Nën hijen e konflikteve dhe tensioneve globale Turqia mirëpret Samitin e NATO-s / Trump shfaqet optimist për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
“Ato 4 mln euro në vend të ia japin pensionistëve, i lënë në tallava”/ I moshuari në protestë...
Trafikuan 2,4 tonë drogë nëpër Europë, ja cilat janë tre episodet e trafikut ndërkombëtar të d...
"Këto shihen vetëm në kinematë e seksit në Pigal"/ Berisha publikon pamjet: Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi bren...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meksi thekson se Kuvendi ka detyrimin kushtetues të ushtrojë kontroll parlamentar mbi aktin normativ dhe të sqarojë nëse janë përmbushur kushtet e nevojës dhe urgjencës që justifikojnë përdorimin e fondit rezervë.
TIRANË- Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi ka reaguar lidhur me aktin normativ për financimin e koncertit të artistit Kanye West nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, duke kërkuar transparencë dhe verifikim të plotë të ligjshmërisë së kësaj vendimmarrjeje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meksi thekson se Kuvendi ka detyrimin kushtetues të ushtrojë kontroll parlamentar mbi aktin normativ dhe të sqarojë nëse janë përmbushur kushtet e nevojës dhe urgjencës që justifikojnë përdorimin e fondit rezervë.
Sipas saj, qytetarët kanë të drejtë të marrin një shpjegim të qartë nëse fondet publike janë përdorur në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Ajo nënvizon se transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i ligjit janë parime themelore të administrimit të financave publike dhe të ruajtjes së besimit të qytetarëve te institucionet.
Postimi i plotë:
"Nisur nga lajmet e publikuara në media dhe nga publikimi i aktit normativ lidhur me financimin e koncertit të artistit Kanye West me fondin rezervë të buxhetit të shtetit, konsideroj se është detyrim i Kuvendit të ushtrojë kontrollin e tij kushtetues dhe parlamentar mbi këtë vendimmarrje.
Qytetarët kanë të drejtë të marrin një shpjegim të qartë nëse janë përmbushur kushtet e "nevojës" dhe "urgjencës" për nxjerrjen e këtij akti normativ, si dhe nëse përdorimi i fondit rezervë është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i ligjit janë parime themelore të administrimit të financave publike dhe kushte të domosdoshme për ruajtjen e besimit të qytetarëve te institucionet.
Kuvendi, si organi që ushtron kontrollin parlamentar dhe shqyrton/miraton aktet normative të Këshillit të Ministrave, ka përgjegjësinë të verifikojë nëse, në këtë rast, janë respektuar kërkesat kushtetuese dhe ligjore për nxjerrjen e aktit normativ, si edhe kriteret që rregullojnë përdorimin e fondit rezervë të buxhetit të shtetit.
Publikimi i këtij akti e bën edhe më të domosdoshëm një sqarim institucional mbi bazën kushtetuese dhe ligjore të kësaj vendimmarrjeje, si dhe mbi arsyet që justifikojnë përdorimin e fondit rezervë. Një shqyrtim i plotë, transparent dhe objektiv është thelbësor për të garantuar ligjshmërinë, mbrojtjen e interesit publik dhe forcimin e besimit të qytetarëve në administrimin e fondeve publike. Në një shtet të së drejtës, çdo përdorim i fondeve publike duhet të jetë jo vetëm i ligjshëm, por edhe i arsyetuar, proporcional dhe në funksion të interesit publik.
Vetëm një shqyrtim serioz, transparent dhe të bazuar në Kushtetutë dhe ligj garanton se çdo vendimmarrje që prek fondet publike i shërben interesit të qytetarëve, forcon besimin te institucionet demokratike dhe mbron parimet e shtetit të së drejtës", shkruan Meksi./Dosja.al
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi qeveria dha 4 milonë euro ...
Pamje TURQI- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara, ku është pritur në një ceremoni...
TIRANË- Në një video të xhiruar mes skelave dhe pluhurit të kantierit në arenën e përkohshme “Eagle Stadium...
Hoxha dhe Anand TURQI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ndodhet në Ankara të Turqisë ku po mb...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se në Shqipëri po nderohen figura që, sipas tij, lidhen me krimet ...
Kanye West dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pasi qarkulloi lajmi se qeveria shqiptare ka shpenzuar 50 milionë...
Sali Berisha TIRANË- Një videodenoncim i publikuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sjellë në qendë...
Foto ilustruse ITALI- Media italiane “Rivista Studio” i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në vend, duke u ndal...
Foto ilustruse KOSOVA- Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë të gjitha ankesat lidhur me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të pa...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një video, në të cilën shfaqen komentet fyese dhe mallkimet që ...