Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
FT+VD/ Ithtarët e komunizmit nderojnë figurën e diktatorit! PD bojkoton, PS e PL ceremoni tek 'Dëshmorët'
Homazhe janë zhvilluar dhe në qytetin e Shkodrës. Në këtë ceremoni mori pjesë Sekretari i komitetit Qëndror të PKSH-së Gjon Bruçi. Ai foli me konsiderata të larta për figurën e ish-diktatorit si dhe kritikoi mungesën e kryebashkiakut të Shkodrës në ceremoni. Ata nderuan me kurora me lule, pankarta dhe me yllin komunist ish-partizanët e vrarë në luftë.
29 Nëntor 2022, 12:09Nga e.k
Pamje nga ceremonia
TIRANË- Ithtarët e regjimit komunist kanë dalë për të festuar ditën e sotme 78-vjetorin e Ditës së Çlirimit. Në këtë ditë nuk kanë munguar as pankartat me mbishkrime që lidhen me regjimin komunist dhe foto të diktatorit Enver Hoxha. Ceremonia e parë u zhvillua në Tiranë në Varrezat e Dëshmorëve ku një grup ish-partizanësh dhe zyrtarësh të lartë komunistë zhvilluan homazhe në Monumentin 'Nënë Shqipëri'.
Pamje nga ceremonia
Por kjo nuk është mjaftuar vetëm më nje ceremoni përkujtimore. Ata vendosën para hyrjes së Varrezave të Dëshmorëve pankarta, mbishkrime dhe fotografi të Hoxhës dhe ish-zyrtarëve të lartë komunistë.
Ceremonia në Varrezat e Dëshmorëve.
Në ceremonë shtetërore ku mernin pjesë drejtuesit e shtetit ata nuk u lejuan prandaj ceremonia e tyre u vazhdua më vonë. Ata nderuan me grusht dhe me yllin komunist figurën e Hoxhës dhe folën me konsiderata të larta ndaj tij si një nga figurat më të rëndësishme të Shqipërisë.
Pamje nga ceremonia
Homazhe janë zhvilluar dhe në qytetin e Shkodrës. Në këtë ceremoni mori pjesë Sekretari i komitetit Qëndror të PKSH-së Gjon Bruçi. Ai foli me konsiderata të larta për figurën e ish-diktatorit si dhe kritikoi mungesën e kryebashkiakut të Shkodrës në ceremoni. Ata nderuan me kurora me lule, pankarta dhe me yllin komunist ish-partizanët e vrarë në luftë.
Gjon Bruçi
Bruçi tha nga Shkodra se diktatori Hoxha është ndër figurat më të mëdha të shqiptarëve dhe se sipas tij nuk ka bërë asnjë krim. Në lidhje me krimet e kryera gjatë kohës së diktaturës Bruçi u shpreh se janë vrarë vetëm tradhtarët dhe askush tjetër.
Gjatë ditës së sotme në Varrezat e Dëshmorëve kanë kryer ceremoni dhe zyrtarë të lartë të shtetit si kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Nga ana e opozitës nderime në Varrezat e Dëshmorëve mori pjesë vetëm kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.