• 8. Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 200 hektarë në rang kombëtar.

Pra, në rang kombëtar, nuk mund të jepen më shumë se 200 hektarë tokë për kultivimin e kanabisit, një parcelë s’mund të jetë më e vogël se 5 hektarë dhe më e madhe se 10, dhe çdo i licencuar sipas pikës 6 të ligjit s’mund të ketë më shumë se 4 njësi në të njëjtën licencë.

Në funksion të këtyre pikave, del dhe VKM nr. 50 më 1 janar të këtij viti, ku në nenin 1 pika d e saj jepet ky definicion:

“Zonë”, tërësia e parcelave të tokës, ku kultivohet bima e cannabis-it për qëllime mjekësore ose industriale.

Më tej, më 6 mars të vitit 2025, vetëm 2 muaj e pesë ditë para zgjedhjeve të 11 majit, qeveria do nxjerrë VKM nr. 149 e cila miratonte 10 zona kadastrale në 7 qarqe të vendit nga 11 gjithsej dhe përkatësisht:

1. Qarku Shkodër, 2 bashki, 3 njësi administrative dhe 16 fshatra në 16 zona kadastrale

2. Qarku Kukës, 1 bashki, 5 njësi administrative, 20 fshatra në 20 zona kadastrale

3. Qarku Dibër, 2 bashki, 3 njësi administrative, 13 fshatra në 13 zona kadastrale

4. Qarku Elbasan, 2 bashki, 5 njësi administrative, 12 fshatra në 12 zona kadastrale

5. Qarku Gjirokastër, 2 bashki, 6 njësi administrative, 24 fshatra në 24 zona kadastrale

6. Qarku Vlorë, 2 bashki, 4 njësi administrative, 15 fshatra në 4 zona kadastrale

7. Qarku Gjirokastër, 2 bashki, 3 njësi administrative, 20 fshatra në 20 zona kadastrale

8. Qarku Gjirokastër, 2 bashki, 3 njësi administrative, 10 fshatra në 10 zona kadastrale

9. Qarku Fier, 2 bashki, 2 njësi administrative

10. Qarku Kukës, 1 bashki, 1 njësi administrative, 3 fshatra në 3 zona kadastrale

Gjithsej 10 zona të miratuara për kultivim kanabisi, të ndara në 7 qarqe, 35 njësi administrative dhe 138 zona kadastrale. Pra, një numër jo i vogël bashkish, njësish administrative dhe fshatrash, që sipas vendimit të qeverisë të datës 6 mars përfshihen në këtë proces. Të gjitha këto janë përfshirë në 7 shtojca që i janë bashkëngjitur VKM-së, pasi koordinatat e sakta ekzistojnë vetëm për dy zona të lejimit të kanabisit: Zona 1 dhe Zona 2, në 1100 faqe që shoqërojnë vendimin 149 të datës 3 mars. Koordinatat për 5 zona të tjera nuk ekzistojnë.

Ishte pikërisht ky portal që na dha një indicie më të qartë në lidhje me sipërfaqen e përgjithshme të kanabisit që do të mbillet në Shqipëri. Nga matjet e kryera me opsionin “mat sipërfaqe” që ta ofron vetë portali, rezulton se sipërfaqja e dhënë është shumë herë më e madhe se ajo që përcakton ligji, i cili e kufizon vetëm në 200 hektarë sipërfaqen e lejuar për të mbjellë kanabis në rang vendi:

Shkodër zona 1 – sip. 23.96 km² ose 2396 ha tokë

Kukës zona 2 – 49.63 km² ose 4963 ha tokë

Dibër – zona 3 – 15.17 km² ose 1517 ha tokë

Elbasan zona 4 – 32.86 km² ose 3286 ha tokë

Gjirokastër zona 5 – 22 km² ose 2200 ha tokë

Vlorë zona 6 – 31.19 km² ose 3119 ha tokë

Gjirokastër zona 7, 8 – 99.12 km² ose 9912 ha tokë

Fier zona 9 – 7.91 km² ose 791 ha tokë

Kukës zona 10 – 13.39 km² ose 1339 ha tokë

Më datën 12 mars, vetëm 6 ditë pas miratimit në qeveri të VKM-së, Agjencia Kombëtare për Mbikëqyrjen e Kultivimit të Kanabisit, pasi lajmëronte miratimin e vendimit të qeverisë, jepte dhe të dhënat për të interesuarit se ku mund t’i shikonin sipërfaqet e miratuara. Agjencia i referohej portalit asig.gov.al, që është portali zyrtar i Kadastrës Shqiptare dhe përmban të dhënat mbi të gjithë hapësirën gjeografike.

Qeveria ka shkelur me vetëdije ligjin që ka miratuar po vetë. Miratimi i një zone prej më shumë se 29,000 hektarësh nënkupton leje për mbjellje në të gjithë atë sipërfaqe, edhe pse në praktikë mund të mbillen më pak. Kjo krijon hapësirë për keqpërdorime, mbjellje ilegale dhe trafik.

Ligji duhet të ketë për qëllim kontrollin strikt dhe kufizimin e kultivimit, për të parandaluar përhapjen e kultivimit të paligjshëm dhe trafikut të drogës. Miratimi i zonave kaq të mëdha minon këtë qëllim

Duke parë dhe rezultatet e zgjedhjeve të këtij viti, mund të themi që në më shumë se 80 përqind të zonave të miratuara për kultivimin e kanabisit, Partia Socialiste ka pasur një rezultat të bindshëm në favor të saj dhe një rritje të pajustifikuar për një parti që ka 12 vjet në pushtet.  Në kontekstin e përgjithshëm ky veprim, krijon varësi dhe presion të heshtur për të “shpërblyer” qeverinë me votë. Është e njëjta, ndoshta më favorizuese, edhe se shpërndarja e legalizimeve, parave apo vendeve të punës para zgjedhjeve. Nga ana tjetër, këto parcela mund të kenë shërbyer edhe si premtim për grupe të ndryshme kriminale që merren me trafikun e drogës, duke iu dhënë kështu akses legal në aktivitetin e tyre.

Por ky veprim i qeverisë shqiptare ka dhe pasoja për vendet fqinje të Shqipërisë. Kjo sepse jo vetëm e kthen Shqipërinë në një Narco-State, tashmë me ligje dhe vendime qeverie, por rrezikon të destabilizojë të gjithë Ballkanin Perëndimor për shkak të aktivitetit të grupeve kriminale. Në rast se do i hedhim një sy hartës, do shohim se në 80% të rasteve zonat janë përcaktuar në kufijtë e Shqipërisë që e lidhin me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi.

Në kufirin me Greqinë situata është edhe më skandaloze. Në fshatin Radat të Qarkut të Gjirokastrës, Bashkia Dropull, zona kadastrale 3135, distanca nga kufiri është diku tek rreth 10 metra me kufirin grek. Pra si mund të miratohet kultivimi i një bime narkotike, të cilën shteti fqinj e ka të ndaluar me ligj, vetëm dhjetë metra nga kufiri? Kjo ka ndodhur edhe në zonën e Kakavijës, dhe kjo në Qarkun e Gjirokastrës, Bashkia Dropull, ku distanca me kufirin në zonën kadastrale 2030 është jo më shumë se 900 metra nga kufiri me Greqinë.

armand maho

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet