Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas Berishës, në rezolutën e miratuar më 24 Maj janë paraqitur problemet më madhore të vendit.
TIRANË- Gjatë mbledhjes së sotme me kryetarët e degëve, kandidatët e opozitës në zgjedhjet lokale si dhe kryetarët demokratë në disa bashki të vendit, kryedemokrati Sali Berisha përshëndeti rezolutën e Parlamentit Europian. Sipas tij, në rezolutën e miratuar më 24 Maj janë paraqitur problemet më madhore të vendit.
DEKLARATA:
Përshëndes rezolutën e Parlamentit Europian, u përfshinë shqetësimet e PD për zgjedhjet Së pari ju përshëndes përzemërsisht të gjithë drejtuesit dhe kandidatit e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për përpjekjen e madhe që bëtë në një fushatë në kushtet më të pabarabarta.
Përgëzoj ata kandidatë që morën mandatin për kryetarë bashkie. Falënderoj nga zemra të gjithë ekipet e kandidatëve, të gjithë anëtarët dhe të gjithë ata që u angazhuan për suksesin e kandidatëve tanë në këtë betejë më të pabarabartën e zhvilluar ndonjëherë.
Para se të ndalem në problematikën për të cilën është thirrur kjo mbledhje, dëshiroj në emër të PD të falënderoj Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, i cili miratoi më 24 maj një rezolutë për Shqipërinë, rezolutë në të cilën janë pasqyruar problemet madhore të vendit, ndaj dhe unë po lexoj deklaratën e mëposhtme.
Javën e shkuar, Komisioni i Jashtëm i PE miratoi raportin për Shqipërinë 2022. Tekst i paraqitur nga deputetja socialiste Isabel Santos u shtua me amendamente të Partive Popullore Europiane.
Lidhur me zgjedhjet e 14 majit, raporti thekson se në Shqipëri duhet garantuar liria e partive të paraqiten në zgjedhje pa ndërhyrjen e aktorëve të tjerë shtetërorë. Ky pasazh i atribuohet PD-së. Për shkak të afateve, nuk janë paraqitur problematikat e shumta të zgjedhjeve.
Parlamenti Europian kritikon vendimin për rrëzuar hetimin parlamentar për skandalin McGonigal.
Parlamenti Europian është i skandalizuar me kontratën e Portit të Durrësit me një kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi kjo kontratë shkel MSA-në. Gjithashtu në raport thuhet se projekte si ai i Portit të Durrësit, duhet të zbatojë ligjin e prokurimeve publike.
Parlamenti Europian shpreh shqetësimin për regresin e lirisë së medias dhe shprehjes. Gjithashtu kërkohet hetim për shembjen e paligjshme të aseteve të lidhura me median e pavarur, siç është rasti i Prestige Resort.
Raporti shpreh shqetësim se nuk ka progres në luftën kundër larjes së parave të krimit.
Unë dua të falënderoj shumë të gjithë deputetët e Parlamentit Europian, grupin e punës të krijuar në PD me zotin Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Genc Pollo dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët në një komunikim intensiv me parlamentarë europianë, arritën të paraqesin situatën dhe problematikat.
Mbledhja TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi ditën e sotme 61 kandidatët e 'Bashkë Fitojmë' në ...
Ina Zhupa TIRANE- Deputetja e PD-së Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat foli në lidhje me një projektvendim të K...
Jorida Tabaku TIRANË- Në Komisionin e Ekonomisë, deputetja e PD-së Jorida Tabaku ngriti një sërë çështjesh ...
Denar Biba TIRANË- Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, raportoi ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë, ku k...
Autoriteti i Konkurrencës TIRANË-Autoriteti i Konkurrencës ka bërë bilancin e vitit 2022, ku thuhet se janë marrë 9...
Albana Vokshi TIRANE- Deputetja e PD-së Albana Vokshi, në një deklaratë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kallëzuar kryeb...
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme projektligjin për rritjen e pagave. Presidenca n&...
Konfindustria TIRANË- Pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi fashë energjie elektrike gjatë sezonit të verës, Konf...
Jorgo Goro HIMARË- Pas humbjes në Bashkinë Himarë, ka reaguar Jorgo Goro. Sipas tij, fitorja e Fredi Belerit me vetëm 19 vota dife...
Lulzim Basha TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur urimin e tij për presidentin turk Erdogan, pas fitores në zgj...