LIVE UPDATES
Politike

"Shkrirja" e Akademisë së Studimeve Albanologjike/ 'S’ka bashkim pa naze'- Gjinushi: Nuk rrezikon punën asnjë akademik

Gjinushi: Bashkim institutesh, nuk rrezikon punën asnjë akademik

29 Maj 2023, 14:22 Nga m.s
"Shkrirja" e Akademisë së Studimeve Albanologjike/
Skënder Gjinushi

TIRANE- Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, në një intervistë për "News 24” foli për Akademinë Albanologjike. Ai theksoi se Akademia e Studimeve Albanologjike- ASA, do të ketë më shumë liri akademike. Skënder Gjinushi tha se vendit tonë i duhet një pol i fortë për shkencën, pasi është një prej kushteve që duhet të plotësojë Shqipëria për anëtarësimin në BE. Ai theksoi ndër të tjera nuk se bëhet fjalë për shkrirje të Akademisë së Studimeve Albanologjike, por bashkim të saj me Akademinë e Shkencave.

Është shumë e qartë që është një bashkim, jo shkrirje. Me një VKM të ngjashme kanë ndodhur ndryshime të tilla, në 2007, që rezultoi një eksperiment i dështuar, ku u shkrin institutet dhe u ngritën më vete. Për pasojë ka dhe një debat publik për statusin e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Duhet kuptuar se nuk bëhet fjalë për qëndrim ndaj një institucioni, por politikën që duhet ë ndjekim për strukturimin e kërkimit shkencor në Shqipëri, pasi mungon. Mbulohen disa fusha. Nuk kemi institute të kohësh psh. Ky është qëllimi i parë dhe arsyeja se pse Akademia e Shkencave ka ndërmarr këtë hap në bashkëpunim me ministren e Arsimit. Një nga komponentët e kërkimit shkencor janë shkollat e larta. Arsimi dhe shkolla duhet të ecin bashkë, është i vetmi mjet. Kjo është kërkesë dhe vizioni i Akademisë. Ka pasur disa ide, ku Akademia të ngelej bord, pa vendimmarrje, thjesht promovues. Ka 2 vite para votimi të ligjit dhe dy vite tani që është bërë debati. E gjithë kjo ka qenë që Akademia të ketë dhe rol aktiv siç janë shumica e akademive në vend si yni. Akademia e Vjenës ka pranë vetes disa institute kryesore. Kjo pasi luan rol në formimin dhe promovimin e shkencëtarëve apo profesorëve që janë pjesë e saj. Ligji nuk përcakton se sa institute duhet të ketë, por e lë në vlerësimin e komunitetit shkencor se sa duhet të jenë. Pjesa më aktive e Akademisë do të jenë pjesë e këtij institucioni ku do të ketë 4 institute. Në ligjin e Arsimit të lartë instituti është njësi, s’ka reduktim për këtë gjë, por gjithëpërfshirje. Njësia më bazë është instituti kërkimor dhe do të quhen siç janë. Do të kenë të njëjtën organizim. Siç kanë punuar do të punojnë. I vetmi ndryshim është se nuk janë më nën Ministrinë e Arsimit, por nën Akademinë e Shkencave. Njerëzit nuk janë të papunës. Deri në 31 dhjetor do të quhen me këtë status dhe në 1 do të rikonfirmohen po me atë strukturë, me atë personel, madje dhe do e ristrukturojmë.”, tha kreu i Akademisë së Shkencave.

Ai sqaroi se kontratat e akademikëve të Akademisë së Studimeve Albanologjike është e përhershme.

“Jo! Ne e bëjmë kontratën të përhershme. Një nga njësitë e reja që synojmë është Nanoteknologjia. Është aplikuar për një projekt me 20 mln euro fond. Qëllimi është që të ngrihen njësi të reja dhe të strukturoren institutet, siç është IGJEUM-i. ASA është pasojë, pasi nuk e ka caktuar ajo statutin e vetë dhe që i kanë lënë me status të pazgjidhur me ligj. Këtë e kanë bërë qeveritë. Qeveria sot është e detyruar që të nxjerrë një akt për të rregulluar statusin, ose duhet të jetë pranë shkollave, ose pranë Akademisë së Shkencave. E vetmja strukturë që do të ndërrojë, është se s’do të ketë më borde administrimi, ku shumica kontrollohet nga Ministria e Arsimit, por do të ketë bord drejtorësh. Nuk do e ketë më këtë varësi nga Ministria e Arsimit. Me ligj Akademia e Shkencave dhe Akademia e Albanologjisë, s’i marrim asgjë njëri-tjetrit, por bashkohemi. Ky vendim është vendim emancipues i qeverisë se është e vetmja që lëshon një kompetencë që sot ka fuqinë dhe të drejtën e kontrollit financiar përmes bordit. Të dish që bordi ka shumë kompetenca. E keni parë kur bordi përplaset me rektorin, ka bllokime në universitet. Të gjitha komentet e tjera janë të pavërteta. Asnjëherë nuk është ndryshuar ky ligj. S’ju ka dhembur kaq shumë pushteti politik se sa ky pushtet. Ky nuk është pushtet, por vizion. Drejtuesit dhe ish-drejtuesit janë pjesë e Akademisë së Shkencave. Ne kemi punuar si trupë. Akademia merr përgjegjësinë. As ata nuk bënin dot pa ne, as ne pa ata. Ne drejtuesit e njësive s’i paguajmë fare deri më sot, mos u merakosni. Ata bëjnë punë vullnetare, pasi janë pjesë e akademisë. Ata do të paguhen si autorë. Sidomos për fjalorin. Dhe ideja është bërë së bashku, që mos të quhemi dy institucione.

Ne duam që pranë Akademisë së Shkencave, të jenë qendrat më elitare të kërkimit shkencor, si ASA apo dhe institute të tjera. Qëllimi është jo vetëm që të rrisim bashkëpunimin, por të evidentohen financimet për shkencën. Shqipëria është në prag të anëtarësimit, një nga kushtet është ai për shkencën. Kjo si arrihet? Rritja e prodhimit? Me këto struktura kërkimore që kemi ne nuk arrihet, se janë minimale. Po nuk fuqizove departamentet e kërkimit, këto lekë ose do t’i harxhosh kot. Nëse ngremë qendrën e Nanoteknologjisë, s’kemi merak se do të ngrihet pranë akademisë apo universitetit. Sido që të vihet ‘nën’ kuptimin formal, pasi ato janë të pavarura në vendime, rëndësi ka që të ngrihet. Ndaj s’ka bashkim pa naze (qesh). Këto gjëra janë ideua së bashku. Ne po bëjmë fjalorin e madh. Fjalori i madh ka dy drejtues. Ky bashkëpunim ishte i domosdoshëm, atyre iu duhej kontributi i profesor Jani Thomait, dhe ne na duhej bashkëpunimi me Akademinë e Albanologjisë. Çudia është që pse janë ndarë dhe jo se pse po bashkohen! Këta që flasin kundër bashkimit, kanë qenë kundër ndarjes. Kemi dy vite që kjo gjë konsultohet. Ne e kemi bërë publike përmes strukturave tona. E vetmja strukturë që ndërrohet është bordi i administrimit. Këtu te ne mungon poli i shkencës.”, theksoi Gjinushi.

Mes të tjerash Gjinushi u ndal dhe te komentet e kryeministrit Edi Rama për të.

Rama ka pasur këtë bindje që akademia e mëparshme shkëlqente, dhe kjo e sotmja është zbehur. Por kjo zbehja është dhe shkak i heqjes së këtyre instituteve. Rama, një nga më skeptikët, u bë pozitiv. Kjo reformë sjell ringritje, ngritje të vepritmarisë së Akademisë. Rama tha; çuditërisht edhe këtu u desh një i asaj kohe. Dmth që të mëparshmit janë më të suksesshëm se ata të sotmit.”, tha ai, ndërsa nuk i kurseu ironitë për akademikë të tjerë, që sipas tij kanë qejf që t’i zënë vendin.

Po ashtu ai u ndal te ndryshimet ligjore për zgjedhjen e kreut të Akademisë së Shkencave. “Do të drejtojë deri sa asambleja të ma japë këtë besim. Një pjesë e senatit, kur janë veç e veç janë dakord, kur janë bashkë, ndryshojnë (qesh)”, mbylli fjalën e tij Gjinushi.

skender gjinushi akademia albanologjike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet