LIVE UPDATES
Politike

Dita e dytë e protestës së pedagogëve. VOA: Rama tha se koha kur qeveria rriste pagat në mënyrë uniforme ka ikur

Ata pohojnë se rritje 7 për qind e pagës, që njoftoi qeveria, kur inflacioni është mbi 10 për qind, mund të quhet thjesht një indeksim, ndërsa shtimi deri në 8 për qind page që kërkon qeveria prej vet universiteteve është i pamundur, sepse pagesat e studentëve janë për shërbimet e studimit të tyre dhe jo për të rritur pagat e pedagogëve.

18 Tetor 2022, 23:46 Nga DOSJA
Dita e dytë e protestës së pedagogëve. VOA: Rama tha se koha
Pedagogët në protestë

TIRANË- Protesta e sindikatave të universiteteve publike vazhdoi sot për të dytën ditë me bojkotim të procesit mësimor. Pedagogët i kërkojnë qeverisë rritje të pagave 50 për qind, shtim të fondeve për kërkim shkencor, rishikim të buxheteve për arsimin e lartë. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një takim me rektorët e universiteteve, se koha kur qeveria rriste pagat në mënyrë uniforme ka ikur.

Ai shtoi se universitetet mundet të rritin vet pagat, me të ardhurat dhe fondet e tyre. Sot është dita e dytë që universitetet publike në Tiranë dhe qytete të tjera nuk kanë zhvilluar mësim në pjesën dërrmuese të auditoreve, në vazhdim të protestës së pedagogëve dhe stafeve ndihmëse për rritje 50 për qind të pagave. Ata pohojnë se rritje 7 për qind e pagës, që njoftoi qeveria, kur inflacioni është mbi 10 për qind, mund të quhet thjesht një indeksim, ndërsa shtimi deri në 8 për qind page që kërkon qeveria prej vet universiteteve është i pamundur, sepse pagesat e studentëve janë për shërbimet e studimit të tyre dhe jo për të rritur pagat e pedagogëve.

“Ne kemi kërkuar që pagat tona të rriten me fondet e qeverisë dhe jo me paratë e studemtëve. Duket sikur vendimi i qeverisë është një kurth i vogël për të na future në sherr me studentët, por nuk kanë arritur të na përçajnë. Studentët e dinë që ne nuk i rritim pagat me paratë e studimeve të tyre”, thotë profesore Ilda Kola, në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Sindikatat e universiteteve pohojnë se 9 kërkesat e peticionit të tyre janë minimale dhe legjitime për të kthyer dinjitetin e profesoratit dhe punonjësve universitarë. Pedagogët pohuan që Shqipëria është e fundit në rajon dhe në Europë për pagat e pedagogëve universitarë, madje edhe nëse qeveria Rama do të rritë pagat 50 për qind, siç kërkojnë sindikatat, përsëri ato nuk i arrijnë pagat e pedagogëve të Kosovës.

“Sipas një informacioni të Komunitetit Europian mbi pagat mesatare të pedagogut, Shqipëria është në vend të fundit. Shqipëria në atë tabelë është më poshtë se sa Kosova dhe Maqedonia e Veitu, madje renditet më poshtë edhe se sa Bosnje-Hercegovina. Qeveria duhet ta mirëkuptojë këtë nismë të sindikatave të universiteteve, sepse është një lëvizje për dinjitet dhe arsim cilësor, të cilat nisin nga respekti dhe vlerësimi për dijet e pedagogëve”, thotë profesori Ardian Isufi, në Universitetin e Arteve.

Pedagogët pohuan se buxheti për arsimin e lartë duhet rishikuar, dhe qeveria duhet të ngrejë deri në 5 për qind buxhetin për arsimin, siç ka premtuar vite më parë. Ata kërkojnë po ashtu edhe transparencë me financat e universiteteve.

“Protesta jonë, që shtrihet në gjithë Shqipërinë, nisi dje, vazhdoi sot dhe do të vazhdojë derisa ministria e arsimit të përgjigjet mbi kërkesat tona. Janë kërkesa të drejta dhe minimale, të cilat i kemi parashtruar autoriteteve nga viti 2019 deri sot”, thotë profesor Klodian Dhoska, përfaqësues i Sindikatës.

Por po aq e vendosur sa sindikalistët duket edhe qeveria, e cila deklaroi se, bazuar tek autonomia dhe reformimi i arsimit të lartë, universitetet mund të ngrejnë vet pagat dhe shpërblimet, në varësi nga të ardhurat dhe fitime të tjera përmes projekteve.

Kryeministri Edi Rama, tha gjatë një takimi me rektorët e universiteteve, se kjo ishte hera e fundit që qeveria bën rritje page uniforme, dhe se universitetet duhet të thithin vet fonde nga tregu i fushës së tyre për mbaravajtjen dhe kërkimin shkencor.

“Koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme, sepse kërkojnë sindikatat, ka mbaruar bashkë me reformën e arsimit të lartë, e cila është e shkruar. Autonomia universitare është liri, është edhe përgjegjësi”, tha zoti Rama.

Studentët e organizatës Lëvizja për Universitetin po ashtu i janë drejtuar qeverisë me një peticion me kërkesa ekonomike, duke kërkuar së paku 100 dollarë financim për të përballuar strehimin e shtrenjtuar nga kriza e fundit si dhe për të lehtësuar studimet e tyre, por ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

“Për studentët e ekselencës jepet një bursë prej afro 100 dollarë, ndërsa për të tjerët nuk ka ndonjë ndihmë. Për studentët me ndihmë sociale ka një përgjysmim të tarifës universitare, pastaj për gjithë të tjerët, gjithë ngarkesa është në kurriz tonë dhe të familjes tonë”, thotë Loreta Koleci, përfaqësuese e Lëvizjes për Universitetin.

Pedagogët theksojnë se kërkesat e tyre janë thjesht ekonomike, dhe i bëjnë thirrje qeverisë që të mos t’i shohë pedagogët dhe sindikatat si kundërshtarë, por të dialogojë me ta si partnerë për zhvillimin e universiteteve dhe shoqërisë shqiptare.

Protesta e pedagogëve pritet të vazhdojë këtë javë me tubime para fakulteteve, e më pas mund të ndryshojë formë, ndërsa pedagogët pohuan se mund të shtojnë tek kërkesat e tyre edhe ato të studentëve.

Marrë nga VOA

edi rama protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty