LIVE UPDATES
Politike

Gazetari holandez Oei: Të hetohet Edi Rama, është i lidhur direkt me arkitektët e huaj dhe kullat ku janë pastruar paratë e drogës

Sipas Van Gerven Oei, shumë prej projekteve në Shqipëri janë formalisht private, por lidhen ngushtë me vendimmarrje dhe ndërhyrje politike në nivelet më të larta.

27 Qershor 2026, 07:33 Nga I.A
Gazetari holandez Oei: Të hetohet Edi Rama, është i lidhur direkt
Vincent van Gerven Oei

TIRANË- Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë dhe raportimet për lidhje të pushtetit me sektorin e ndërtimit, ka ngritur disa akuza të forta. Gjatë një interviste në SYRI TV, ai ka folur për mënyrën se si arkitektët e huaj dhe studiot ndërkombëtare, sipas tij, hyjnë dhe operojnë në tregun shqiptar të ndërtimit, duke ngritur dyshime mbi rolin e institucioneve dhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit në këtë proces.

Sipas Van Gerven Oei, shumë prej projekteve në Shqipëri janë formalisht private, por lidhen ngushtë me vendimmarrje dhe ndërhyrje politike në nivelet më të larta. Ai shprehet se një model i përsëritur në rrëfimet e arkitektëve të huaj është mënyra e kontaktit me Shqipërinë, që sipas tij vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kryeministri.

Van Gerven Oei iu referua edhe rasteve që po hetohen nga SPAK, duke përmendur projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe urbane si Sheshi ‘Skënderbej’ dhe zona të tjera, duke theksuar se këto procese, sipas tij, lidhen me vendimmarrje në nivelet më të larta shtetërore. Gazetari holandez i shpreh se, arkitektura ndërkombëtare është përdorur si ‘fasadë’ për investime ku janë pastruar paratë e drogës.

‘Shumë projekte kanë qenë private, me ndërmjetësinë e kryeministrit patjetër, por kanë qenë private edhe ne nuk e kontrollojmë dot. Sa i përket projekteve publike, patjetër që shumat janë modeste. Patjetër që shumat janë modeste, por ata fitojnë para me këto projekte private. Sepse ashtu është sistemi. 'O hajde tani do bësh një projekt publik për mua, patjetër mund të paguaj vetëm pak, por kam edhe një shok që do ndërtojë një kullë në Zvërnec, edhe ai do të paguajë mirë. Ne jemi gazetarë. Le ta sjellim me prova siç ti e ke sjellë në shkrim, se si vjen në fakt me prova roli i kryeministrit. Se tani rrëfime të caktuara në mediatike ne i kemi dëgjuar, edhe në takime në forume të ndryshme, në këto aktivitetet miqësore e të tjerë e të tjerë. Por si vjen te ky libër? Pra cilat janë provat, se ne sot po flasim për provat së bashku.

Në këtë libër, çdo studio arkitekturore ka disa faqe. Disa faqe me imazhe, disa faqe me projekte brenda Shqipërisë, edhe një faqe me tekst. Në këtë tekst gjithmonë bëhet një pyetje se si ata janë hyrë në Shqipëri. Si e keni gjetur Shqipërinë? Si ka mundësi që ju që punonit në Kili tani punoni në Shqipëri? Edhe rrëfim pas rrëfimi flitet për: 'O, unë mora një telefonatë nga Edi Rama. O, po, mora një telefonatë nga Edi Rama, mora një mesazh në Instagram nga Edi Rama. O, befas, mora një email nga Edi Rama.' Të gjithë fillojnë kështu. E vetëdeklarojnë. Nuk ka asnjë ku të thotë për shembull, 'O unë isha duke bërë një kërkim ose më ofroi një biznesmen ose një gjë tjetër'. Gjithmonë është ndonjë ndërhyrje me surprizë, gjithmonë sepse ata janë edhe gjithmonë surprizuar. 'O mora një telefonatë nga Edi Rama, erdha në Shqipëri... O qenkan shumë të bukura këto plazhe. O, nuk jeton askush. O shiko kjo natyrë e paprekur, duhet të ndërtojmë një kullë.'

Për shembull në këtë moment SPAK bën një investigim për ndërtimin e Sheshit Skënderbej. Bën një investigim besoj edhe për Zvërnecin. Edhe për disa projekte të tjera. Ato qenkan të gjitha aprovuar nga vetë kryeministri te KKT-ja. Edhe nga ky libër del shumë qartë që ai ka patur një rol, jo vetëm si kryetar i KKT-së, por si kryeministër i Republikës së Shqipërisë që lidhet drejtpërdrejt me këta arkitektë për të ndërtuar këto resorte. Më duket shumë e arsyeshme që ai thirret nga SPAK-u për të dëshmuar se si pikërisht janë bërë këto lidhje. Se mua më duket jo normale që bëhen këto lidhje në këtë mënyrë. Sepse është propagandë. Kryeministri e ka kuptuar shumë mirë që propaganda duhet bërë në një skenë ndërkombëtare, në një nivel ndërkombëtar. Edhe ai ka gjetur me këta arkitektë një mënyrë shumë të logjikshme. Do bësh disa pallate me emra, me famë, edhe mund ta përdorësh edhe si një lloj mbulese, kupton?

Kështu unë pastroj qindra miliona euro, siç është faktuar nëpër dhjetëra raporte për pastrim parash në Shqipëri, unë mund të përdor ndonjë arkitekt, t'i jap kështu 10 mijë euro, edhe të bëjnë ndonjë ndërtesë për mua edhe askush nuk do pyesë sepse duket shumë bukur. Ata shprehen hapur për autokracinë! Në këtë libër, hapur! Si? Na duhet një vendimmarrje top-doën, na duhet një mbret, një dikush që është në majë. Ai merr të gjitha vendimet vetë, pa asnjë konsultim publik, pa asnjë kornizë ligjore. Ai e bën në një mënyrë siç e do ti, e do ai... dhe ne si arkitektë përfitojmë sepse ne kemi lirinë, ne kemi lirinë për të bërë çfarë të duam ne.

Jo vetëm raporte ndërkombëtare, tani e kemi edhe provat e SPAK-ut. Domethënë tani është provuar. Tani kemi provat konkrete që fusha e ndërtimit në Shqipëri është përdorur për dhjetëra vite, për pastrim parash droge. Kjo tani është fakt, nuk është spekulim, nuk është dyshim, është fakt. Këta arkitektë edhe nëse ata kanë marrë një rrogë modeste, këto kanë qenë para droge! Ata kanë përfituar. Patjetër që është një çështje morale. Edhe ai paska shkruar një libër ku argumentohet që mbase duhet të kemi një mënyrë se si mund të mos përfshihen në këto skema. Në të njëjtën kohë, ai punon në Shqipëri. Domethënë ai shkruan një libër për pastrim parash, edhe në të njëjtën kohë bën disa ndërtime këtu në Tiranë. Këta janë të gjithë totalisht hipokritë’, tha gazetari holandez Vincent van Gerven Oei./Dosja.al

vincent van gerven oei

Sondazh

Poll

Protestuesi para protestuesve: Lumi popullor është fryrë dhe i pastron pisllëqet

Protestuesi para protestuesve: Lumi popullor është fryrë dhe i pastron pisllëqet

Protesta e 27-të kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Arben Kola: Tatimet të mos gjobisin dhe shantazhojnë bizneset

Arben Kola: Çdo shqiptar të jetë këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

“Është hajdut kontributesh”/ Mit'hat Havari: Turistët kënaqen kur shohin protestë paqësore

Studenti tregon arsyet pse Rama duhet të largohet: E ke kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze

Qytetari në protestë: Një nga krijuesit e PS-së ka një pension 100 euro

Protestuesja përsërit kërkesat: Mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë, deri në realizim

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin

“Parlamenti është kundër popullit”/ Protestuesi: Kanë bërë standardin e vjedhjes

Çudit punonjësja e bashkisë Maliq: Bashkia Korçë të shkrihet, të bashkohet me Bashkinë Maliq

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit ulen para Kuvendit: Parlament analfabet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Emigranti i drejtohet kryeministrit: F*ck you! Ti i nxore këta njerëz këtu

“Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës”/ Protesta: Ky na shiti gurët, detin...

Vogëlushja nga Shkupi në protestë: Rama përjashtë, Nartën s’jua lëmë!

Protestuesi: Me 27 qershor, kemi protestën e radhës kombëtare!

“Diaspora do të jetë sërish këtu”/ Protestuesi: Nesër më shumë!

I riu në shesh: I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar

“Kërkojmë ndryshime kushtetuese” Aktivistja lexon kërkesat e protestës: Të ngrihet qeveri teknike

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Edi Rama, o legen prite popullin se po vjen

“Protestojmë kundër një anti-shqiptari ”/ Pensionisti: A mund t’i dalin 100 mijë lekë këtij?

Mbahet sot protesta e 26-të/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

Grabitën nën kërcënimin e thikës një banesë në Tiranë, arrestohen dy autorët, në kërkim shoku i tyre

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës

Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

“Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Protestuesi: Linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Dorëheqje, dorëheqje!

Nis organizmi i protestuesve në sheshin "Skënderbej": Rama jep dorëheqjen!

Erion Isai: Në shesh mbledh më shumë pelikani. Boçi: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar

PAMJET/Automjeti përfshihet në flakë në zonën e Llogarasë

Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë

Berisha: Interpoli, Eurojust dhe Europoli të hetojnë kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Ramës

Berisha:Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë,projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit

Romeo Beckham drejt një hapi të ri në karrierën si aktor me filmin 'Forty Love'

Gjesti i pahijshëm i fotografit kundrejt Milly Alcock. Si reagoi aktori David Corenswet?

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

Rama-kryebashkiakëve: Buzëqeshja e ëmbël mund të kthehet e hidhur

Rama: Kemi plane të qarta se si duam t’i zhvillojmë zonat ish-industriale

"Infrastruktura nëntokësore në zonat urbane"/Rama:Park logjistik për bashkitë, zgjidhje për parkimet

Rama: Programi “Rilindja Urbane 2.0”, përfshin të gjitha pjesët ku ka pak investime