LIVE UPDATES
Politike

Analiza e zgjedhjeve! Berisha: Faza tjetër do ketë seriozitetin më të madh, do mbledhim çdo fakt

Berisha u shpreh se faza tjetër pas denoncimit, do bëhet me seriozitetin më të madh.

29 Maj 2023, 12:57 Nga A.B

Analiza e zgjedhjeve! Berisha: Faza tjetër do ketë seriozitetin

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD do të futet në një fazë tjetër, atë të mbledhjes së çdo fakti dhe analizës së zgjedhjeve. Ai u shpreh se faza tjetër pas denoncimit, do bëhet me seriozitetin më të madh.

DEKLARATA E BERISHËS:

Analiza e zgjedhjeve, që do jetë faza tjetër pas denoncimit, do bëhet me seriozitetin më të madh

Kundër jush u përdorën qindra milionë euro. 500 milionë euro në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Përveç disbursimit në zonën e tërmetit të miliona e miliona eurove në llogari bankare të qytetarëve të ruajtura apostafat për fushatën elektorale, këto ishin zgjedhjet e para ku vendimet e qeverisë për zarfin dhe rritja e rrogave, u bënë faktor determinues për rezultatin.

Bota e krimit ishte në këto zgjedhje më e egër, më e organizuar se në çdo zgjedhje të tjera. Bandat kriminale u fuqizuan dhe inkurajuan nga nxjerrja nga burgjet apo sjellja nga Dubai e eksponentëve kryesorë të tyre.

Cila ishte blerja nën dorë e votës? Asnjë njeri nuk denoncon dot sepse ai që merr paratë bën vepër kriminale.
Opozita nuk ka mjete përgjimi dhe nuk ka autorizim të ketë mjete filmimi. Ajo ka mbledhur çfarë sjellin qytetarët. Ata që kërkojnë prova nga opozita, janë avoketërit e blerjes së votës.

Ata që thonë se nuk i filmuat apo nuk i kapët, ata janë bashkë me hajdutin. Ata kanë të njëjtin moral.
Si gazetar duhet të mbrosh interesin publik dhe jo të përpiqesh të sfumosh, të mbulosh një krim monstruoz të paparë. Ti dëshmon se për ty opozita nuk ka rëndësi, liria nuk ka rëndësi. Për ty ka rëndësi xhepi dhe vetëm xhepi. Ato që të jep qeveria. Opozita as nuk filmon dhe as nuk përgjon. Nuk ka programe survejimi të qytetarëve. Me ligj dhe Kushtetutë janë të përcaktuara qartë organet dhe institucionet që u lejohet një praktikë e tillë.

Kjo praktikë nuk parashikohet për partitë politike. Opozita së shpejti do finalizojë raportin. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ju, por e gjykuam të nevojshëm këtë takim sepse kjo është java e fundit nga e cila kërkojmë nga ju për të mbledhur edhe çdo fakt tjetër që mund të ketë mbetur pa u mbledhur. Çdo fakt, çdo dokument, çdo denoncim, në mënyrë që ky raport të jetë sa më i plotë. Ky raport do u paraqitet shqiptarëve, do u paraqitet ndërkombëtarëve. Pas përfundimit të këtij raporti, ne do nisim analizën dhe unë them se është në detyrimin tonë absolut një analizë më seriozja që kemi bërë ndonjëherë për zhvillimet, për problematikat, për mangësitë, për defektet e të gjithë makinerisë sonë elektorale nga kreu tek anëtari i thjeshtë.

Mbledhja e këtyre të dhënave është e një rëndësie të jashtëzakonshme, është një detyrim moral dhe ligjor që kemi përpara zgjedhësve shqiparë. Është jetik për t’u dhënë përgjigjen më të mirë problemeve dhe për të shkuar drejt betejës së ardhshme. Kështu që dua të siguroj anëtarët dhe mbështetësit e PD se analiza e zgjedhjeve, që do jetë faza tjetër pas denoncimit, do bëhet me seriozitetin më të madh. Nuk ka asnjë mëdyshje.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet