LIVE UPDATES
Politike

"Fitorja e Trump ishte mrekulli", Berisha: Presidenti amerikan i ka ndaluar kukullës së Soros, Blinken të futet në çdo ndërtese federative

Kryedemokrati tha se Rama dhe Soros bashkëpunuan për të krijuar një Shqipëri pa opozitë.

9 Shkurt 2025, 14:57 Nga r.ll
"Fitorja e Trump ishte mrekulli", Berisha: Presidenti amerikan i ka
sali berisha

ITALI- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me shqiptarët e Italisë tha se një rrezik tjetër për Shqipërinë është sipas tij beteja kundër familjes. 

Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama solli në Kuvend ligji të frymëzuar nga Xhorxh Soros për të krijuar atë që ai e quajti "ferma e grave". Kryedemokrati tha se Rama dhe Soros bashkëpunuan për të krijuar një Shqipëri pa opozitë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka cilësuar si mrekulli fitoren e presidentit amerikan Donald Trump dhe tha se kjo ishte fitore e një rëndësie të madhe. Lideri i opozitës tha se Trump në vendimet e tij të para dënoi dhe ndaloi censurën. Ai përshëndeti po ashtu vendimin e presidentit të SHBA për t'i ndaluar hyrjen ish-sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në çdo ndërtesë federative. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Cili është rreziku tjetër i tretë për Shqipërinë? Ekstremizmi i majtë. Në Shqipëri, filloi beteja kundër familjes. Në Shqipëri, filloi numeritimi i prindërve. Në Shqipëri, Edi Rama, i frymëzuar nga monstra e njerëzimit, Xhorxh Soros, solli në parlament ligjin për të krijuar fermat e grave, për të lindur fëmijët e askujt. Ju mund t’u duken habi, por këto janë realitet në Shqipëri.
Edi Rama e shndërroi Shqipërinë në kopshtin e Xhorxh Sorosit, armikut të egër jo vetëm të kombit shqiptar, por edhe të njerëzimit.

Të dashur miq, ne qëndruam. U përpoqën të na shfarosin. U përpoqën për një Shqipëri pa opozitë, u përdor gjithë pushteti i narkoshtetit shqiptar, por e vërteta edhe pushteti i monstrës së njerëzimit, Xhorxh Soros dhe mafies së tij. Mirëpo ne e dinim se Shqipëria pa opozitë nuk duhet të ekzistojë. Kishim qenë ne pa opozitë, e kishim provuar se çfarë ishte Shqipëria pa opozitë. Nata më e keqe e një kombi. Ndaj dhe nuk u dorëzuam. Ndaj dhe me besim të madh shkojmë drejt fitores.

Por, një gjë duhet ta pranojmë. Ka gjëra tokësore, ka edhe gjëra hyjnore. Dhe në këtë kontekst, dy mrekulli sa tokësore dhe aq hyjnore ndodhën. Mrekullia e parë e madhe ishte fitorja e Donald Trump në SHBA. Një mik i imi amerikan, që ka një radio, të nesërmen e kësaj fitoreje, shkroi se mrekullia për Amerikën ndodhi. Iu përgjigja, mrekullia për gjithë botën ndodhi.
Kështu që ne mbrojtëm ato vlera që janë vlera bazë, themelore për njerëzit e lirë. Dhe kjo fitore ishte e një rëndësie të madhe. Miq, ekstremi i majtë në SHBA ishte rreziku më i madh pas Luftës së Dytë Botërore që iu kanos njerëzimit.

Se ky ekstrem po marshonte me flamurin dhe fuqinë e vendit të madh të lirisë. Filloi të lavdërohej censura. Por çdo njeri i lirë e ka të qartë se aty ky fillon censura, aty fillon diktatura. Dhe unë jam gëzuar shumë kur në një nga aktet e para, Donald Trump dënoi dhe ndaloi censurën. Censura atje do të thoshte terr për këdo. Pra, kjo ishte mrekullia e fitores së Donald Trump. Dekretoi dy gjini. Dhe unë u jap fjalën ju se desorosifikimi i Shqipërisë është një nga prioritetet tona më të mëdha.
Por miq e keni marrë vesh lajmin, mbrëmë presidenti Donald Trump i ka ndaluar kukullës së Sorosit, Antony Blinken të futet në çdo ndërtesë federative. STOP! I pabesë. Organizoi kurthe, letra dhe gjëra të tjera për të mashtruar kombin e tij amerikan. Detyrën që mori si Sekretar i Shtetit më të madh, përfundoi në sekretar shteti të Sorosit. Sekretar i Xhorxh Sorosit. E përshëndesim këtë vendim.

donald trump sali berisha ne rome

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari