LIVE UPDATES
Politike

“Fatos Nano krijoi të majtën moderne”/ Rrëfimi i Arta Dades: PS me Ramën është kthyer në parti ku vendos vetëm kryetari

Arta Dade foli për përvojën e saj në politikë dhe se si Partia Socialiste po degradon ndër vite.

7 Maj 2023, 22:40 Nga k.m.
“Fatos Nano krijoi të majtën moderne”/ Rrëfimi i Arta
Arta Dade, Fatos Nano dhe Edi Rama

TIRANË- Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Partisë Socialiste, Arta Dade ka folur për forcën politike ku bën pjesë. Në një intervistë që ka dhënë për emisionin "Dola tek Ola", Arta Dade foli për përvojën e saj në politikë dhe se si Partia Socialiste po degradon ndër vite. Dade u shpreh e keqardhur që Partia Socialiste nga partia më moderne me Fatos Nanon si kryetar të saj, tashmë është kthyer në një parti me një frymë ku vendos kryetari.

“Partia Socialiste me Fatos Nanon kryetar krijoi një të majtë moderne. Brenda partisë debati edhe për çështjet më të nxehta ishte pa asnjë lloj doreze. PS-ja, deri në kohën që kam qenë pjesë, ka qenë partia më moderne dhe më e demokratizuar brenda strukturave. Qe fryma e përgjithshme e Fatosit, madje edhe kur ishte në burg si i dënuar politik, por edhe koleget e tjerë që e drejtuan partinë kishin një mendësi ndryshe nga të gjitha partitë,”-tha Arta Dade.

Ikjen e Nanos e cilësoi një rast për t’u shënuar, pasi sipas Dades kushdo që humbet zgjedhjet duhet të largohet. “Besoj se ishte një ikje shumë e hershme, sepse ishte 53 vjeç, dhe kishte ende për t’i dhënë vendit, përtej rezervave që unë mund të kem për të”, tha ajo, duke shtuar se Nano kur dha dorëheqjen nuk mendoi ikjen e tij përfundimtare. “Fatosi kishte një version tjetër, ai mendonte se PS-ja mund të drejtohej me rotacion me 5-6 personalitete”.

Mes socialistëve të sotëm, ajo u shpreh se do të donte që të kishte më shumë debat, duke listuar edhe gjërat që nuk i falen sipas saj kësaj force politike. 

“Çdo parti konsumohet duke qenë në qeverisje. Është mandati i tretë dhe patjetër që ka vërejtje, por problemi i Shqipërisë është që nuk ka alternativë tjetër dhe për këtë unë jam e shqetësuar. Edhe në zgjedhjet e tanishme shikoj se opozita është shumë anemike, përpos faktin që ka në krye një njeri që nuk do t’i çojë askurrkund. Ka shumë gjëra, lufta kundër korrupsionit është shumë e zbehtë, njerëz me rekorde kriminale që u futën në Parlament, zgjedhja në mënyrë arbitrare e shumë kandidatëve etj”.

Dade theksoi se u largua nga PS-ja pasi nuk u përfshi në lista, pa asnjë arsye, thjesht sepse vendosi kryetari, ndërsa me faj bëri dhe opozitën e vendit, Partinë Demokratike. 

“Unë u largova se nuk u përfshiva në listat e PS-së, nuk kemi një proces siç duhet të jetë, p.sh. nuk përfshihesh në lista kur i ke krijuar kosto partisë politike, nuk përfshihesh kur nuk të votojnë, që nuk është rasti im. Aty është krijuar një frymë e tillë. Sistemi elektoral që ne ndryshuam ishte i gabuar dhe unë mendoj që po nuk ndryshoi sistemi elektoral, politika do të vazhdojë të degradojë drejt autoritarizmit, pasi listat nuk kalojnë nëpërmjet një procesi, por vendos kryetari, kjo është për të gjitha partitë. Unë mendoj që opozitës nuk i falet që janë të përçarë dhe që ka bërë gafa njëra pas tjetrës, dhe ia kanë lënë komplet terrenin e lirë kryeministrit Edi Rama, që nga dorëzimi i mandateve, që nga mospjesëmarrja para 4 vitesh në zgjedhjet në lokale. Duke e lënë fushën të zbrazur sigurisht që luan ai që merr topin dhe kjo është shumë e dëmshme për Shqipërinë, është e dëmshme për demokracinë. Unë shpresoj që pas këtyre zgjedhjeve më së paku, së pari opozita duhet të fillojë një proces. Dua t’i shikoj të bashkuar, por ai që kanë vendosur në krye nuk do t’i çojë gjëkundi, ka persona të tjerë të cilët mund të jenë në krye,”-shtoi socialistja.

Megjithatë e la të hapur derën e rikthimit në politikë. 

“Kurrë mos thuaj kurrë,”-e mbylli ajo.

arta dade fatos nano edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj