LIVE UPDATES
Politike

‘Gjykata vendosi në favor të Ramës’/ Shehaj: Policia fitoi pa paraqitur asnjë provë, do e çoj çështjen në Strasburg

Me anë të një postimi në Facebook, Shehaj e ka cilësuar këtë një gjyq farsë dhe se verdiktin e dhënë nga Rama nuk ka kush ta kundërshtojë në Gjykatë.

26 Tetor 2022, 21:51 Nga I.A
‘Gjykata vendosi në favor të Ramës’/ Shehaj: Policia
Edi Rama dhe Agron Shehaj

TIRANË- Gjykata Administrative ka vendosur në favor të Policisë së Shtetit e cila pak ditë më parë i bllokoi biznesin deputetit të Partisë Demokratike Agron Shehajt, për shkak se në godina ku ishte aktiviteti, është bllokuar në kuadër të aksionit për konfiskimin e kateve pa leje. Lajmin e ka bërë me dije vetë deputeti demokrat, i cili ka akuzuar drejtësinë si të kapur nga kryeministri Edi Rama. Në rrjetet e tij sociale, demokrati Shehaj megjithatë shtoi se beteja ligjore kundër shtetit dhe qeverisë do të vijojë deri në Strasburg dhe ndërkohë ënvizon se nuk shantazhohet dhe nuk tërhiqet.

"Gjykata sapo vendosi në favor të Edi Ramës. Në këtë vend kur verdiktin e jep kryeministri, nuk ka asnjë njeri tjetër që ta kundërshtojë atë. Ky ishte një gjyq farsë ku Policia fiton pa paraqitur asnjë provë, urdhër apo akt para gjykatës. Çdo qytetar e di që në Shqipëri përballë Edi Ramës nuk mund të ketë drejtësi. Beteja ligjore do vazhdojë deri në Strasburg. Jam i bindur se në fund do ketë drejtësi. Beteja politike, me fakte dhe prova të vjedhjeve të kryeministrit dhe ministrave në dëm të popullit më të varfër në Europë nuk ndalet. Unë nuk shantazhohem dhe nuk tërhiqem!,"- shkruan Shehaj.

Avokati i Shehajt, Orjon Nallbati në një prononcim për mediat në lidhje me çështjen e bllokimit të biznesit të deputetit të PD-së Agron Shehaj, u shpreh se objekti është bllokuar në mënyrë të paligjshme, teksa theksoi se pas këtij vendimi shumë punonjës që punonin në atë objekt do të mbeten të pa punë.

"Ne kemi bërë shumë kërkesa dhe nuk kemi marrë përgjigje edhe sot siç e konstatuat vet (gazetarët) ne bëmë shumë pyetje dhe kërkesa, kërkuam sqarime dhe nuk na u dha asnjë sqarim. Për fat të keq ai objekt është bllokuar me urdhër verbal, në mënyrë të paligjshme. Nuk ka kërkesa dhe akte nga Policia e Shtetit. Kompania mund të falimentojë. Ata punonjës që punonin në atë objekt do të mbeten të pa punë. E gjitha kjo që ka ndodhur është totalisht flagrante dhe në shkelje të të drejtave të njeriut. Se kush është prapavija dhe cilat janë arsyet unë nuk i di, por që është një precedent i rrezikshëm, është. Kjo mund ti ndodh çdo shqiptari,”-shtoi ai.

Reagime ka pasur edhe nga Partia Demokratike. Kësaj here me anë të zëdhendëses Floriana Garo: I kapur me vjedhje të rënda nga bregdeti për miqtë e tij, e deri tek inceneratorët me 430 milionë euro, Edi Rama është verbuar jo vetëm nga makutëria, por dhe nga hakmarrja e verbër politike. Pas denoncimeve me fakte nga deputeti Agron Shehaj, ai së fundmi bllokoi, pa urdhër prokurorie dhe pa vendim gjykate, punën në biznesin e deputetit Shehaj, preteksti: “pse kish marrë zyra tek një ndërtim pa leje”. Dmth fajin për paligjshmërinë e ka qeraxhiu, dhe jo banda e Edi Ramës që ndërkohë fusin në burg njerëzit edhe për meremetime ballkoni. Salillarin e tij me pallat pa leje, Edi Rama as nuk e burgosi e as i bllokoi biznesin, por i dha 8 milionë euro para publike vetëm muajin e fundit! Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe aktin e hakmarrjes primitive të Edi Ramës ndaj deputetit të saj Agron Shehaj. Bllokimi i biznesit pa vendim gjykate është vepër penale dhe prokuroria nuk mund të rrije duarkryq kur vëren këtë shkelje ligji vetëm se keqbërësi quhet Edi Rama. Shteti ligjor duhet të veprojë! Duhen hetime dhe ndëshkime për shkelësit e ligjit dhe ndjesë publike dhe kompensim të drejtë për të dëmtuarin. Këtë kërkon shteti ligjor!  Nëse SKAPI mbyll sytë nga frika e Edi Ramës, pastaj nuk kemi të bëjmë me shtet ligjor por me produkt të shëmtuar të reformes së George Soros! Partia Demokratike kërkon zhbllokimin e menjëhershëm të biznesit të deputetit Shehaj dhe dëmshpërblim për humbjet e rënda që i ka krijuar mbyllja e paligjshme e biznesit të tij nga Edi Rama.

Lajmin e sulmit ndaj biznesit e dha vetë Agron Shehaj nga Kuvendi i Shqipërisë. Nga Foltorja, deputeti deklaroi se sipas tij me urdhër të kryeministrit, Edi Rama i ishte bllokuar biznesi pas sulmeve që i kishte bërë figurave të partisë socialiste, Damian Gjikuri dhe Olta Xhaçka. Shehaj ka akuzuar Xhaçkan se ka përfituar tokë në bregdet në emër të kompanisë së bashkëshortit të saj, ish-deputetit të PS, Artan Gaçi, ndërsa Gjiknurin, Shehaj e akuzon pasi sipas tij i ka dhënë tendera kompanisë së kushëririt. Por Rama nuk e ka lënë pa përgjigje duke u shprehur se biznesi ishte fshehur në një ndërtim pa leje dhe se ngjarja nuk ka lidhje me asnjë sulm politik. 

agron shehaj edi rama orjon nallbati floriana garo

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit