Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Gjatë fjalës së tij në protestën e mbajtur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se CDI denoncoi "narkodiktaturën" e Edi Ramës. Gjatë fjalës së tij në protestën e mbajtur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit.
Lideri opozitar tha se në tre ditët e asamblesë së përgjithshme çështjet më kryesore ishin rasti i luftës në Ukrainë, rasti i zgjedhjeve në Venezuelë ku Maduro vidhte në çdo zgjedhje, pavarësisht se nuk merrte votat dhe rasti i Shqipërisë. Për të cilën tha se u dënua nga presidenti i CDI, sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, sekretarja e përgjithshme e PPE dhe një seri oratorësh të tjerë.
"Miq, 3 ditë në punimet e asamblesë së përgjithshme, mund t’u them se çështjet më kryesore në ato punime ishin natyrisht Ukraina e para, dhe iu shpreh solidariteti i plotë kombit ukrainas në betejën e tij për dinjitet dhe sovranitet kombëtar. U dënua me forcën më të madhe agresioni rus, pushtimi i Ukrainës, krimet e shëmtuara të njerëzimit. Në axhendën e punimeve ishte Venezuela e Maduros, në të cilën diktatori i Venezuelës, njëlloj si Ramaduro i Tiranës, vidhte në çdo zgjedhje, pavarësisht se nuk merrte votat. Por, në axhendën e punimeve të asamblesë së përgjithshme të CDI, një vend qendror zinte Shqipëria, narkodiktatura e Edi Ramës, të cilën e denoncuan dhe e dënuan duke filluar nga presidenti i CDI, sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, sekretarja e përgjithshme e PPE dhe një seri oratorësh të tjerë. Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë.
Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit. Miqtë e mi, këto mesazhe janë një thirrje, janë një inkurajim i madh për ne të vazhdojmë këtë betejë me të gjithë guximin tonë, me të gjithë fuqitë tona. Sonte para nesh folën disa të rinj dhe unë i përgëzoj për fjalën e shkëlqyer që mbajtën. Kristi kishte ditëlindjen dhe atij ia uroj 120 vite të lumtura. Por atyre, dhe çdo të riu shqiptar, u rikujtoj se historia, se koha, thërret secilin prej tyre të jetë në këmbë për të shpëtuar vendin nga kjo katastrofë e vërtetë në të cilën rrokulliset," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se pas rikthimit nga Samiti i Internacionales Demokrati të Qen...
Kastriot Prenga TIRANË- Minatori Kastriot Prenga ka mbajtur një fjalim në protestën e organizuar nga opozita. Gjatë fjalë...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga opo...
Foto ilustruse TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës të organizuar nga PD. Ai...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestën e opozitës para kryeministrisë. Me...
Foto ilustruse TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar sot se 11 maji është gjeneza e kësaj qeve...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është nisur drejt Kryeministrisë, për t’ju bashkuar...
TIRANË- Protesta e dytë e opozitës para Kryeministrisë ka nisur. PD e ka cilësuar tubimin ‘Foltore 2’, pasi atyre nuk po ...
Foto ilustruse TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka shprehur urimet e tij, mbi postin e ri të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha...
Hashim Thaci KOSOVË- Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk kanë një datë të saktë se kur do të shpallet vendim...