Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai thotë tej se deri tani Begaj ka kthyer për rishqyrtim vetëm një ligj, që sipas Bardhit lidhej me interesat personale të tij, ndërkohë një shumësi ligjesh, që prekin interesin e qytetarëve, që bien ndesh me Kushtetutën, ligje me porosi klienteliste apo korruptive, janë miratuar me "kokën ulur" nga presidenti.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas dekretimit të ligjit për "Zonat e Mbrojtura". Bardhi i cili kishte bërë vazhdimisht thirrje Begajt mos ta dekretonte ligjin, u shpreh se sot Presidenti i Republikës e humbi mundësinë të jetë shërbyes i interesit publik.
Ai thotë tej se deri tani Begaj ka kthyer për rishqyrtim vetëm një ligj, që sipas Bardhit lidhej me interesat personale të tij, ndërkohë një shumësi ligjesh, që prekin interesin e qytetarëve, që bien ndesh me Kushtetutën, ligje me porosi klienteliste apo korruptive, janë miratuar me "kokën ulur" nga presidenti. Bardhi shkruan se rikthimi i mekanizmave demokratike dhe mbrojtja e demokracisë është më i domosdoshëm se kurrë.
REAGIMI:
Përsëri sot Presidenti i Republikës humbi mundësinë të jetë shërbyes i interesit publik. Dekretimi prej tij i ligjit që shkatërron zonat e mbrojtura është tjetër provë se për Kreun e Shtetit në çdo rast prevalon interesi korruptiv i klientëve të Edi Ramës dhe jo interesi i qytetarëve shqiptar.
Kurrë në më shumë se 30 vjet Shqipëria nuk ka patur një President që nuk guxon të ngrihet në lartësinë e detyrës, si garant i Kushtetutës, ku përcaktohet se identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.
Që nga emërimi në detyrë Presidenti i Republikës ka kthyer për rishqyrtim vetëm një ligj, që lidhej me interesat personale të tij. Ndërkohë një shumësi ligjesh, që prekin interesin e qytetarëve, që bien ndesh me Kushtetutën, ligje me porosi klienteliste apo korruptive, janë miratuar me kokën ulur nga Presidenti i Republikës, duke u vetëshpallur si degë e ekzekutivit dhe duke humbur rolin e tij kushtetues.
Shqipëria ka nevojë urgjente për rikthimin e balancës mes pushteteve, duke nxitur kontrollin e ndërsjellt mes tyre. Rikthimi i mekanizmave demokratike dhe mbrojtja e demokracisë është më i domosdoshëm se kurrë.
erisa xhixho TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho gjatë fjalës së saj në Komisionin e Ligjeve u shpr...
Foto ilustruese TIRANË-Me debate të shumta është shoqëruar ditën e sotme dhe Komisioni i Sigurisë në seancën ...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dorëzuar sot në emër të PD...
Foto ilustruese TIRANË-Një debat i ashpër ka ndodhur në Komisonin e Ligjeve mes deputetëve të opozitës dhe mazhoranc&eu...
Foto ilustruese TIRANË-Belind Këlliçi anëtari i kryesisë së PD-së ka denoncuar sot me prova, një rast t&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme për herë të parë ka komentuar lajmet për projektet që d...
Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë takimit të zhvilluar në në Komisionin e Çësh...
Jorida Tabaku TIRANA- Ditën e sotme është mbledhur Komisioni për Çështjet Europiane, nën drejtimin e deputetes së...
Jorida Tabaku TIRANA- Pas Komisionit të Ligjeve është mbledhur edhe Komisioni për Çështjet Europiane, nën drejtim...
Saimir Korreshi TIRANË-Saimir Korreshi, deputeti i Partisë Demokratike ka folur paraditen e sotme në Komisionin e Ligjeve lidhur me ç...