2 Qershor 2025, 20:45
Nga E. D
Arlind Qori
TIRANË- Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën se si u zhvillua votimi dhe numërimi i votave. I ftuar në një intervistë në emisionin “Real Story”, Qori theksoi se partia që ai drejton ka tashmë dy përvoja elektorale dhe është përgjegjëse për monitorimin e të gjithë procesit, përmes vëzhguesve të saj të angazhuar në qendrat e votimit dhe të numërimit.
Gjithashtu ai theksoi se edhe pse parregullsia e konstatuar nuk e ndryshon rezultatin për partinë e tij, por ajo është treguese për probleme serioze në përputhjen mes dokumentacionit zyrtar dhe të dhënave të mbledhura nga vëzhguesit në terren. Sipas tij, problemi i sistemit zgjedhor nuk qëndron vetëm te procesi i numërimit, por që në fazën e votimit, ku sipas tij vullneti i qytetarëve mund të jetë i deformuar për shkak të presionit dhe frikës.
“Ne kemi dy përvoja zgjedhore. Ne jemi përgjegjës për atë që ndodh që prej momentit që nis votimi e deri tek numërimi, sepse ne kemi atje vëzhguesit tanë, njerëzit që rrinë një javë dhe që numërojnë çdo votë. Rasti që kemi pasur ne nuk e ndryshon rezultatin për Lëvizjen Bashkë, ama përvoja jonë është që shënimet e vëzhguesit tonë dhe procesverbali kanë një diskordancë. Ne e kemi ankimuar dhe presim tani nga institucionet përgjegjëse që të bëjnë transparencë për këtë gjë.
Problemi nuk mbaron me kaq, sepse është shumë i rëndësishëm procesi i votimit. A deformohet vullneti i votuesit? A voton qytetari shqiptar në kushte vërtet të lira dhe të barabarta? Dhe unë di të them këtu që procesi në Shqipëri vazhdon të jetë vërtet skandaloz, ka qenë skandaloz dhe vazhdon që të jetë skandaloz.
Nga biseda me qytetarët, tek Tirana e Re, qytetarët kanë frikë të votojnë për partinë që preferojnë. Mua më thoshin që do të votojmë për Lëvizjen Bashkë, por të lutem më fike derën, po publikove foton e shtrëngimit të duarve mes nesh. Ka shumë qytetarë që kanë frikë dhe ndjehen të kërqënuar me bizneset ose me vendet e punës që ata kanë," tha Qori.
arlin qori
Politike
2 Qershor 2025, 20:48
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Qendrorë i Zgjedhje i është përgjigjur Partisë Demokratike pasi ky subjekt i nisi sot ...
Politike
2 Qershor 2025, 20:35
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kompania postare DHL ka reaguar për herë të parë në lidhje me operacionin e transportit t&...
Politike
2 Qershor 2025, 20:00
M.B
Edi Rama
BELGJIKA- Media belge "L'Echo" i ka dedikuar një artikull aktualitetit në Shqipëri dhe ambicies së vendit tonë p&eum...
Politike
2 Qershor 2025, 19:31
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka depozituar një kër...
Politike
2 Qershor 2025, 19:06
M.B
Aulon Kalaja dhe Shkëlqim Shehu
TIRANA- Kandidati në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhësh...
Politike
2 Qershor 2025, 18:43
E. D
Donald Trump
SHBA- Tarifat e herëpashershme të Presidentit amerikan Donald Trump kanë krijuar pasiguri të thellë në lid...
Politike
2 Qershor 2025, 18:39
M.B
Ilir Alimehmeti
TIRANA- Kandidati i Partisë Demokratike-ASHM në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka paditur Komisioni Qendror t&eu...
Politike
2 Qershor 2025, 18:37
M.B
Foto nga ceremonia
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë Medalje Presidenciale për nënat e Srebrenicës të Bos...
Politike
2 Qershor 2025, 18:36
E. D
Besnik Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të hënën p...
Politike
2 Qershor 2025, 18:09
M.B
Foto nga ceremonia
TIRANA- E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn dhe Gjeneralmajor John Phillip...