LIVE UPDATES
Politike

PRIMARET/ Artur Lazri prezanton kandidaturën për bashkinë Mirditë

Ai tha se do të bëjë gjithçka që mundet që të ndalojë këtë fenonmen e do të punojë për të ofruar kushte sa më optimale që të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre në Mirditë.

29 Nëntor 2022, 11:33 Nga e.k
PRIMARET/ Artur Lazri prezanton kandidaturën për bashkinë
Artur Lazri

TIRANË- Pedagogou Artur Lazri ka prezantuar ditën e sotme kandidaturëbn e tij për bashkinë e Mirditës. Në një deklaratë nga selia blu Lazri tha se Mirdita po vuan nga 'gangrena' e largimit të njerëzve por mbi të gjitha të rinjve. Ai tha se do të bëjë gjithçka që mundet që të ndalojë këtë fenonmen e do të punojë për të ofruar kushte sa më optimale që të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre në Mirditë.

DEKLARATA E PLOTË:

Të dashur miq. Të dashur demokrate e demokratë stoikë të PD Mirditë! Të dashur mirditorë! Paraqes kandidaturën time në Primaret e PD-së për Bashkinë Mirditë, së pari duke dëgjuar zërin tuaj dhe duke marrë përgjegjësi në këto kohë ekzistenciale për demokracinë në Mirditë e gjithë Shqipërinë. I lindur dhe rritur në Mirditën tonë të vlerave historike kombëtare në familjen fole të martirëve  të demokracisë dhe Lidhjes së Prizrenit, 42 vjeçar, babai i 2 fëmijëve, sot pedagog në shkenca politike e më parë mësues në zonat e Mirditës, me një eksperiencë 17-vjeçare në mësimdhënie e menaxhim publik e privat, ndjehem plotësisht gati për këtë sfidë komunitare të jashtëzakonshme vlere e besimi.

Në traditën familjare, me bashkëshorten si doktoresha juaj, mbetemi të përkushtuar në shërbim komunitar, pavarësisht hapësirave profesionale jashtë Shqipërisë. I farkëtuar bashkë me ju, nëpër betejat politike që i kemi fituar apo humbur, kemi qëndruar të bashkuar dhe ia kemi dalë ta mbajmë kokën lart me vlerë e krenari mirdite. Eksperienca ime politike, ka nisur herët nëpër vite hap pas hapi, duke filluar nga anëtar e deri Kryetar i FRPD Mirditë, nga anëtar e deri i zgjedhur në kryesi e organe tjera të PD-së në Mirditë e më tej në departamentet e PDSH.

Garancia personale kontribuese dhe drejtuese me fitore historike mbetet beteja elektorale parlamentare e vitit 2021, ku si drejtues i fushatës elektorale me mirditorët e bashkuar treguam qëndresë dhe fitore përballë presionit, shantazhit dhe blerjes së votave nga pushteti.

Të dashur demokratë mirditorë! Pikërisht në zanafillën e fitores historike të 2021, le të marrim forcën e bashkimit të sinqertë të anëtarëve, simpatizantëve, vlerave humane të djathta, të grave dhe burrave, të rinjve dhe të rejave, intelektualëve, studentëve, punëtorëve dhe ti përqendrojmë ato në fitoren e madhe për Bashkinë Mirditë me 14 maj 2023. Sfidat na presin tek dera e shtëpisë, bashkë do i zgjidhim. Së pari, Bashkimi i PD. Do e fillojmë bashkimin nga shtëpia jonë demokrate dhe pastaj do e zgjerojmë deri sa të krijojmë aleancën e vlerave kundër të keqes që na ka zaptuar çdo hapësirë në Shqipëri. 

Së dyti, Shpopullimi. Mirdita po vuan gangrenën e madhe të largimit të njerëzve dhe familjeve, kryesisht të rinjve. Vetëm 110 nxënës u ulën në klasën e parë në të gjithë Mirditën. Bashkë, do bëjmë gjithçka mundemi të ofrojmë kushte optimale për njerëzit që ata të mos largohen. Do nxisim mirditorët e diasporës që ata të investojnë në Mirditën e tyre. Do bashkëpunojmë e konkurojmë për projekte zhvillimi me institucionet përkatëse në Shqipëri e BE.

Së treti, Qeverisja e mirë. Punësimi tej normave për frymë popullsie me mbi 600 punonjës ku një pjesë e tyre nuk e dinë as ku e kanë vendin e punës, si dhe korrupsioni galopant në Bashkinë Mirditë, ka sjellë qeverisje të keqe dhe inekzistente, shërbime preferenciale apo të munguara.  Së katërti, Zhvillimi dhe vizioni. Mirdita ka nevojë vetëm për dinjitet ‘’Paqja e fjala në Mirditë nuk blihen me para’’, ka thënë Shteinmetz. Të dashur demokratë! Ju kërkoj votën dhe mbështetjen tuaj! Le ti kthejmë bashkë Mirditës veladonin e munguar të historisë, paqes dhe zhvillimit. Mirdita e para! Zoti na e priftë të mbarën! I juaji, Artur Lazri.

partia demokratike primaret ne pd artur lazri

Sondazh

Poll
Politike 28 Nëntor 2022, 15:12 k.m.

Joe Biden uron Pavarësinë e Shqipërisë

Foto nga Vlora sot SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, përmes një mesazhi dërguar Presidentit Baj...

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale