LIVE UPDATES
Politike

“Trafikantët e qenieve njerëzore kanë në shënjestër të rinjtë”, ambasadori britanik: Duhet t’i godasim!

Gjatë kësaj intervistë, ambasadori britanik foli për problemin e emigrimin duke u shprehur se është me rëndësi që të arrijnë sigurojnë që të mos kryhet më shfrytëzim nga të tjerë, që thjesht synojnë të fitojnë para shpejt.

26 Tetor 2022, 20:57 Nga I.A
“Trafikantët e qenieve njerëzore kanë në
Alastair King-Smith

TIRANË- Ambasadori britanik Alastair King-Smith ka folur në lidhje me shqiptarët që emigrojnë në angli. I ftuar në emisionin Në Shënjestër' në News 24, King-Smith tha se shumica e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar kontribuojnë në shoqëri dhe sjellin ndryshim konkret, por duhet t’i trajtojmë së bashku këto problematika lidhur me kriminalitetin.

Gjatë kësaj intervistë, ambasadori britanik foli për problemin e emigrimin duke u shprehur se është me rëndësi që të arrijnë sigurojnë që të mos kryhet më shfrytëzim nga të tjerë, që thjesht synojnë të fitojnë para shpejt. Shqiptarët të kuptojnë se ata që udhëtojnë në mënyrë të paligjshme në Britani do përballen me do të përballen padyshim me ndalimin dhe largimin.

“Mendoj se është shumë sfiduese. Një nga gjërat e mëdha që kanë ndodhur këtë vit, është mënyra se si kontrabandistët dhe trafikantët e qenieve njerëzore e kanë zhvendosur vëmendjen te tërheqja e të rinjve për të shkuar për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar. Normalisht, të rinjtë në këtë vend, ku të ardhurat janë relativisht të ulëta, i tërheq ideja për t’u bërë të pasur shpejt dhe kur shikojnë disa persona që fitojnë para në Mbretërinë e Bashkuar. Sigurisht, shumica janë thjesht imazhe të rreme. Në fakt, këta persona e bëjnë të duket si diçka e lehtë. Ata pretendojnë se mjafton të paguash një shumë të vogël parash për të shkuar atje dhe, më pas, jeta jote do të jetë e shkëlqyer. Sigurisht, ne e dimë se realiteti nuk është i tillë. Kjo është mënyra e trafikantëve për të shfrytëzuar dhe abuzuar individët e cenueshëm, duke i bërë të besojnë se kjo gjë mund të arrihet. Thirrja jonë është të mos bini pre e mesazhit të trafikantëve. Ajo çka shohim në Mbretërinë e Bashkuar është se atje do të hasni një problem të madh. Me shumë gjasë, do të bini në grackën e grupeve kriminale, që do t’ju shfrytëzojnë dhe do të kërcënojnë familjen tuaj. Ata nuk janë njerëz të mirë. Ata janë njerëz shumë mizorë, që do të hakmerren ndaj jush dhe familjes suaj. Kjo është ajo çka duam të shmangim. Ne duhet t’i marrim përgjegjësitë tona seriozisht dhe të kuptojmë se disa persona shkojnë pasi mendojnë se nuk kanë mundësi, ndaj ne synojmë të investojmë në më shumë aftësim dhe vende pune këtu në Shqipëri”, tha ai,.

Pyetje:  Ju e thatë që një pjesë e mirë e të rinjve rekrutohet nga grupe apo organizata. Çfarë po bën Mbretëria e Bashkuar për ta shmangur këtë fenomen?

Përgjigje: Sërish, kjo kërkon një qasje bashkëpunuese ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe qeverisë shqiptare, por edhe me qeveritë e tjera në Evropë. Kriminelët e organizuar janë duke u bërë shumë dinakë dhe kanë lidhje në mbarë Evropën, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerikën Latine, si dhe në Gji, dhe janë duke shfrytëzuar dobësitë e sistemeve qeveritare në mbarë botën. Prandaj, duhet të tregohemi më të shkathët për të siguruar trajtimin e problematikave, qoftë drogat, si kokaina apo kanabisi, kontrabandën e qenieve njerëzore apo të ardhurat financiare të paligjshme. Kjo do të jetë pjesë kryesore e bashkëpunimit tonë për të ardhmen, por duhet të kryejmë veprime specifike për të zgjidhur këtë problem, migracionin e paligjshëm, të ardhurat financiare të paligjshme, si dhe për të zbuluar personat që shfrytëzojnë qytetarët, që më pas paguajnë taksa duke kontribuar pozitivisht. Kjo është vërtet e rëndësishme sepse do të jetë mënyra e vetme, sipas mendimit tim, për të trajtuar problemin ku njerëzit shpesh e shohin Shqipërinë vetëm nëpërmjet kontekstit të krimit. E kam shumë të qartë. Marrëdhënia jonë me Shqipërinë karakterizohet nga një larmi e konsiderueshme. Shumica e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar kontribuojnë në shoqëri dhe sjellin ndryshim konkret, por duhet t’i trajtojmë së bashku këto problematika lidhur me kriminalitetin. Prandaj, jam angazhuar për ta arritur këtë gjë dhe dëshiroj vërtet të punoj ngushtësisht me të gjithë Partnerët që mund të ndihmojnë në këtë drejtim.

Pyetje: Emigrimi i paligjshëm vijon prej tri dekadash? Si ka mundësi që edhe pas kaq vitesh Franca dhe Britania nuk kanë kontroll në kufijtë e tyre?

Përgjigje: Duhet pasur parasysh se nuk kemi më kufij të ndarë me mure të larta dhe pengesa, dhe se njerëzit lëvizin nëpër botë lirisht dhe relativisht pa vështirësi. Ne dëshirojmë që kjo të vijojë, por na duhet të zbulojmë personat që abuzojnë me këto liri. Prandaj, po shqyrtojmë mënyra për përmirësimin e proceseve tona. Për të siguruar se, nëse njerëzit udhëtojnë në mënyrë të paligjshme, ata do të kthehen sa më shpejt mbrapsht në Shqipëri. Jemi duke e parë këtë me personat që kthehen nga Mbretëria e Bashkuar, që kanë udhëtuar së fundmi, dhe do të përpiqemi t’i përforcojmë sistemet tona pasi është vërtet e rëndësishme. Klodiana, në fakt, disa nga rastet që kërkojnë azil për shkak të skllavërisë moderne janë të vlefshme. Ndaj, duam të sigurohemi që këta persona që janë prekur dhe shfrytëzuar realisht, për shembull, të rejat që shfrytëzohen për trafikim seksual e të tjera, të marrin mbrojtjen që u nevojitet. Duhet të sigurojmë që të mos kryhet më shfrytëzim nga të tjerë, që thjesht synojnë të fitojnë para shpejt.

Pyetje: Shqiptarët aktorë kryesor që dominojnë kontrabandimin e të rinjve në Britani?

Përgjigje: Pra, keni të drejtë që ka shumë grupe të ndryshme të përfshira, Kurdë nga Iraku, Shqiptarë, e të tjerë, mendoj. Pjesë e këtij problemi është që krimi i organizuar, grupet dhe rrjetet kriminale, praktikisht, Engjëjt, kërkojnë të bëjnë para me çfarëdo mënyre. Dhe kur e shohin këtë, ka një mënyrë për të shfrytëzuar njerëzit. Ja pse këtë verë kemi parë këtë lloj fushate marketingu në mediat sociale. Përdorimi i Tik-Tok-ut për të shfrytëzuar njerëzit dhe bërja e parave duke nxjerrë jashtë shtetit njerëz në rrugë ilegale. Sigurisht që këto grupe kriminale shkëlqejnë në këto aktivitete. Tani, për fat te keq, kjo do të thotë se disa kriminelë shqiptarë janë treguar shumë të zgjuar dhe kanë kuptuar hapësirën në treg the një mënyrë për të përfituar nga të tjerët, ndaj kemi parë rritje të përfshirjes së shqiptarëve në këto kalime të paligjshme me mjete lundruese. Na duhet t’i godasim, por duhet të godasim dhe të tjerët, qofshin këta kurdë nga Iraku apo të tjerë. Këtë, siç e përmenda më parë, mund ta kryejmë vetëm në bashkëpunim. Kemi bashkëpunim shumë të ngushtë me qeverinë franceze, gjë që po e bëjmë dhe po e forcojmë dhe me Shqipërinë, por edhe me vende të tjera, si Holanda, Belgjika, Spanja, etj. Sigurisht që ne e dimë se këto fenomene do të zhvillohen. Këtë verë ka varka të vogla, por njerëzit vijojnë të përpiqen të kalojnë ilegalisht edhe me tragete, psh, apo me mjete të tjera, dhe këto do të vijojnë të ndryshojnë. Kësisoj, duhet të përpiqemi t’u paraprijmë dhe t’i trajtojmë këto çështje, por këtë mund ta bëjmë vetëm së bashku.

Pyetje: Duket sikur po bëhet një fushatë si ndaj institucioneve po ashtu edhe ndaj shqiptarëve?

Përgjigje: Ndaj, sot, mendoj se keni të drejtë që një nga aspektet më të trishta të këtij fenomeni është që po krijon një imazh të keq për Shqipërinë. Kjo nuk është Shqipëria për mua. Unë mendoj se ata që shkojnë në Shqipëri e shohin mikpritjen e mrekullueshme dhe diversitetin e atij vendi, si dhe qasjen miqësore të Shqiptarëve ndaj dëshirës për t’u bërë pjesë e Evropës, dhe e shoqërisë globale moderne. Sigurisht, për fat të keq këta individë që shfrytëzojnë të tjerët nëpërmjet aktesh kriminale, njollosin këtë imazh dhe ja pse dua të merremi me këtë gjë. Në fund të mandatit tim, kemi arritur të ulim nivelin e krimit të organizuar dhe kriminalitetit dhe të emigracionit të paligjshëm. Këto fenomene nuk do të ndalin së ekzistuari, për fat të keq. Ka nga ata që do të përpiqen përherë të përdorin mjete ilegale por që po ta ulim këtë aktivitet në një nivel të menaxhueshëm, efekti i tij nuk do të jetë kaq i ndjeshëm. Ndërkohë, mund të mburremi me arritjet pozitive, me forcimin e turizmit, biznesit dhe investimeve. Por këto do të ndodhin aq sa duhet dhe më pas Shqipëria do të ngrihet në një nivel më eksponencial nëse trajtojmë edhe krimin dhe korrupsionin.

Pyetje: Politikat e emigrimit në Britani kanë qenë disi të paqarta, a ka hequr dorë Britania nga depërtimi i emigrantëve në vendet afrikane?

Përgjigje: Është shumë e qartë që për të trajtuar emigracionin dhe të gjithë duhet të punojmë për të gjetur mënyrat të gjetur zgjidhje të reja. Sepse është e papërballueshme mënyra si po ndodhin ngjarjet aktualisht. Kryeministri ynë i ri ka qenë shumë i qartë që do të vijojmë me politikën e Ruandës dhe që do të dërgohen në këtë vend sapo të përfundohen procedimet ligjore. Ne do të vijojmë me atë qasje. Duam të krijojmë parandalim që njerëzit të mos mendojnë se mund të shfrytëzojnë situatën. Sikurse e përmenda më herët, duam ndërkohë të jemi mikpritës ndaj atyre në nevojë. E kemi treguar këtë me mikpritjen e refugjatëve afganë, me mikpritjen e ukrainasve që po ikin për t’i shpëtuar pushtimit të Rusisë nga Ukraina, dhe Shqipëria ka bërë të njëjtën gjë. Mendoj se kjo ka qenë qasja e duhur, dhe se duhet t’i mirëpresim njerëzit në nevojë. Por kemi dhe qasjen tjetër për ata që përpiqen ta shfrytëzojnë këtë bujari dhe mundësi.

Pyetje: Ka të dhëna që shumë shtetas që kanë arritur të mbërrijnë janë depërtuar pa arritur ti marrin në pyetje? Ju i keni depërtuar ata kanë kundërshtuar, por kanë qenë të pafuqishëm. Shpeshherë autoritetet shqiptare janë kritikuar për depërtime?

Përgjigje: Pra, ne do t’u afrohemi gjithmonë gjërave në mënyrë ligjore dhe do të respektojmë proceset dhe mekanizmat ligjorë ndërkombëtarë. Por, ajo që ne duam të shohim është që këto procese të jenë efektive. Është absolutisht e drejtë që ata që udhëtojnë në mënyrë të paligjshme të mos e gëzojnë të drejtën për të qëndruar dhe më pas të largohen. Ne kemi pasur bashkëpunime shumë efektive për kthimet me Qeverinë e Shqipërisë dhe me autoritetet këtu dhe nga qeveri të tjera, për të siguruar që personat të mund të kthehen ose në mënyrë vullnetare ose me detyrim kur kërkohet diçka e tillë. Dhe kjo gjë do të vazhdojë, pra kam frikë se është diçka që është pjesë e adresimit të migracionit të paligjshëm. Sigurisht, ne nuk duam që të abuzohet me të drejtat e askujt dhe në Mbretërinë e Bashkuar kemi standarde shumë të forta për të drejtat e njeriut. Ne kemi një funksionim shumë të mirë të gjykatave dhe të shtetit të së drejtës që do të adresojnë çdo çështje që është e nevojshme, por mendoj se është vërtet e rëndësishme që shqiptarët të kuptojnë se nëse udhëtojnë në mënyrë të paligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar, ata do të përballen padyshim me ndalimin dhe largimin, dhe kjo është diçka që do të vazhdojë.

Përgjigje: Mendoj se kjo është një pikë e rëndësishme. Pra, ne duhet të investojmë më shumë, dhe duhet ta bëjmë këtë si qeveri. Dhe, siç sapo e përmenda, ne prezantuam programin tonë të ri “Perspektiva të reja për qarkun e Kukësit” dhe shpresojmë se ai do të luajë një rol të rëndësishëm lidhur me aftësimin dhe punësimin, por duhet që të inkurajojmë sektorin privat. Ne duhet të inkurajojmë edhe të tjerët që të luajnë një rol, i cili do të diskutohet javën tjetër, gjatë diskutimeve tona të delegacionit të nivelit të lartë me Qeverinë e Shqipërisë, lidhur me çfarë mund të bëjmë më shumë së bashku për t’i krijuar këto investime. Por, duhet që edhe të sigurohemi se e dimë se, në fakt, njerëzit do t’i bëjnë ato zgjedhje, pavarësisht nëse kjo mjafton apo jo. Nuk është diçka e thjeshtë për t’u bërë. Dhe, do të doja të thosha se na kushton edhe kohë që të investojmë më shumë në këto lloj aktivitetesh. Por, do të duhet të shohim në mënyrë krijuese se si mund të krijojmë shpresë, aftësi dhe vende pune që do t’u mundësojnë njerëzve të ndihen se mund të bëjnë një jetë vërtet me vlerë këtu, dhe me shpresë duke qenë sa më pranë familjeve të tyre. Një nga tragjeditë që unë pashë kur isha në Kukës është fakti se të rinjtë po largohen dhe kanë mbetur pothuajse vetëm disa të moshuar që jetojnë në fshatra. Sigurisht, ne duhet ta ndryshojmë këtë, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të lulëzojë dhe të kemi një të ardhme vërtet pozitive.

alastair king-smith

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje