Nën hijen e konflikteve dhe tensioneve globale Turqia mirëpret Samitin e NATO-s / Trump shfaqet optimist për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
“Ato 4 mln euro në vend të ia japin pensionistëve, i lënë në tallava”/ I moshuari në protestë...
Trafikuan 2,4 tonë drogë nëpër Europë, ja cilat janë tre episodet e trafikut ndërkombëtar të d...
"Këto shihen vetëm në kinematë e seksit në Pigal"/ Berisha publikon pamjet: Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi bren...
Nga ai terren, kreu i qeverisë, edhe pse këmbënguli se bëhej fjalë për një event të “organizuar tërësisht nga grupi privat”, deklaroi se “shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë” duke paguar 4 milionë euro.

TIRANË- Në një video të xhiruar mes skelave dhe pluhurit të kantierit në arenën e përkohshme “Eagle Stadium” në Kashar, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u shfaqën të entuziazmuar teksa inspektonin punimet e ngritjes së stadiumit për koncertin e reperit kontrovers amerikan, Kanye West.
Nga ai terren, kreu i qeverisë, edhe pse këmbënguli se bëhej fjalë për një event të “organizuar tërësisht nga grupi privat”, deklaroi se “shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë” duke paguar 4 milionë euro.
Rama e justifikoi financimin prej 400 milionë lekësh [4.2 milionë euro] duke pretenduar se “nëse (koncerti) mbetej i parealizuar do ishte një mundësi më pak për ekonominë e qytetit”.
Paratë ndërkohë u kaluan përmes një Akti Normativ të miratuar në datën 6 korrik dhe të publikuar në Fletoren Zyrtare me datë 7 korrik, i cili citon si bazë ligjore Nenin 101 të Kushtetutës për nevoja urgjente. Një nen që, referuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, mund të përdoret vetëm në raste emergjencash të argumentuara dhe provuara mirë.
Sipas relacionit shpjegues që shoqëron Aktin Normativ, qeveria e justifikon nevojën e angazhimit të fondeve publike me argumentin se gjendet përballë një eventi artistik me “përmasa të tilla që ndikon në mënyrë të theksuar në imazhin e vendit”.
Qeveria rreket gjithashtu që ta justifikojë kriterin e urgjencës për Aktin Normativ me faktin se koha normale e procesit ligjvënës nuk do të zgjidhte dot “problemin e menjëhershëm të rrezikut që koncerti i Kanye West të mos zhvillohet”.
Koncerti i West nga ana tjetër ishte lajmëruar nga vetë Rama muaj më parë, në fund të prillit, dhe deri së fundmi, qeveria shqiptare, përfshirë Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit mohuan kategorikisht përdorimin e parave publike.
“Është e rëndësishme të theksohet se për këtë projekt nuk ka fonde buxhetore të angazhuara shtesë,” thuhej në përgjigjen zyrtare që MTKRS i dërgoi BIRN më 23 qershor.
Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike e kritikoi ashpër aktin si shkelje të ligjit, duke e cilësuar atë nul dhe pa vlerë. “Një Kuvend legjitim nuk do ta miratonte kurrë këtë Akt Normativ,” tha Preçi për BIRN.
Edhe Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare i tha BIRN se akti në fjalë ishte në shkelje të Kushtetutës.
“Sigurisht që po keqpërdoret Kushtetuta”, tha Xhemollari, duke vënë në dukje se shuma e shpenzuar pa transparencën qoftë minimale, tregonte se qeveria nuk kishte reflektuar ndaj protestave që zhvillohen prej mbi 37 ditësh në kryeqytet.
I pyetur nga BIRN përmes një mesazhi në aplikacionin WhatsApp, ministri Gonxhja refuzoi të përgjigjej.
“Çfarë jam unë, sekretari juaj?!”, tha Gonxhja, duke i kërkuar medias të “zbatonte ligjin”, edhe pse nuk ka ndonjë ligj që rregullon kërkesat për koment.
Keqpërdorimi i konceptit të emergjencës
Zgjedhja e qeverisë shqiptare për të mbështetur financiarisht koncertin e reperit vjen në një kohë kur artisti është një figurë tejet kontraverse në arenën ndërkombëtare. Gjatë viteve të fundit, ai është përballur me kritika të ashpra dhe një bojkot të gjerë pas një sërë deklaratash publike me përmbajtje antisemite, ndarjes së teorive konspirative dhe gjuhës së urrejtjes.
Së fundmi atij iu ndalua të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të komenteve antisemitike dhe një kënge që publikoi me titull “Heil Hitler”; paraqitja e tij e planifikuar në një festival në Londër u anulua dhe po ashtu u anuluan koncerte të ngjashme përfshi një të tillë të planifikuar në Itali.
Deri sëfundmi, Rama dhe vartësit e tij u janë përgjigjur kritikave për mbështetjen e West dhe qëndrimeve të tij duke këmbëngulur se eventi ishte privat. Por vendimi i qeverisë dhe përdorimi i fondit të emergjencës ngre pikëpyetje për mbështetjen.
Ndërkohë, edhe akti normativ që financon koncertin ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si qeveria i interpreton “emergjencat”. Zef Preçi thekson se asnjë jurist apo ekonomist nuk mund ta justifikojë brenda kornizës ligjore financimin e një aktiviteti komercial.
Ai saktëson se fondi rezervë është dizajnuar ekskluzivisht për situata të jashtëzakonshme: katastrofa natyrore, rreziqe të sigurisë kombëtare, apo emergjenca të papritura të shëndetit publik.
“Fondi nuk përdoret për shpenzime rutinë ose politika afatgjata zhvillimi,” argumenton Preçi, duke vënë në dukje se rasti i koncertit bie ndesh me çdo kufizim që legjislacioni shqiptar i vendos përdorimit të këtyre parave.
Nga ana e tij, Xhemollari ngre shqetësimin se paratë po shpërdoroheshin. Duke u ndalur tek fatura prej 4.2 milionë eurosh, aktivisti Rigels Xhemollari vëren se kjo shumë mund të ishte përkthyer në investime jetike publike, si një shkollë e re, një spital, ose blerja e 30 autobusëve elektrikë për Tiranën – qytetin me transportin publik ndër më të vjetëruarit në Europë.
Për Xhemollarin, justifikimi i kryeministrit ngre dyshime se e vetmja “emergjencë” reale pas këtij akti ishte dështimi në shitjen e biletave dhe fushata e dobët e marketingut. Sipas tij, në mungesë të një preventivi transparent nga institucionet, kjo gropë financiare e organizatorëve po kompensohet me taksat e qytetarëve, duke e vendosur kryeministrin thjesht në “rolin e kontraktorit të Kanye West”./Reporter.al
Hoxha dhe Anand TURQI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ndodhet në Ankara të Turqisë ku po mb...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se në Shqipëri po nderohen figura që, sipas tij, lidhen me krimet ...
Kanye West dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pasi qarkulloi lajmi se qeveria shqiptare ka shpenzuar 50 milionë...
Sali Berisha TIRANË- Një videodenoncim i publikuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sjellë në qendë...
Foto ilustruse ITALI- Media italiane “Rivista Studio” i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në vend, duke u ndal...
Foto ilustruse KOSOVA- Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë të gjitha ankesat lidhur me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të pa...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një video, në të cilën shfaqen komentet fyese dhe mallkimet që ...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku tregon se prej d...
Riho Terras KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha se e ardhmja e Prishtinës është n&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një inspektim në stadiumin “Eagle Stadium”, ku pritet të mbahet koncert...