Dita e 27-të e protestës/ Mijëra qytetarë vijojnë revoltën e tyre, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen!
“Kemi një qeveri kriminale”/ Protestuesja: Këtë qeveri askush nuk e do 26 Qershor, 19:57 Dita ...
“Kemi një qeveri kriminale”/ Protestuesja: Këtë qeveri askush nuk e do 26 Qershor, 19:57 Dita ...
"Analizat do të vërtetojnë shkakun"/ Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Kemi marrë ...
'Revolucioni i Flamingos'/ DW: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri? 25 Qershor, 21:51 “Nga ky...
Qeveria e shpalli “non-grata”/ Igballe Huduti i përgjigjet Ramës: Dal në protestë kundër padrejtë...
Gazetari ka treguar se, studio arkitekturore 51N4E është ajo që ka projektuar vilën e Edi Ramës në Surrel, edhe pse në librin ‘The Albanian Files’ nuk përmendet, por flitet si ‘Vila Dajti’.

TIRANË- Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei që është marrë shumë më investigime në Shqipëri, për lidhjet e Edi Ramës dhe vazhdimisht ka zbardhur detaje të rëndësishme të aferave shumë të rëndësishme në Shqipëri. Në një intervistë ekskluzive me Armela Fekron në SYRI TV, ai tregon se si ka zbardhur të tjera detaje shumë të forta në lidhje me arkitektët e huaj që vijnë e punojnë në Shqipëri.
Gazetari ka treguar se, studio arkitekturore 51N4E është ajo që ka projektuar vilën e Edi Ramës në Surrel, edhe pse në librin ‘The Albanian Files’ nuk përmendet, por flitet si ‘Vila Dajti’.
‘Patjetër nuk ka asnjë krim domethënë brenda, por siç duhet në çdo proces investigativ, duhet një rrëfim, duhet një kontekst, duhet të kemi mundësi të skicojmë kontekstin dhe rrethanat në të cilat operojnë ata njerëz që janë patjetër lidhur me krimin. Edhe në këtë libër po del në pah që këta arkitektë janë një rrjet shumë i ngushtë. Ata përdorin WhatsApp për të folur me njëri-tjetrin, ata marrin telefonata, mesazhe në Instagram, emailet direkt nga kryeministri për të folur për projektet që i përkasin privatëve. Edhe pyetja ime është ashtu, si ka mundësi që vetë kryeministri lidh arkitektin ndërkombëtar me biznesmen, të ashtuquajtur biznesmenë shqiptarë për projekte private? A ndodh një gjë e tillë, në vendet e tjera në botë? Kryeministri ka dalë nëpër ekrane për të fyer protestat në Shqipëri duke thënë, ti duhet të provosh që unë jam kumbarë. Unë besoj se është shumë qartë, del shumë qartë nga ky libër që në fakt ai është kumbari.
Atëherë, brenda këtij libri, ka një sërë projektesh. Libri është super i madh. Super i madh. 750 faqe, me projekte, për resorte, për kulla, për plazhe. Të gjitha janë dokumentuar, kush është pronari, kush është kompania që do ta ndërtojë, kush është kompania e ndërtimit, që lidhet me këtë projekt. Si janë bërë lidhjet midis kryeministrit dhe kompania arkitekturore dhe kompania e ndërtimit. Të gjithë këto lidhje tani janë në këtë libër. Patjetër shumë gjëra ne i dimë, por për shembull Teatri. Shembullin e Teatrit Kombëtar. Nëfillim kemi raportuar shumë për mundësinë që Fusha sh.p.k do të ndërtojë disa kulla atje, bashkë me arkitektin Bjarke Ingels. Ai gjithmonë e ka mohuar. Edi Rama e ka mohuar, nuk do të ketë kulla.
Më sa duket, kjo lidhje midis Bjarke Ingels dhe Fusha sh.p.k dhe kryeministrin Rama, ka filluar që nga 2015-ën. Që nga 2015-ën, ka lindur kjo ide për të rrëzuar Teatrin Kombëtar. Domethënë ata në këtë libër, ata arkitektë në këtë libër raportojnë vetë se të thella janë këto lidhje. Sepse ata krenohen me këtë gjë. Krenohen me këtë gjë, unë kam bërë këtë kullë, unë kam bërë këtë gjë. Shiko sa e bukur është, me kë kam bashkëpunuar. Domethënë, studio arkitekturore 51N4E, ka qenë në atë kohë në fillim një kompani arkitekturore belge, shumë e vogël, me arkitektë të rinj, se ashtu i ka qejf Edi Rama. I merr kështu të rinjtë edhe i promovon. Ndërton karrierën e tyre. Edhe ashtu ka bërë me 51N4E. Ata kanë filluar jo me sheshin Skënderbeut. Ata kanë filluar me disa pika karburanti. Pastaj ata kanë projektuar edhe shtëpinë private të Edi Ramës në Surrel. Në Surrel. Por, shiko se nuk është përmendur në katalog. Në këtë katalog, nuk është përmendur në asnjë të portofoliove të tyre. Vetëm thuhet ose kështu një Vila Dajti’, u shpreh gazetari holandez./Dosja.al
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se ritmi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është përsh...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj valës së kritikave në rrjetet sociale lidhur me projektin e ndërhyrjes n&eum...
Rexhina Roci TIRANA- Aktivistja, Rexhina Roci ka denoncuar publikisht deputetet Sara Mile, Romina Kuku dhe Zeqine Caushi të cilat pa lejen e s...
TIRANË- Në ditën e 27-të të protestës kundër politikave qeveritare, zemërimi qytetar ka arritur kulme të rej...
kqz KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se do të zhvillojë mbledhjen e radhës ditën e nesërme, me fillim ...
Foto ilustruse Ftesat për paraqitje në gjykatë, që institucionet e drejtësisë në Kosovë ua kanë dërguar p...
Andis Salla TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Shqipërisë, Andis Salla, ka njoftuar se, afati i aplikimit p&...
Foto ilustruse TIRANË- Akuzat se Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një projekt personal, duke vizatuar një vend sipas d...
Foto ilustruese TIRANË- Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar njoftoi miratimin e disa ligjeve, ku fokusi kryesor mbetet...
Edison Memolla TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gj...