Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
‘Fabrika e asfaltit elektoral’, PD çon sërish në SPAK Erion Veliajn
Noka ka kallëzuar edhe Drejtorin e Drejtorisë Nr. 2 të Punëtorëve të Qytetit Herion Rrapaj, si dhe ish-Drejtorin e Drejtorisë së Mirëmbajtjes Elton Kacidhja.
10 Maj 2023, 16:50Nga F.M
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka kallëzuar sërish në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me fabrikën e asfaltit në Krrabë. Në dokumentet shihet se kallëzimi është depozituar me firmë të deputetit Flamur Noka. Ky i fundit, i cili është edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka kallëzuar edhe Drejtorin e Drejtorisë Nr. 2 të Punëtorëve të Qytetit Herion Rrapaj, si dhe ish-Drejtorin e Drejtorisë së Mirëmbajtjes Elton Kacidhja.
"Nisur nga denoncimet publike për të cilat kemi rënë në dijeni javët e fundit lidhur me fenomenin e ashtuquajtur ‘asfalt elektoral’, nga mediat investigative u evidentua në mes të ditës një fabrikë ilegale e prodhimit të asfaltit që i përket Bashkisë Tiranë. Nisur nga këto elementë, po ju paraqesim këtë kallzim për veprat penale të sipërcituara, bazuar në nenet 280 dhe 283 të K.PR.Penale, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallëzimi, dispozitat ligjore penale të caktuara, si dhe analizën juridike dhe indiciet e faktet me anë të të cilave vërtetohet konsumi i veprës penale,"- thuhet në kallëzim.
Denoncimi për asfaltin elektoral është bërë nga emisioni 'Piranjat'. Emisioni denoncoi se Bashkia e Tiranës po shtron asfalt në rrugët e kryeqytetit dhe se fabrika e asfaltit ndodhet në Kërrabë, por nuk disponon leje ndërtimi. Investigimet tregojnë se parcela ku është ndërtuar fabrika është regjistruar si pyll, madje referuar planit vendor të Bashkisë së Tiranës, nuk ka asnjë parashikim për ndërtimin e një fabrike në këtë truall