LIVE UPDATES
Politike

“Emocionet janë më të forta kur voton në Ambasadë!" Votimet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, ja përjetimet e emigrantëve

. Sabri Tahiri punon për Bankën Botëore dhe prej 15 vitesh jeton në Uashington. E shtuna e gjeti atë në mjediset e Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin amerikan, ku votoi për zgjedhjet e përgjithshme. Për herë të parë, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kishin mundësi të votonin në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në vendet përkatëse.

9 Shkurt 2025, 15:21 Nga M.B
“Emocionet janë më të forta kur voton në
Foto ilustruese

KOSOVA- Në këto zgjedhje, për herë të parë votuesit në diasporë patën mundësi të votojnë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dje është votuar në 43 qendra, në 16 Ambasada dhe 14 Konsullata në 19 vende të ndryshme. Numri i përgjithshëm i shtetasve të regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike është 20,324.

Zëri i Amerikës përcolli votimet në mjediset e Ambasadës së Kosovës në Uashington dhe bisedoi me disa votues mbi përshtypjet dhe pritshmëritë e tyre. Sabri Tahiri punon për Bankën Botëore dhe prej 15 vitesh jeton në Uashington. E shtuna e gjeti atë në mjediset e Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin amerikan, ku votoi për zgjedhjet e përgjithshme. Për herë të parë, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kishin mundësi të votonin në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në vendet përkatëse.

“Emocionet janë më të forta kur voton në Ambasadë”, thotë votuesi Tahiri për Zërin e Amerikës.

“Votën e shoh si detyrim”, thekson ai ndërsa shton se përmbushja e këtij detyrimi “në shtëpinë e shtetit tënd, është emocion më i fortë”.

Votuesja Fatlinda Gashi, e cila ndodhet në Uashington përkohësisht në kuadër të një programi të Korporatës Ndërkombëtare Financiare, thotë se procesi i votimit në Ambasadë ishte i lehtë dhe i shpejtë.

“Gjithçka shkoi ashtu siç duhet. Po ndihem si me qenë në Kosovë, domethënë si në shtëpinë time”, thotë ajo.

Votuesi Florent Sahiti, i cili jeton në Uashinton prej gjashtë vitesh, tha se përvoja e tij në këto zgjedhje ishte shumë më ndryshe krahasuar me atë të para katër viteve.

“Herën e kaluar nuk munda të votoj fare, sepse jam vonuar pak në procedura dhe mbeta pa votuar. Por tani procesi është bërë shumë më i thjeshtë”, thotë zoti Sahiti për Zërin e Amerikës.

Procesin e lavdëruan edhe Jeta Abazi Gashi, e cila është pjesë e programit ‘Fullbright’ në Universitetin ‘George Washington’ dhe bashkëshorti i saj, Qëndrim Gashi, Ish-Ambasador i Kosovës në Francë.

“E ka njëfarë kënaqësie kjo puna e votimit, sepse të bën që ta vlerësosh demokracinë dhe rëndësinë që e ka qytetari për të kontribuar në demokraci”, thotë zonja Abazi-Gashi.

“Shpresoj që të gjithë ata që nuk janë regjistruar kësaj here, herën e ardhshme të mund të regjistrohen dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme që qytetarët të flasin sa herë që ka zgjedhje, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet në vitet në vijim”, shtoi zoti Gashi.

Për disa nga votuesit me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës, siguria ishte çështja kryesore.

“Jemi në një botë që po ndërron”, thotë votuesi Tahiri. “Siguria më duket se do të bëhet çështja më e rëndësishme për të paktën disa vitet e ardhshme”, thekson zoti Tahiri.

“Lufta, aneksimi i territoreve në Ukrainë, konfliktet në Lindjen e Mesme, pastaj njëfarë rivijëzimi i shteteve të ndryshme dhe madje çarjet ndërmjet shteteve në perëndim bëjnë që këto zgjedhje për ne, si shtet që varet bukur shumë nga siguria, mbrojtja, ombrella e sigurisë rajonale ndërkombëtare, të kenë një peshë shumë më të madhe”, thotë ish-Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

Të tjerë mendojnë se mirëqenia e qytetarëve është thelbësore.

“Unë kisha pritur që si grua të ketë më shumë gra të zgjedhura. Fushat e tjera, ekonomia, qytetarët janë ankuar për çështjen e rrymës, ujit, tema të ndryshme sociale”, thotë votuesja Jeta Abazi Gashi.

Pritshmëri të ngjashme ka edhe votuesi Florent Sahiti i cili uron që edhe Kosova “të përparojë si vendet e tjera”.

“Pres të jetë më mirë sidomos për stabilitetin politik dhe gjithashtu një zhvillim ekonomik më i begatë”, thekson votuesja Fatlinda Gashi.

Përveç Ambasadës në Uashington, shtetasit e Kosovës që jetojnë në Shtetet e Bashkuara patën mundësi të votojnë edhe në Konsullatën e vendit në qytetin e Nju Jorkut./ VOA

kosova

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari