LIVE UPDATES
Politike

"Duhet t’i dalim zot vendit me protesta"/ Berisha: Çdo intelektual i vërtetë duhet të shpallë armiqësi ndaj këtij regjimi

Gjatë fjalës së tij përpara pedagogëve, Lideri i opozitës kritikoi ashpër rënien dramatike të numrit të nxënësve, duke paralajmëruar se Shqipëria po shuhet para syve tanë.

7 Mars 2026, 12:52 Nga E. D
"Duhet t’i dalim zot vendit me protesta"/ Berisha: Çdo
Sali Berisha 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se çdo intelektual i vërtetë duhet të shpallë armiqësi ndaj këtij regjimi dhe të angazhohet në mbrojtje të interesit publik përmes protestave dhe veprimit qytetar. Gjatë fjalës së tij përpara pedagogëve, Lideri i opozitës kritikoi ashpër rënien dramatike të numrit të nxënësve, duke paralajmëruar se Shqipëria po shuhet para syve tanë.

Gjithashtu Berisha u shpreh se intelektualët nuk duhet të jenë pjesë e “shumicës së heshtur”, pasi sipas tij, është baza e çdo regjimi çnjerëzor. Në fund, Kryedemokrati u bëri thirrje studentëve, qytetarëve dhe mësuesve të mobilizohen për të kundërshtuar qeverinë. 

"Por, miqtë e mi, Ernest Heminguej ka shkruar njëherë se shkrimtari duhet të luftojë me pendë, por duhet të luftojë edhe me pushkë dhe këtë deklaratë e bëri në një kongres të shkrimtarëve amerikanë. Unë nuk mendoj dhe nuk besoj dhe jam kundër luftës me pushkë në këto kushte. Por ka një kusht të të gjitha kushteve, që çdo intelektual i vërtetë duhet të shpallë armiqësi ndaj këtij regjimi. Kemi humbur në 11 vite 49 përqind të të gjithë nxënësve parauniversitare. Pa mendoni pak me këto ritme ku do jemi pas 11 vitesh?

Shqipëria po shuhet para syve tanë dhe ne po sodisim. Dhe kjo është ikje me familje. Kur nxënësit janë kaq, imagjinoni ju sa janë prindërit e tyre. Ne mund të rreshtojmë bashkë qindra probleme të këtij regjimi. Mund të paraqesim këtu të gjitha alternativat e zgjidhjes, por të gjitha këto mbeten fjalë sa kohë qëkëta janë në pushtet.
Dhe çdo ditë që kalon, vendi shkon poshtë e më poshtë. Vijmë tani tek thelbi ynë. Cili është thelbi i një intelektuali? Thelbi i një intelektuali është mbrojtja e interesit publik. Intelektuali nuk duhet të bëhet kurrë anëtar i shumicës së heshtur. Nuk duhet t’i lejojë vetes të jetë anëtar i shumicës së heshtur sepse shumica e heshtur është shtrati i çdo regjimi çnjerëzor.

Por, të vetmit që nuk i takon të jetë anëtar i shumicës së heshtur është intelektuali sepse ai i njeh problemet.
Ti nuk mund të akuzosh një njeri që nuk po reagon ndaj një grushti shteti sepse nuk je i sigurt që ka kulturën e duhur për të parë apo jo nëse është veprim antikushtetues. Por intelektuali po, njeriu i dijes po. Dhe ju them një gjë, Albert Ajnshtajni me të drejtë ka thënë, për intelektuali rreziku i konformizmit është më i madh se rreziku nuklear. Ndaj dhe sot kërkohet zgjidhje. Dhe zgjidhja është një përpjekje e përgjithshme e intelektualëve, e studentëve, e nxënësve kundër këtij regjimi. Do u tregoj një gjë. Dy muaj më parë, në Bullgari, një javë rresht protesta. Qeveria dha dorëheqjen. Po pse e dha dorëheqjen? E dha dorëheqjen se ka një kod. Në qoftë se populli të akuzon për vjedhje, ti nuk ke alternativë tjetër vetëm t’i provosh që nuk ke vjedhur.

Na akuzuan në vitin 1997 për vjedhje të parave të piramidave. Absolutisht ky ka qenë motivi kryesor që ne dorëzuam pushtetin. U thashë bashkëpunëtorëve të mi, gjersa njerëzit janë të bindur që i kemi marrë paratë, që nuk i kemi marrë, por kjo duhet të provohet. Duhet t’u provojmë shqiptarëve se nuk kemi prekur një qindarkë nga paratë e tyre. Pra, rregullat e demokracisë janë të tilla. Në Tiranë, superskandale, dhe po të mos ishte protesta, ne do ishim një komb i poshtëruar. Po kjo qeveri kërkon angazhimin masiv të qytetarëve. Është tejkaluar, është bërë banale kjo, vija e kuqe, vija e kuqe, por në fakt është tejkaluar çdo vijë e kuqe me të. Në fakt, ose duhet t’i dalim zot jo me armë, me protestë. Ndaj dhe ne, në qoftë se ne shpallim armiqësi ndaj kësaj qeverie dhe jo të themi qeveria jonë, armikja jonë është kjo, sepse këtë qëndrim që mban kjo, nuk e mban një pushtues," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha 

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit