LIVE UPDATES
Politike

Shit-blerje votash/ “Bashkë Fitojmë” në Memaliaj: Njerëzit po kërcënohen! Po shpërndahen ushqime dhe para me një xhip me targa false

Denoncimi vjen ndaj kryetarit të Njësisë Administrative të Buzit, Fatjon Isufi, ku pretendohet se ka ushtruar aktivitet ilegal në kundërshtim me Kodin Zgjedhor në favor të kandidatit kundërshtar.

10 Maj 2023, 13:18 Nga m.s
Shit-blerje votash/ “Bashkë Fitojmë” në Memaliaj:
Albert Malaj i "Bashkë Fitojmë"

MEMALIAJ: Teksa na ndajnë katër ditë para zgjedhjeve, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë”, Bashkia Memaliaj, ka denoncuar atë që po u bëhet zgjedhësve, për të mos shprehur vullnetin e tyre me votë. Albert Malaj, kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Memaliajn, 

Denoncimi vjen pas ngjarjes që i ndodhi kryetarit të Njësisë Administrative të Buzit, Fatjon Isufi, ku pretendohet se ka ushtruar aktivitet ilegal në kundërshtim me Kodin Zgjedhor në favor të kandidatit kundërshtar.

Në deklaratën për media thuhet se Isufi, me urdhër të deputetit Laert Duraj, ka ushtruar presion tek mbështetësit e Albert Malaj, dhe i ka kërcënuar me ndëprerjen e ndihmës ekonomike në rast se më 14 maj nuk do të votojnë Gjolek Gucin. Jo vetëm kaq, por ka kërcënuar dy pjestarë të shtabit elektoral të kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, që mos të angazhohen në fushatë zgjedhore, pasi do t’i çojë në burg.

Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” akuzon policinë Gjirokastër, se është palë në këtë konflikt, ku pretendohet se ka deformuar qëllimisht faktet dhe rrethanat në të cilën ka ndodhur me të vërtetë skandali në Buz i një dite më parë.

DEKLARATA: 

“Koalicioni opozitar BASHKË FITOJMË po konstaton përditë skandale të njëpasnjëshme të aktivitetit ilegal të strukturave shtetërore në Bashkinë e Memaliaj me qëllimin kryesor presionmin e zgjedhësve dhe deformimin e vullnetit të tyre më 14 maj. Konkretisht dje kemi konstatuar me fakte dhe prova sesi kryetari Njësisë Administrative të Buzit Fatjon Isufi, ka ushtruar aktivitet ilegal në kundërshtim me Kodin Zgjedhor në favor të kandidatit kundërshtar që është edhe për pak ditë në krye të Bashkisë së Memaliajt.

Fatjon Isufi dje me urdhër të deputetit Laert Duraj, ka ushtruar presion tek mbështetësit e kandidatit tonë Albert Malaj dhe i ka kërcënuar me ndëprerjen e ndihmës ekonomike në rast se më 14 maj nuk do të votojnë Gjolek Gucin.

Fatjon Isufi dje ka kërcënuar dy pjestarë të shtabit elektoral të kandidatit tonë që mos të angazhohen në fushatë zgjedhore, pasi do t’i çojë në burg. Administratori i Buzit dje, ka provokuar një situatë konfliktuale gjatë mbërritjes në Buz të kandidatit tonë fitues Albert Malaj. Ky provokim ka pasur sigurisht edhe asistencën e Policisë së Memaliajt me actor kreun e saj Altin Zeqirin. Situata dje ka qenë në prag të konfliktit provokuar nga Fatjon Isufi nën dirigjimin e deputetit Laert Duraj dhe kukullës së tij në Bashkinë e Memaliajt Gjolek Guci.

Shoqërimi në polici i dy pjestarëve të stafit elektoral të kandidatit tonë, është shoqëruar me një reagim të madh prej qytetarëve të Memaliajt të cilët janë okupuar para stacionit Policor duke kërkuar shpjegime dhe denoncuar aktivitetin presionues dhe kërcënues të Fatjon Isufit në zonë me ndërprrje të ndihmës ekonomike familjeve të varfëra. Ndërkohë që Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës sot përmes një deklarate, është bërë palë në këtë konflikt të paprecedentë pasi ka deformuar qëllimisht faktet dhe rrethanat në të cilën ka ndodhur me të vërtetë skandali në Buz i një dite më parë. Deklarata e Policisë së Gjirokastrës, është fund e krye më e pakta një deklaratë e papërgjegjshme, e qëllimshme, dhe aq më keq ka marrë atributin e gjykatës duke thënë se dy aktivistët tanë paskan “kanosur në krye të detyrës Fatjon Isufin kryeadministratorin e Buzit”.

Kjo deklaratë e shpërndarë mediave mëngjesin e sotëm, është më e pakta skandaloze dhe më e shumta vepër penale në ngarkim të kreut të saj Ardian Çipa i cili qëllimisht ka deformuar faktet dhe provat në favor të mos zbardhjes së ngjarjes.

Normalisht që kur në krye të Policisë së Gjirokastrës është Ardian Çipa, i njohur dhe i denoncuar shumë herë nga opozita për shumë afera kriminale në të kaluarën e afërt, nuk ka sesi e vërteta të zbardhet, por të njolloset me fakte të rreme.

Policia e Ardian Çipës në Gjirokastër në vend që të merret me denoncimin e bërë 10 ditë më parë nga kandidati ynë për Bashkinë e Memaliajt për qarkullimin e një xhipi me targa false nën pronësi të administratorit të Krahësit duke shpërndarë ushqime dhe para në këmbim të votës, merret me deklarata të qëllimshme për të shtrembëruar realitetin për të mos thënë që është në sinkron me pushtetin.

Kandidati ynë Albert Malaj ka denoncuar shefit e Stacionit Policor të Memaliajt Altin Zeqirin pasi ky i fundit ka lejuar qarkullimin lirshëm të këtij xhipi me targa false duke kaluar nën hundën e patrullave policore të stacionuara në zonë. Kjo është dëshmi e qartë sesi Policia e Shtetit bëhet palë me pushtetin.

Për sa më lart, Koalicioni BASHKË FITOJMË dhe kandidati për Bashkinë e Memaliajt Albert Malaj, do të vërë në dijeni përfaqësinë e OSBE/ODIHR për të faktuar ngjarjen e plotë, si dhe veprimtarinë ilegale të Fatjon Isufit, Laert Durajt dhe Gjolek Gucit.

Ndërkaq u bëjmë thirrje organizmave ndërkombëtarë të ndërhyjnë sa më shpejt për të qetësuar situatën pasi njerëzit po kërcënohen me bukën e gojës dhe me burg nëse votojnë për kandidatin tonë.

Kandidati dhe deputeti i Rilindjes në Memaliaj, të ndodhur nën panik po ndërmarrin akte të tilla në kushtet kur dyert po u mbyllen nga vetë socialistët e ndershëm. Përgjigja do të jetë ajo që do t’u shkaktojë dhe shpërblejë atyre të gjithë këtë veprimtari ilegale dhe kriminale ndaj zgjedhësve në Memaliaj". /Dosja.al

zgjedhjet memaliaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj