Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Balla tha se sipas komunikimit me mjekët e Traumës deri të hënën avokati është në rrezik për jetën.
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur për sulimin që iu bë ditën e djeshme avokatit Sokol Mëngjesi, i cili për shkak të dhunës ndodhet në intubim.
Balla tha në emisionin "Opinion" se sipas komunikimit me mjekët e Traumës deri të hënën avokati është në rrezik për jetën. Ministri shtoi më tej se nëse do kishin sinjalizime të mëparshme mbi konfliktin e Mëngjesit dhe autorëve.
Balla: Unë i bashkohem shqetësimit lidhur me këtë ngjarje të rëndë dhe shpresoj që zoti Mëngjesi ta kalojë këtë situatë të vështirë. Kam komunikuar me doktorët që janë nën kujdes. Deri të hënën është në rrezik për jetën, nëse kalon e hëna do e kalojë. Bëhet fjalë për një konflikt të vjetër. Një kolegu të zotit Mëngjesi i kam thënë si ka mundësi që nuk sinjalizuat policinë e shtetit?! Kjo është një ngjarje e rëndë, por brenda disa orëve, policia e shtetit ka arrestuar edhe autorin kryesor edhe porositësin. Një ngjarje e tillë është e vështirë ta parandalosh nëse nuk ka sinjalizime. Pë 5 muaj janë parandaluar 71 ngjarje të rënda prej sinjalizimeve. Ajo që ka rëndësi për ne në ngjarje eshtë se personoi kryesor që e ka goditur dhe e ka organizuar sulmin janë arrestuar. Kam pasur një komunikim mesditën e djeshme me drejtuesit e policisë së shtetit për shkak të figurës së goditur. E djeshmja ka qenë një test për policinë.
Shefi i Urgjencës së Traumës, Gjovalin Bushi tha gjithashtu sot se dëmtimi ishte shumë i madh, edhe orët në vijim janë vendimtare për gjendjen e tij. Sipas mjekut, nuk do të ketë një ndërhyrje kirurgjikale, por Mëngjesi do të vijojë të jetë në monitorim. Autorët e sulmit janë identifikuar si Dorian Alia, 32 vjeç (i arrestuar); Drivald Alia, 21 vjeç (në kërkim); Elton Kasaj, 33 vjeç (në kërkim) dhe Romario Tabaku, 26 vjeç, (në kërkim) të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Sipas Vocajt, ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Po ashtu bëhet me dije se policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e autorëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup. Bëhet me dije se avokati i cili tashmë ndodhet në intubim, ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përditshëm nga ballkoni i banesës ka ...
Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përditshëm nga ballkoni i banesës ka reagua...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se nuk ka tallje më të madhe për qytetarët sesa votimi n&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përditshëm nga ballkoni i banesës ka ...
arlind qori TIRANË- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak ka nisur dhe është zhvilluar me debate. Më herët u raportua se kry...
keshilli bashkiak i tiranes TIRANË- Një studim mbi debatet në këshillat bashkiake të vendit i publikuar në Tiranë&n...
tedi blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ...
TIRANË- Kuvendi ka miratuar pak më herët me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar anti-ko...
votimi TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar anti-korrupsion. As...
Majlinda Bregu dhe Federica Mogherini TIRANË- Një investim më shumë, për të fuqizuar aftësitë e të rinjve e p&...