29 Maj 2023, 12:24
Nga A.B
Mbledhja
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi ditën e sotme 61 kandidatët e 'Bashkë Fitojmë' në zgjedhjet e 14 Majit. Ai u shpreh se të gjithë kandidatët kanë bërë një punë serioze, duke u paraqitur para njerëzve si kandidatët më të denjë.
'U dëshmuat njohës shumë të mirë të të gjitha problemeve. Studiuat me interes të madh dhe paraqitët zgjidhje për çështjet e keqqeverisjes aktuale dhe një alternativë shumë të mirë për të ardhmen. Bëtë një fushatë serioze, një fushatë dinjitoze'- u tha Berisha.
DEKLARATA:
Ajo që mund të them në tërësi ju si kandidatë keni bërë një punë shumë serioze, keni qenë të vetmit kandidatë që paraqitët alternativë të vërtetë për problemet e bashkive tuaja.
U dëshmuat njohës shumë të mirë të të gjitha problemeve. Studiuat me interes të madh dhe paraqitët zgjidhje për çështjet e keqqeverisjes aktuale dhe një alternativë shumë të mirë për të ardhmen. Bëtë një fushatë serioze, një fushatë dinjitoze.
Qëndruat të gatshëm në çdo rast për transparencë dhe ballafaqim me rivalët tuaj politikë, gjë e cila kam bindjen se është një detyrim i çdo kandidati dhe politikani që merr pjesë në fushatën elektorale.
Në këto zgjedhje, natyrisht rezultati është larg atij që ju meritonit dhe që pritej. Por, përsëri duhet të shtoj se beteja jonë kishte qëllimin më madhor, rikthimin e pluralizmit në qeverisjen vendore mbasi për fatin më të keq, PD në një kontribut antihistorik, kishte braktisur zgjedhjet e vitit 2019 dhe në një mënyrë ose një tjetër, bërë të mundur vendosjen e monizmit në Shqipëri. Sot, në mbarë vendin, në të gjitha parlamentet lokale, ka një opozitë prej qindra këshilltarësh, të cilët i përgëzoj si për punën që kanë bërë dhe për misionin e rëndësishëm që kanë. Opozitë që i jep fund në aspektin parlamentar lokal, monizmit të plotë që ekzistonte.
Opozitë që ka një mision shumë të rëndësishëm për të bërë gjithçka, për të nxjerrë përpara publikut shqiptar, grabitjen e pasurive nga qeveritarët dhe të pasurit, në kurriz të varfërimit dhe përzënies së të varfërve nga Shqipëria.
Nëse nuk kishim asnjë zë dhe deri para 14 majit, opozitarizmi në qeverisjen vendore nuk ekzistonte, tani kjo ka marrë fund. Përveç kësaj, në disa bashki si Mirdita, Puka, Fushë Arrëzi, Kavaja, Himara, fituan kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe unë jam i bindur se këta kandidatë, këta kryetarë bashkie, do bëjnë gjithçka për një qeverisje ndryshe, me qytetarin, për qytetarin.
sali berisha
Politike
29 Maj 2023, 11:57
m.s
Ina Zhupa
TIRANE- Deputetja e PD-së Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat foli në lidhje me një projektvendim të K...
Politike
29 Maj 2023, 11:43
m.s
Jorida Tabaku
TIRANË- Në Komisionin e Ekonomisë, deputetja e PD-së Jorida Tabaku ngriti një sërë çështjesh ...
Politike
29 Maj 2023, 11:24
A.B
Denar Biba
TIRANË- Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, raportoi ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë, ku k...
Politike
29 Maj 2023, 11:16
m.s
Autoriteti i Konkurrencës
TIRANË-Autoriteti i Konkurrencës ka bërë bilancin e vitit 2022, ku thuhet se janë marrë 9...
Politike
29 Maj 2023, 11:01
m.s
Albana Vokshi
TIRANE- Deputetja e PD-së Albana Vokshi, në një deklaratë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kallëzuar kryeb...
Politike
29 Maj 2023, 10:13
A.B
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme projektligjin për rritjen e pagave.
Presidenca n&...
Politike
29 Maj 2023, 10:01
A.B
Konfindustria
TIRANË- Pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi fashë energjie elektrike gjatë sezonit të verës, Konf...
Politike
29 Maj 2023, 07:15
A.B
Jorgo Goro
HIMARË- Pas humbjes në Bashkinë Himarë, ka reaguar Jorgo Goro. Sipas tij, fitorja e Fredi Belerit me vetëm 19 vota dife...
Politike
28 Maj 2023, 20:55
m.s
Lulzim Basha
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur urimin e tij për presidentin turk Erdogan, pas fitores në zgj...
Politike
28 Maj 2023, 20:35
m.s
Bajram Begaj
TIRANE- Pas kryeministrit Rama, Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, ka shprehur urimin e tij po ashtu për Erdogan përmes një postimi...