7 Maj 2023, 19:04
Nga F.M
Meteori
KAVAJË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Golem ku përuroi një vepër me emrin ‘Meteor’, e instaluar në qendër të zonës turistike. E pranishme ishte dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti e kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali. Veliaj tha se vepra ‘Meteor’ do të shndërrohet shumë shpejt në një destinacion për Golemin dhe Kavajën.
“Më vjen mirë që Golemi është bërë një shtëpi e të gjithë shqiptarëve, sidomos tani që hapet sezoni turistik. Lajmi i mirë është se, edhe pa u hapur tamam sezoni turistik, bregdeti i Kavajës është i rezervuar 100%, deri në fund të tetorit. Kjo është mirë për ekonominë, është mirë për familjet, mirë për vlerën e pronës dhe kjo është mirë për reputacionin e Golemit dhe gjithë Kavajës. Jemi vërtet mirënjohës kur falë punës së Redit, Golemi është më i pastër, më i ndriçuar, Golemit i është rritur vlera e pronës. Nëse e krahasojmë me vetëm katër vite më parë, kemi dyfishim të vlerës së pronës dhe kjo është meritë e stafit të Bashkisë së Kavajës, e Redit dhe e gjithë qytetarëve të mrekullueshëm të Golemit, që punojnë gjithë vitin, gjithë verën janë aty për të shërbyer ndaj turizmit, ndërkohë në dimër kryejnë mirëmbajtjen, që të sigurohemi që çdo sezon na gjen më mirë,”- tha Veliaj.
Nga ana tjetër, ai theksoi se qytetarët e Kavajës, në 14 Maj, duhet të votojnë për familjen e tyre, për më shumë çerdhe, kopshte e shkolla.
“Kishim dy dasma në plan këtë vit. Dasmën e parë, atë të Luizit dhe Kiarës e kryem. Tani kemi dasmën e Redit, në fund të javës tjetër. Jeni të gjithë të ftuar! Dhëndrin e kemi, nusen e kemi, është Kavaja jonë dhe ne duam që të shkojmë aty, tamam si në gëzim, si në festë, si në një bashkim të madh. Ju falenderoj me gjithë zemër! Do të doja shumë që këtë fundjavë, më shumë se të interesohemi për partitë, të interesohemi për vogëlushët tanë. Nëse këta vogëlushë e kanë qytetin më të pastër, atëherë e dimë si do shkojë 14 maji! Nëse këta vogëlushë kanë më shumë hapësira si ‘Meteor’ për të luajtur dhe sheshe pa makina, atëherë e dimë cili është drejtimi i duhur. Nëse këta vogëlushë, falë punës së Redit dhe skuadrës së Bashkisë së Kavajës, kanë çerdhe, kopshte, shkolla, më shumë gjelbërim, më shumë hapësira, më shumë pemë e kënde lodrash, atëherë ju them të gjithëve: Votoni për fëmijët tuaj, jo për partitë! Votoni për familjet tuaja, që ta çojmë gjithnjë e më përpara Kavajën dhe Golemin tonë! Ju falenderoj të gjithëve nga zemra,”- shtoi Veliaj.
erion veliaj fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023
Politike
7 Maj 2023, 18:59
F.M
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar takime me qytetarët e Tiranë të cilëve u ka kërk...
Politike
7 Maj 2023, 18:52
F.M
Edi Rama
RRËSHEN- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Opozitën gjatë takimit që zhvilloi në Rrëshen. Kreu i qeverisë tha ...
Politike
7 Maj 2023, 18:29
F.M
Edi Rama
RRËSHEN- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar vitën e qytetarëve në Rrëshen për kandidatin e PS-së për B...
Politike
7 Maj 2023, 18:22
k.m.
Edi Rama
LAÇ- Kryeministri Edi Rama ka mbështetur Majlinda Carën, kryetaren aktuale të Bashkisë së Kurbinit, e cila rikand...
Politike
7 Maj 2023, 18:13
F.M
Edi Rama
RRËSHEN- Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Rrëshen ku ka kërkuar votën e qytetarëve më 14 maj...
Politike
7 Maj 2023, 17:28
k.m.
Tom Doshi
LEZHË- Takimi i kryetarit të Partisë SocialDemokrate, Tom Doshi me miqtë e biznesmenit Ardian Nikulaj dhe njëkohësi...
Politike
7 Maj 2023, 15:48
k.m.
Gabriel Escobar dhe Aleksandër Vuçiç
TIRANË- Nga parashikimet e panumërta në lidhje me ndikimet e pushtimit rus të U...
Politike
7 Maj 2023, 14:32
I.A
Lindita Metaliaj
LEZHË- Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj ka denoncuar në rrjetet sociale se si urdhërohet punonjës...
Politike
7 Maj 2023, 14:05
I.A
Andrzej Duda
TIRANË- Me ftesë të Presidentit Bajram Begaj, më 10-11 maj 2023, do të zhvillojë një vizitë zyrtare n&...
Politike
7 Maj 2023, 13:45
F.M
Belind Këlliçi dhe efektivi
TIRANË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për bashkinë e Tiranës, Belind K&eum...