LIVE UPDATES
Politike

"Rama ka vjedhur 90 përqind të 67 miliardë eurove"/ Berisha: Moti i keq ua shembi rrugët e florinjta, kurse skarpatat e ndërtuara në kohën tonë nuk lëvizën

Gjatë fjalës së tij në protestën e mbajtur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend në botë që në një hark kohor 7-vjeçar ka shpenzuar 400 milionë euro për djegësin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

24 Nëntor 2025, 19:27 Nga E.d
"Rama ka vjedhur 90 përqind të 67 miliardë eurove"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka vjedhur 90 përqind të 67 miliardë eurove. Gjatë fjalës së tij në protestën e mbajtur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend në botë që në një hark kohor 7-vjeçar ka shpenzuar 400 milionë euro për djegësin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

Kryedemokrati tha se AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës, në të cilin baxhanaku i tij ka fituar me dhjetëra tendera. Në fund, Berisha tha se moti i keq shembi rrugët e "florinjta", kurse rrugët e ndërtuara në kohën kur ai ishte në pushtet nuk lëvizën. 

"Të dashur miq, këto ditë Shqipëria është e ngërthyer e tëra në një debat për tunelin e Llogarasë, në të cilin kanë vjedhur minimumi 50 milionë euro, e vërteta është 90-97. Por kjo shumë, çdo shqiptar duhet ta dijë se është shumë më pak se një e qindta apo një e dyqindta e atyre që kanë vjedhur këta hajdutë të pafytyrë. Miq, jemi i vetmi vend në botë që në një hark kohor 7-vjeçar janë shpenzuar 400 milionë euro për djegësin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Asnjë prej tyre sot nuk ekziston. I Tiranës nuk ka një tullë sepse paratë i ka vjedhur Edi Rama me Erion Veliajn. AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës, në të cilin baxhanaku i tij ka fituar me dhjetëra e dhjetëra tendera. Çfarë i ka ndodhur atij? E kemi denoncuar me dhjetëra herë, asnjë gjë, përkundrazi vazhdon të vjedhë taksat tuaja. Unaza e Madhe e Tiranës këto ditë mediat kanë publikuar lotin 4.

A e dini ju miq si loti 4 janë 14 lote, me të cilat Lubi Balluku me Edi Ramën e rritën kostot e ndërtimit të unazës në 450 milionë euro. Më falni, unaza nga TEG tek Teknologjikja është ndërtuar para vitit 2013. Cila ka qenë kostoja me të gjitha ato vepra arti që ka, shkoni dhe shiheni, kostoja ka qenë 3.8 milionë euro. Cila është kostoja e kilometrit sot? 20-22 milionë euro kilometri dhe jo vetëm loti 4, por çdo lot. A ka njeri në botë që mund të imagjinojë se një njeri e ndan 13 kilometra rrugë në 14 lote, si e si të vjedhë më shumë. Sigurisht këto ditë ishin mote të mëdha, të pamohueshme. Pa pyesni pak, pse nuk lëvizën skarpatet në Gjirokastër-Tepelenë? Në rrafshin gjeologjik, ajo është skarpata më e rrezikshme. Këto ditë pati mote të mëdha, pse nuk lëvizi skarpata e Rrugës së Kombit? E dini vetë si janë skarpatat e tij. Pse nuk lëvizi skarpata e rrugës Fratar-Memaliaj. Shkoni dhe e shihni si janë. Kurse rrugët e Lubisë dhe të Ramës u shembën njëra pas tjetrës. Po, miqtë e mi, se kur ndërtohet rruga, pjesa e madhe e investimit shkon me ngurtësimin, me mbrojtjen nga skarpata.

Skarpata është pjesë edhe më e rëndësishme se vetë rruga. Urdhëro se çfarë ndodh tani. Dhe ndodh pasi kanë katërfishuar çmimet. Të vjen ndonjëherë, duket sikur një kafe 50 milionëshi i tunelit të Llogarasë. Vetëm një gjë për secilin prej jush, por edhe për çdo shqiptar kudo që është, i rikujtoj këtu se në 12 vite, Edi Rama me Lubi Ballukun kanë administruar taksat tuaja, 67 miliardë euro. Në 8 vite, kemi administruar 28 miliardë euro, sepse ne kishim gjysmën e taksave, besonim dhe besojmë se qeveria duhet të marrë minimumin nga qytetarët. 67 miliardë euro, krahasojini me 28 miliardë. U dyfishuan rroga dhe pensione. U ndërtuan rrugë të paktën 13 herë më shumë se në 12 vitet e tyre. Merrni pak, nga Hani i Hotit në Kakavijë akset dhe çdo drejtim. U rindërtuan 1 mijë e sa shkolla dhe kopshte. Një numër i konsiderueshëm spitalesh. Me ato para. Po me 67 miliardë çfarë është ndërtuar? Me 67 miliardë, e ka thënë Banka Botërore, e ka thënë Komisioni i Lartë i Shtetit, janë vjedhur të paktën 90 përqind e tyre. Nuk ka popull në botë më të vjedhur. Është kushtrim për çdo shqiptar." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama protesta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet