Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pavarësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe takimeve të presidentes Vjosa Osmani me liderët partiakë edhe kjo seancë e Kuvendit duket të jetë e njëjtë dhe pa zgjidhje.
KOSOVË- Sot për të 42-në herë do të mbahet seanca në tentativë për konstituimin e Kuvendit. Pavarësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe takimeve të presidentes Vjosa Osmani me liderët partiakë edhe kjo seancë e Kuvendit duket të jetë e njëjtë dhe pa zgjidhje. Derisa Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, partitë tjera po konsiderojnë se Haxhiu nuk është unifikuese.
PDK dhe AAK ka kërkuar nga LVV ta ndërrojë kandidaten, ndërsa nga LDK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë asnjë emër të LVV për kryetare të Kuvendit. Ndërkaq, një ditë më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një deklaratë për media lidhur me ngërçin politik në vend ka folur për mënyrën e votimit në Kuvendin e Kosovës. Osmani deklaroi se votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi, por kërkohet konsensusi i deputetëve.
“Votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi, megjithatë për të kërkohet konsensusi i deputetëve. Kjo nënkupton që duhet të ketë votë, vendim të seancës para se të shkohet te një mënyrë e tillë. Ky është interpretimi i ekipit tonë ligjor, por nuk do të thotë se të tjerët pajtohen me të”, tha Osmani.
Presidentja Osmani tutje theksoi se nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja atëherë do t’i drejtohet Gjykatës me një kërkesë për sqarim për pasojat juridike.
“Kur diçka është e detyrueshme në aspektin kushtetuese kjo do të thotë se moskryerja e këtij detyrimi nuk ec pa pasoja, pra do të ketë pasoja juridike… nuk është që ne mund të presim që Gjykata do të thotë mirë pas 30 ditësh vazhdoni njësoj, takohuni çdo dy ditë dhe mos bëni asgjë”, tha ajo.
Presidentja tutje shtoi se partitë kryesore kanë ende qëndrime diametralisht të kundërta, por nuk do të thotë se brenda afatit nuk do të ketë afrim.
Donal Trump TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale një postim të Shtëpisë ...
Ermal Dredha dhe Edi Rama VLORA- Një takim me dyer të mbyllura, i mbajtur të enjten në bashkinë e Vlorës nga kryeministr...
Foto ilustruese TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan s...
pamje nga festa KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar pamje nga festa për pavarësinë e Shteteve të B...
foto ilustruese DURRËS- Ka përfunduar proçesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve 11 majit për qarkun e Durrësi...
Selia e PD TIRANA- Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të ketë në dispozicion pamjet fil...
Giorgia Meloni TIRANA- Media zvicerane "NZZ" ka bërë një analizë lidhur me marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrant...
Agim Kajmaku VLORË- Ish-kryetari i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku, i cili u shkarkua në vitin 2019 pas zbatimit të ligjit të dek...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, ka bërë një deklaratë lidhur me në landfillin ...
Elisa Spiropali TIRANË- Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka publikuar në rrjete sociale një video-mesazh pas mbylljes së legj...