All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Drejtësi me regji!" PD: SPAK ndaloi Berishën për 333 ditë pa asnjë provë ligjore, dhe nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama 

Vangjeli tha se drejtësia është kthyer në një instrument politik kundër opozitës dhe kundërshtarëve të Kryeministrit Edi Rama.

5 Korrik 2025, 11:18 Nga M.B
"Drejtësi me regji!" PD: SPAK ndaloi Berishën për 333
Genta Vangjeli
All - Paragraf - 1

TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklaratë ku tha se dosja ‘Partizani’ është një nga shembujt më flagrant të standartit të dyfishtë dhe drejtësisë së kapur, sipas saj nga pushteti ekzekutiv. Vangjeli tha se drejtësia është kthyer në një instrument politik kundër opozitës dhe kundërshtarëve të Kryeministrit Edi Rama.

Ajo shtoi se SPAK arrestoi liderin e opozitës Sali Berisha i cili u mbajt në arrest për 333 ditë pa asnjë provë ligjore ndërsa nuk heton asnjë skandal sipas saj, ku është i përfshirë Rama.

"Srejtësia me regji: mbyll sytë ndaj firmës së Edi Ramës të përsëritur 8 herë në dosjen ‘Partizani’, ndërsa Berisha nuk ka asnjë; hesht për faktin që 4100 m2 tokë e dhuruar për gjimnaz publik po shfrytëzohet sot si biznes privat nga Carlo Bollino me bekimin e Edi Ramës dhe 4 VKM-ve të tij; nuk heton ‘investimet strategjike’ me të cilat Rama ka ndarë Shqipërinë si pronë personale të trashëguar; nuk reagon ndaj inceneratorit që nuk ekziston dhe vijon të vjelë paratë e shqiptarëve; myll sytë për aferën McGonigal; hesht për 34 mijë m2 tokë bregdetare në emër të familjarëve të KM në Gjirin e Gjipesë dhe nuk reagon as për provat e dokumentuara me zë e figurë për farsën zgjedhore të 11 Majit", tha ajo.

Gjithashtu ajo shtoi se Partia Demokratike nuk do të ndalojë së denoncuari çdo shkelje të ligjit dhe çdo akt që përdor drejtësinë si armë politike.

Sipas saj, drejtësia e kapur nuk do të ndalë dot të vërtetën dhe nuk do të ndalë dot llogaridhënien dhe as betejën e tyre për një Shqipëri demokratike, europiane dhe të drejtë për të gjithë qytetarët.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Dosja ‘Partizani’ është një nga shembujt më flagrant të standartit të dyfishtë dhe drejtësisë së kapur nga regjimi ‘Ramaduro’, e cila është kthyer në një instrument politik kundër opozitës dhe kundërshtarëve të KM Edi Rama.

SPAK arrestoi liderin historik të opozitës Prof.Dr. Sali Berisha i cili u mbajt në arrest për 333 ditë pa asnjë provë ligjore.

Po ashtu, prej 551 ditësh mbahet në arrest profesor Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD, për çfarë…

Sepse, ashtu si 570 000 qytetarë të tjerë shqiptarë, iu kthye prona e tij dhe e zhvilloi atë duke respektuar ligjin, duke paguar çdo detyrim, duke kontribuar për komunitetin me ndërtimin e kopshtit, çerdhes, sistemimin e 42 familjeve informale, si dhe duke dhuruar 4100m2 tokë për ndërtimin e një gjimnazi publik.

Nga ana tjetër, drejtësia me regji:

• Mbyll sytë ndaj firmës së Edi Ramës të përsëritur 8 herë në dosjen ‘Partizani’, ndërsa Berisha nuk ka asnjë…

• Hesht për faktin që 4100 m2 tokë e dhuruar për gjimnaz publik po shfrytëzohet sot si biznes privat nga Carlo Bollino me bekimin e Edi Ramës dhe 4 VKM-ve të tij;

• Nuk heton ‘investimet strategjike’ me të cilat Rama ka ndarë Shqipërinë si pronë personale të trashëguar;

• Nuk reagon ndaj inceneratorit që nuk ekziston dhe vijon të vjelë paratë e shqiptarëve;

• Mbyll sytë për aferën McGonigal;

• Hesht për 34 mijë m2 tokë bregdetare në emër të familjarëve të KM në Gjirin e Gjipesë;

• Nuk reagon as për provat e dokumentuara me zë e figurë për farsën zgjedhore të 11 Majit.

Dokumenti i publikuar së fundmi nga avokati i z. Berisha, tregon qartë se organet e drejtësisë veprojnë me urdhra politikë: Spak harton një urdhër për ekzekutimin e vendimit gjyqësor një ditë përpara se gjykata vetë të merrte vendimin.

Partia Demokratike nuk do të ndalojë së denoncuari çdo shkelje të ligjit dhe çdo akt që përdor drejtësinë si armë politike.

Drejtësia e kapur nuk do të ndalë dot të vërtetën.

Ajo nuk do të ndalë dot llogaridhënien dhe as betejën tonë për një Shqipëri demokratike, europiane dhe të drejtë për të gjithë qytetarët.

genta vangjeli

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më