All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Do i paguajnë qytetarët shqiptarë", Berisha: Porti i ri në Porto Romano do shkojë të paktën 800 milionë euro

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se porti i ri në Porto Romano do kushtojë të paktën 800 milionë euro. Sipas tij edhe porti ashtu si Skavica do paguhen nga qytetarët shqiptarë. 

18 Mars 2024, 20:03 Nga r.ll
"Do i paguajnë qytetarët shqiptarë", Berisha: Porti i
sali berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se porti i ri në Porto Romano do kushtojë të paktën 800 milionë euro. Sipas tij edhe porti ashtu si Skavica do paguhen nga qytetarët shqiptarë. 

Berisha u shpreh se Rama "pasi ka përvetësuar 1.4 milionë metër katrorë, me një vlerë reale 4 miliardë euro, pronë publike e qytetarëve shqiptarë, me të cilën me Alabarin e tij, do të ndërtojë 12 mijë apartamente dhe prona të tjera për t’u bërë supermiliarder, kurse qytetarëve u thith palcën, u thith gjakun me taksat dhe paratë e tyre."

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Sot, Edi Rama dërgon në parlament ligjin për të përfshirë në buxhetin e shtetit me 400 milionë euro dorë të parë, ndërtimin e portit në Porto Romano, pasi ka shndërruar në pronë të tij, të Olsit, të klaneve rreth tij dhe Alabarit, portin mijëravjeçar të shqiptarëve, Portin e Durrësit.

Pasi ka përvetësuar 1.4 milionë metër katrorë, me një vlerë reale 4 miliardë euro, pronë publike e qytetarëve shqiptarë, me të cilën me Alabarin e tij, do të ndërtojë 12 mijë apartamente dhe prona të tjera për t’u bërë supermiliarder, kurse qytetarëve u thith palcën, u thith gjakun me taksat dhe paratë e tyre.

Të dashur miq, vetëm fjala juaj, vetëm revolta juaj, vetëm mosbindja juaj civile janë shpëtimi i Shqipërisë.
Të ngrihemi se kurrë nuk mund të qëndrojmë si njerëz të pashpresë, se kurrë nuk do i besojmë fatin tonë atyre që shkelmojnë mbi të.

Të ngrihemi sa më parë në këtë betejë.
Mos harroni një gjë, demokrate dhe demokratë, shqiptare dhe shqiptarë, se të gjitha arritjet e 32 viteve i përkasin të shkuarës, kurse sot Shqipëria është para ekzistencës apo mosekzistencës së saj. Para shkatërrimit të saj. Para boshatisjes së saj.
Asnjë arritje nuk ka vlerë për shqiptarët në qoftë se nuk përmbysim diktaturën shkatërrimtare të Edi Ramës.
Shqipëria kurrë nuk ka qenë pronë siç është sot, e një grupi kriminal në pushtet.

Urdhëroni ç’bëhet, hiqet porti mijëravjeçar, për të ndërtuar parajsën Edi Rama të veten dhe të Olsi Ramës.
Porti i ri do shkojë të paktën 800 milionë euro, të gjitha do i paguajnë qytetarët shqiptarë.
Skavica do kushtojë 1 miliard euro, të gjitha do i paguajnë qytetarët shqiptarë.
Dhe ata nuk do kenë mundësi kurrë të ndryshojnë me votën e tyre pushtetin, në qoftë se nuk përmbysin Edi Ramën dhe nuk krijojnë qeverinë teknike. Përulem para jush, shembull frymëzimi për shqiptarët jeni ju.
Shembull i madh frymëzimi. Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëve të bashkohen në betejë, se Shqipëria nuk ka qenë kurrë në kthetrat e një klike grabitëse.

sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve