“Shumë socialistë më mbështesin, por do t’i mbaj anonim”/ Marjana Koçeku: Një sërë ngjarjesh më kanë bërë të mendoj se s’i përkas këtij grupi politik!
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se sot parlamenti votoi komisionin Xhafa, si një përpjekje të turpshme për të mashtruar shqiptarët se fajin nuk e ka Edi Rama, ministrat dhe qeveritarët e tij që vjedhin ditë e natë, por fajin e ka korrupsioni.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përditshëm nga ballkoni i banesës ka reaguar në lidhje me miratimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se sot parlamenti votoi komisionin Xhafa, si një përpjekje të turpshme për të mashtruar shqiptarët se fajin nuk e ka Edi Rama, ministrat dhe qeveritarët e tij që vjedhin ditë e natë, por fajin e ka korrupsioni.
Ai më tej tha se me aktin e sotëm Edi Rama kërkon të mashtrojë shqiptarët se nuk është ai hajduti që u bë kryeministër pasi kishte depozituar 200 milionë euro offshore sipas raportit të OSBE.
Fjala e plotë:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju luftëtarëve të vërtetë të lirisë, misionarëve të pamposhtur të shpresës, besimit, kauzës së drejtë të shqiptarëve. Përshëndetje oratorëve të platformës së fjalës së lirë që përcjellin të vërtetat në fjalimet e tyre në mbarë vendin. Të dashur miq, sot parlamenti votoi komisionin Xhafa, si një përpjekje të turpshme për të mashtruar shqiptarët se fajin nuk e ka Edi Rama, ministrat dhe qeveritarët e tij që vjedhin ditë e natë, por fajin e ka korrupsioni, të cilin ata me komisionin Xhafa do ta luftojnë.
Nuk ka ironi, nuk ka parodi më të madhe se sa krijimi i komisionit me të cilin Edi Rama duhet të bindë shqiptarët se nuk është ai fajtor për vjedhjen e qindra mijëra apo miliona eurove me të cilat ndërtoi sarajet e tij në Surrel me parkun 5 mijë metra katrorë, por është korrupsioni, të cilin ai do ta luftojë.
Me aktin e sotëm Edi Rama kërkon të mashtrojë shqiptarët se nuk është ai hajduti që u bë kryeministër pasi kishte depozituar 200 milionë euro offshore sipas raportit të OSBE. Por fajin e ka korrupsioni, të cilin do ta ndëshkojë me komisionin Xhafa. Miqtë e mi, sot ishte dita e mashtrimit të madh dhe e turpit në parlament. Edi Rama me votën e komisionit të sotëm u thotë shqiptarëve se nuk janë të vjedhura paratë e pallatit pesëkatësh që solli Linda në pajë pa asnjë faturë tatimore, doganore, bankare apo ndërtimore.
Por fajin e ka korrupsioni, të cilin do ta ndëshkojë me komisionin Xhafa. Edi Rama, me komisionin Xhafa përpiqet t’u thotë shqiptarëve se nuk janë fajtorë ai dhe Erion Veliaj për vjedhjen dhe zhdukjen e 136 milionë eurove me djegësin e Tiranës. Por fajin e ka korrupsioni dhe ai tani do të ndëshkohet nga Fatzi Xhafa.
arlind qori TIRANË- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak ka nisur dhe është zhvilluar me debate. Më herët u raportua se kry...
keshilli bashkiak i tiranes TIRANË- Një studim mbi debatet në këshillat bashkiake të vendit i publikuar në Tiranë&n...
tedi blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ...
TIRANË- Kuvendi ka miratuar pak më herët me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar anti-ko...
votimi TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar anti-korrupsion. As...
Majlinda Bregu dhe Federica Mogherini TIRANË- Një investim më shumë, për të fuqizuar aftësitë e të rinjve e p&...
butrinti TIRANË- Është zbardhur vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me menaxhimin e Parkut Kombëtar të...
bashkia e tiranes TIRANË- Në bashkinë e Tiranës po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak. Mbledhja ka nisur me debate, ku k&eum...
Majlinda Bregu dhe Federica Mogherini TIRANË– Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimi...
foto e postuar nga dorian teliti TIRANË- Në bashkinë e Tiranës po zhvillohet sot mbledhja e Këshillit Bashkiak. Këshilltari i...