Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
Protesta 50-të/ Qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e klasës politike dhe dor&eum...
Protesta 50-të/ Qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e klasës politike dhe dor&eum...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Në këtë mbledhje, ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla ka prezantuar projektligjin për qeverisjen elektronike.
TIRANA- Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka zhvilluar sot mbledhjen e saj në nisje të sesionit të ri parlamentar. Në këtë mbledhje, ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla ka prezantuar projektligjin për qeverisjen elektronike.
Balla tha se ky projektligj synon adresimin e sfidave aktuale dhe të siguron që Shqipëria të jetë në një linjë me zhvillimet e fundit teknologjike, duke përmirësuar më tej ofrimin e shërbimeve publike. Ai ka shtuar se me përditësimet e fundit janë 1242 shërbime të disponueshme online përmes platformës e-Albania. Gjithashtu Balla tha në lidhje me propozimet e reja të projektligjit se ato nuk e prekin thelbin e ligjit të miratuar më parë.
PJESË NGA FJALA E BALLËS NË KOMISION:
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është autoriteti të cilit i kemi besuar edhe ju si Kuvend edhe ne si qeveri, së pari administrimin, së dyti mirëmbajtjen e çdo sistemi dhe çdo infrastrukture qoftë hardware, por edhe software të të gjitha shërbimeve të qeverisjes elektronike në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Republikën e Shqipërisë dhe kjo agjenci përgjigjet për ngritjen, mirëmbajtjen, administrimin e sistemeve edhe të aplikacioneve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, pa harruar infrastrukturën e qendërzuar, infrastrukturën TIK për institucionet dhe organet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, por dhe institucionet jo buxhetore të cilat përdoren tarifat e shërbimit.
Ndryshimet më së shumti lidhen me disa saktësime teknike që kanë dal përgjatë procesit të zbatimit të ligjit, bëhet fjalë edhe për disa saktësime në aspektin e terminologjisë, me qëllim përmirësimin vijues të ligjit të qeverisjes elektronike në Republikën e Shqipërisë që lidhet pandashmërisht me infrastrukturën dixhitale në administratën publike në ngritjen e sistemeve elektronike, siç ju thash në zhvillimin e shërbimeve dhe në implementimin e një elementi të ri të domosdoshëm të pazëvendësueshëm tanimë sikurse është inteligjenca artificiale.
Ndryshimet dhe shtesat e propozuara janë kryesisht të lidhura me qartësimin e disa pasaktësive ose paqartësive më shumë me qëllimin themelor zbatimin rigoroz të ligjit dhe së pari kërkoj mbështetjen tuaj kolegë deputetë që AKSHI-n ta kemi me një bord këshillimor pranë tij, i cili të veproj si një organ konsultativ për çështjet e teknologjisë së informacionit duam apo s’duam edhe AKSHI duhet të ngjajë me strukturat që veprojnë me Silicon Valley, pra me një bord këshillimor në mënyrë që të merren vendimmarrjet e duhura për sa i përket konsultimit që kjo agjenci ka të nevojshme në këto çështje që lidhen pra me teknologjinë e informacionit.
Është parashikuar në ligj mundësia e ofrimit të shërbimit dhe këtu besoj që nuk ka të majtë dhe të djathtë, mazhorancë dhe opozitë që nuk e mbështet nevojën e ofrimit të shërbimit të nënshkrimit elektronik, të vulës elektronike dhe të certifikatës elektronike për shtetasit shqiptarë dhe të huaj. Përfituesit më direkt të kësaj mase që kemi sjellë për të marr miratimin tuaj, janë shqiptarët që jetojnë jashtë territorit, ku synimi ynë është që asnjë shërbim konsullor të mos ofrohet më dorazi, por të jetë i gjithi online.
Ina Zhupa TIRANA- Ka nisur mes replikash e batutash të ndërsjella mbledhja e sotme e Komisionit për Arsim dhe Informim Publik. Batuta j...
Foto ilustruese TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë publik lajmin që në e-Albania ofrohet edhe shërbimi i marrjes së k...
Selia e PD TIRANA- Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e nesërme. Këtë lajm e ka konfirmuar Sekretar...
fredi beleri HIMARË- Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës dhe eurodeputeti Fredi Beleri ka deklaruar se Greqia me Edi Ramën ka fitua...
erion veliaj TIRANË- Ky vit i ri shkollor ka sjellë një "risi" të pamenduar në tekstet e nxënësve të arsimit fillor...
fredi beleri HIMARË- Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës dhe eurodeputeti Fredi Beleri ka treguar mbrëmjen e sotme momentin e arrestimit...
fredi beleri HIMARË- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri po realizon mbrëmjen e sotme intervistën e ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur protestën e organizuar pasditen e sotme nga bano...
kuvendi TIRANË- Në Shqipëri parlamenti nisi sesionin e ri mes thirrjeve të shumicës për bashkëpunim me opozitën, d...
fredi beleri HIMARË- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri ka lënë sot qelinë e burgut, pas vuajtj...