LIVE UPDATES
Politike

"Fytyra e vërtetë e turizmit", PD: Shkarkimet e ujërave të zeza në dete, burim dhe rrezik infeksionesh! Korrupsioni bashkiak dhe qeveritar bëhen një!

Zëdhënësja e PD-së ka shtuar se raporti i monitorimit thekson se faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetarë mbeten shkarkimet e ujërave të zeza të patrajtuara në mënyrë direkte dhe indirekte. 

3 Shtator 2024, 14:17 Nga M.B
"Fytyra e vërtetë e turizmit", PD: Shkarkimet e ujërave
Floriana Garo

TIRANA- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku tha se pjesa dërrmuese e ujrave të plazheve shqiptare, sipas një monitorimi të Agjensisë kombëtare të Mjedisit për vitin 2023, janë përkeqësuar në krahasim me vitet pararendëse. Garo tha se jo do të thotë më shumë ujra të ndotura, më shumë rrezik infeksionesh dhe rënie të cilësisë së jetës për shqiptarë dhe të huaj.

Zëdhënësja e PD-së ka shtuar se raporti i monitorimit thekson se faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetarë mbeten shkarkimet e ujërave të zeza të patrajtuara në mënyrë direkte dhe indirekte. Ajo tha se PD ka dënuar gjithashtu një vendim të qeverisë për të detyruar hotelet dhe resortet në bregdet për të blerë impiante të ujrave të zeza me kosto mbi 30 mijë euro, kjo, sipas Garos, edhe pse ata kanë një kontratë me UKT I cili është enti publik që duhjet të bëjë riciklimin, kanalizmin apo adresimin e ujrave të zeza të tyre.

Po ashtu, Garo tha se disa pronarë kanë gjetur si rrugë reagimi një veprim të papërgjegjshëm, që ua ka lejuar korrupsioni bashkiak dhe qeveritar duke paguar 10 mijë euro nën dorë dhe i kanë derdhur ujrat e zeza në det.
 
 DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË PD, FLORIANA GARO:

Pjesa dërrmuese e ujrave të plazheve shqiptare, sipas një monitorimi të Agjensisë kombëtare të Mjedisit për vitin 2023, janë përkeqësuar në krahasim me vitet pararendëse. Kjo do të thotë më shumë ujra të ndotura, më shumë rrezik infeksionesh, dhe rënie të cilësisë së jetës për shqiptarë dhe të huaj. Sipas raportit monitories, numri i stacioneve të kategorisë A – Cilësisë shumë të mire të ujrave, për plazhet e monitoruara për vitin 2023 është më i ulët në krahasim me 7 vitet pararendëse nga 2016-a deri në 2022. Ndërkohë ka ardhur në rritje numri i stacioneve të kategorisë D – cilësisë së keqe të ujërave për të gjithë këtë periudhë.

Raporti thekson se faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetarë mbeten shkarkimet e ujërave të zeza të patrajtuara në mënyrë direkte dhe indirekte. Më të ndoturit janë plazhet e Durrësit të cilat për vitin 2023, sipas rezultateve baktereologjike kanë 11 pika monitorimi në kategorinë D, dmth të cilësisë së keqe, krahsuar me me 7 pika të kategorisë B, dhe 3 pika të kategorisë C. Në një shumatore të përgjithshme, të gjitha plazhet e vendit nga veriu në jug, kanë patur ulje të cilësisë dmth shtim të ndotjes.

Partia Demokratike e ka denoncuar në vijimësi ndotjen e ujrave, derdhjen në detra lumenj dhe liqene të ujrave të zeza si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe babëzisë të pushtetit qendror dhe vendor. Ne kemi dënuar gjithashtu një vendim të qeverisë për të detyruar hotelet dhe resortet në bregdet për të blerë impiante të ujrave të zeza me kosto mbi 30 mijë euro. Kjo edhe pse ata kanë një kontratë me UKT I cili është enti public që duhjet të bëjë riciklimin, kanalizmin apo adresimin e ujrave të zeza të tyre.

Të detyruarit e bizneseve për të blerë impiante private nuk është përpjekje për të pastruar mjedisin, por e bërë për interesa të kompanive private të lidhura me pushtetin. Fatkeqësisht, disa pronarë kanë gjetur si rrugë reagimi një veprim të papërgjegjshëm, që ua ka lejuar korrupsioni bashkiak dhe qeveritar. Kanë paguar 10 mijë euro nën dorë dhe i kanë derdhur ujrat e zeza në det. Kjo është fytyra e vërtët e turizmit, jo ajo që propagandon Edi Rama, Mirela Kumbaro dhe zëdhënësit e qeverisë.

partia demokratike

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale