Nën hijen e konflikteve dhe tensioneve globale Turqia mirëpret Samitin e NATO-s / Trump shfaqet optimist për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 7 Korrik, 19:03 “Qeverisemi ...
Trafikuan 2,4 tonë drogë nëpër Europë, ja cilat janë tre episodet e trafikut ndërkombëtar të d...
"Këto shihen vetëm në kinematë e seksit në Pigal"/ Berisha publikon pamjet: Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi bren...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet të mërkurën paradite për ta bërë certifikimin e rezultateve, njoftoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i komisionit, Valmir Elezi.
KOSOVA- Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë të gjitha ankesat lidhur me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, duke hapur rrugën për certifikimin e tyre zyrtar dhe nisjen e procesit të themelimit të institucioneve të reja për t’i dhënë krizës pothuajse dyvjeçare politike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet të mërkurën paradite për ta bërë certifikimin e rezultateve, njoftoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i komisionit, Valmir Elezi.
“Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, tha Elezi.
Ato do të certifikohen gati dy javë pasi KQZ-ja i shpalli rezultatet përfundimtare.
Sipas rezultateve përfundimtare, partia në pushtet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), i ka fituar 47.13% të votave, apo 53 vende në Kuvendin me 120 sosh.
Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka fituar 19.44%, apo 22 ulëse; Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 16.69% , apo 18 ulëse; dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 6.74%, apo shtatë ulëse.
Çfarë tani?
Tani që u hodhën poshtë ankesat, komisioni zgjedhor do t’i certifikojë rezultatet nesër deri në mesditë, duke i hapur rrugën nisjes së procesit të themelimit të institucioneve të reja.
Nga praktikat e kaluara, seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është thirrur zakonisht rreth tri ditë pas certifikimit të rezultateve.
Duke parë numrin e ulëse të fituara, partia në pushtet nuk pritet ta ketë telash formimin e Qeverisë, për çka nevojiten 61 vota në Kuvendin me 120 ulëse.
Por, ajo nuk do t’i ketë votat për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, një çështje që ka shkaktuar krizë politike këtë vit.
Nevojitet prania e 2/3 të deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.
Dështimi i partive për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit çoi në shpërndarjen e Kuvendit në fund të prillit - më pak se tre muaj pas konstituimit të tij - dhe në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 7 qershor.
Deri tani partitë politike nuk kanë mbajtur bisedime për një marrëveshje të mundshme për presidentin.
Një dështim i radhës për të arritur pajtueshmëri për këtë post kryesisht ceremonial, mund të çojë në një palë zgjedhjesh të tjera të parakohshme – që do të ishin të katërta brenda dy vjetësh./REL
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një video, në të cilën shfaqen komentet fyese dhe mallkimet që ...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku tregon se prej d...
Riho Terras KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha se e ardhmja e Prishtinës është n&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një inspektim në stadiumin “Eagle Stadium”, ku pritet të mbahet koncert...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka publikuar pamjet e asaj që është duke ndodhur në godin&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se në vitin 2014 rrëzoi planet e ngri...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në kohën kur ishte në qeveri, kishte hartuar nj&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke iu referuar librit “Albanian Files” akuzoi kryeministin ...
Gjykata e Posaçme TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, e cila kërkoi shtyrjen e p...
Erion Veliaj TIRANË- Pas kërkesës së Ajola Xoxës për pezullimin e shqyrtimit gjyqësor, SPAK deklaroi se nëse ...