LIVE UPDATES
Politike

“Shqipëria mos të ketë më zgjedhje”/ Arkitekti i OMA-s: Rama të bëhet mbret, është më e lehtë për ne që të vazhdojmë punën

Ai argumenton se arkitektura është historikisht e varur nga mbështetja e pushtetit dhe se një rotacion politik mund të ndikojë negativisht në vijimësinë e zhvillimeve urbanistike në vend

26 Qershor 2026, 16:39 Nga E.d
“Shqipëria mos të ketë më zgjedhje”/ Arkitekti i
Foto ilustruse

TIRANË- Akuzat se Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një projekt personal, duke vizatuar një vend sipas dëshirës së tij, forcohet më shumë dhe nga një letër e publikuar në librin ‘Albanian Files’. Në pamje të parë, përmbajtja e saj mund të lexohet si një qasje ironike, por në të vërtet ajo paraqitet si një vlerësim për kryeministrin nga arkitekti holandez Ranier de Graaf.

Reinier de Graaf i ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, më 3 mars 2025, e cila është botuar edhe në librin "Dosjet Shqiptare". Në letrën e tij, ai thur lavdërata për kryeministrin, ndërsa thekson së nën sundimin e tij, Shqipëria ka arritur statusin pothuajse model.

Më tej, de Graaf shpreh shqetësimin e tij për varësinë e arkitekturës nga vendimmarrja politike, ndaj në lidhje me këtë ai sugjeron që Shqipëria të mos ketë më zgjedhje dhe Rama të vazhdojë të qeverisë. 

Ai argumenton se arkitektura është historikisht e varur nga mbështetja e pushtetit dhe se një rotacion politik mund të ndikojë negativisht në vijimësinë e zhvillimeve urbanistike në vend.

Gjithashtu, arkitekti holandez parashikon edhe një mandat të pestë radhazi si kryeministër për Ramën, ndërsa shton se pas kësaj Rama mund të vazhdojë si president për gjithë jetën, ndoshta edhe Mbret.

Në fund të letrës, Reinier de Graaf e lidh këtë reflektim me zhvillimet globale, duke theksuar se autokracia po fiton terren në shumë vende, ndërsa shtron pyetjen retorike "Në një botë autokracish, a mund të kemi një autokrat dashamirës me shije?"

Arkitektit holandez, që shpreh admirimin e tij për modelin politik të Edi Ramës, është pjesë e jurive që vendosin për projekte të rëndësishme mbi prona shtetërore të administruara nga Korporata Shqiptare e Investimeve. Konkretisht ne 29 Janar, KSHI e njofton emrin e  arkitektit holandez, Reinier de Graaf si vendimmarrës anëtar jurie në projektin për Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e fëmijëve “Zyber Hallulli”.

Letër

Letër e hapur drejtuar Edi Ramës

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë

Roterdam, 3 mars 2025

Shkëlqesia juaj / e dashur Edi,

Ju lutem më falni që ju drejtohem në këtë mënyrë. Ju mund të mos më mbani mend; jemi takuar vetëm një herë dhe unë jam vetëm një nga shumë arkitektë të huaj që punojnë aktualisht në vendin tuaj. Po shkruaj për të shprehur mirënjohjen time për mundësinë për të punuar në Shqipëri dhe gjithashtu admirimin tim më të gjerë për gjithçka që keni arritur që kur u bëtë Kryeministër pak më shumë se një dekadë më parë.

Nën sundimin tuaj, Shqipëria ka arritur statusin pothuajse model. Grupe të shumta fetare dhe etnike jetojnë së bashku në paqe; ekziston një ndarje efektive e kishës dhe shtetit; një popullsi e re punëtore e mban ekonominë në këmbë; pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore është e lartë dhe në rritje të vazhdueshme; Shqipëria po kërkon në mënyrë aktive anëtarësimin në BE dhe, për të mos harruar, ka shije të shkëlqyer në arkitekturë.

Në një botë të padisiplinuar, Shqipëria ka filluar të ndihet si përjashtim shpresëdhënës: bashkëpunimi pro-ndërkombëtar, vlerat pro-progresive dhe, ndoshta më e rëndësishmja, pro-arsyes, një fener drite kundër të gjitha gjasave.

Qëllimi i shkrimit tim, megjithatë, shkon përtej lavdërimeve. Po ju shkruaj sepse jam i shqetësuar. Në këtë moment, partia juaj po kërkon një mandat të katërt radhazi. Mund të shpresoj vetëm që ata të kenë sukses. Është e vështirë të imagjinohet një regjim i ri që kujdeset për arkitektët po aq sa ai aktual.

Profesioni ynë historikisht është varur nga patronazhi politik dhe disa mendime të zymta kanë kaluar në kokën time kohët e fundit. Çfarë do të ndodhë nëse socialistët nuk fitojnë zgjedhjet? A do t'i përfundojë papritur kësaj meke të arkitekturës bashkëkohore? A do të thahet papritur një pus pune në dukje i pashtershëm? A mund të duhet Ushtria e Arkitektëve të ulë armët aq shpejt sa u mobilizua?

Nuk e them lehtë këtë, por për ne arkitektët, do të ishte më mirë që zgjedhjet e ardhshme thjesht të anuloheshin. Madje do të shkoja një hap më tej.

Duke pasur parasysh statusin e qëndrueshëm të Shqipërisë si një mbrojtës i ndriçuar i arkitekturës, profesioni ynë do të përfitonte shumë nëse vendi nuk do të kishte kurrë zgjedhje të tjera, dhe nëse ju, pas mandatit tuaj të pestë radhazi si kryeministër, do të vazhdoni si president për gjithë jetën, ndoshta edhe Mbret.

Ngjarjet e mëdha historike po shpalosen ndërsa flasim. Autokracia po fiton me shpejtësi terren si forma përfundimtare e qeverisjes së shekullit të njëzet e një. Shpresat për një alternativë produktive po shuhen çdo ditë. Ne duket se jemi dëshmitarë të fundit të "Fundit të Historisë". Në këtë kontekst, lutja ime është sa e thjeshtë aq edhe e drejtpërdrejtë: Në një botë autokracish, a mund të kemi një autokrat dashamirës me shije?

E di që ajo që po kërkoj nga ju nuk është një sakrificë e vogël, por ka një rëndësi të madhe. Shpresoj se do ta merrni parasysh./Dosja.al

reinier de graaf edi rama leter

Sondazh

Poll

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin

“Parlamenti është kundër popullit”/ Protestuesi: Kanë bërë standardin e vjedhjes

Çudit punonjësja e bashkisë Maliq: Bashkia Korçë të shkrihet, të bashkohet me Bashkinë Maliq

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit ulen para Kuvendit: Parlament analfabet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Emigranti i drejtohet kryeministrit: F*ck you! Ti i nxore këta njerëz këtu

“Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës”/ Protesta: Ky na shiti gurët, detin...

Vogëlushja nga Shkupi në protestë: Rama përjashtë, Nartën s’jua lëmë!

Protestuesi: Me 27 qershor, kemi protestën e radhës kombëtare!

“Diaspora do të jetë sërish këtu”/ Protestuesi: Nesër më shumë!

I riu në shesh: I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar

“Kërkojmë ndryshime kushtetuese” Aktivistja lexon kërkesat e protestës: Të ngrihet qeveri teknike

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Edi Rama, o legen prite popullin se po vjen

“Protestojmë kundër një anti-shqiptari ”/ Pensionisti: A mund t’i dalin 100 mijë lekë këtij?

Mbahet sot protesta e 26-të/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

Grabitën nën kërcënimin e thikës një banesë në Tiranë, arrestohen dy autorët, në kërkim shoku i tyre

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës

Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

“Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Protestuesi: Linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Dorëheqje, dorëheqje!

Nis organizmi i protestuesve në sheshin "Skënderbej": Rama jep dorëheqjen!

Erion Isai: Në shesh mbledh më shumë pelikani. Boçi: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar

PAMJET/Automjeti përfshihet në flakë në zonën e Llogarasë

Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë

Berisha: Interpoli, Eurojust dhe Europoli të hetojnë kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Ramës

Berisha:Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë,projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit

Romeo Beckham drejt një hapi të ri në karrierën si aktor me filmin 'Forty Love'

Gjesti i pahijshëm i fotografit kundrejt Milly Alcock. Si reagoi aktori David Corenswet?

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

Rama-kryebashkiakëve: Buzëqeshja e ëmbël mund të kthehet e hidhur

Rama: Kemi plane të qarta se si duam t’i zhvillojmë zonat ish-industriale

"Infrastruktura nëntokësore në zonat urbane"/Rama:Park logjistik për bashkitë, zgjidhje për parkimet

Rama: Programi “Rilindja Urbane 2.0”, përfshin të gjitha pjesët ku ka pak investime

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Pas deklaratës së tij ofenduese, protestuesi i përgjigjet Ramës: F*ck You and Your System!

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë