LIVE UPDATES
Politike

Devijimet e rindërtimit në Kamëz/ FSHZH i dha tenderin “Gjikuria” sh.p.k për 177 shtëpi të reja, para se Qeveria dhe Bashkia të miratonin planin e zhvillimit

Konkretisht me anë të vendimit nr. 525, datë 19.10.2020, 6 muaj pasi është hapur tenderi Bashkia Kamëz ka miratuar Planin e Detyruar Vendor për Zonat e Dëmtuara Pikësore, për 177 banesa individuale duke u bazuar paraprakisht te Vendimi i Këshillit të Ministrave.

23 Janar 2025, 21:54 Nga r.ll

TIRANË- Zanafilla e problemit lidhet me statusin dhe të dhënat e vendit, ku ka bërë shtëpinë Mustafa Kabili dhe institucioni që disponon dokumentet për këtë vend dhe ka përgjegjësi është Bashkia Kamëz.

Konkretisht pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas Aktit Normativ nr. 9, datë 16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, Fondi Shqiptar i Zhvillimit është caktuar si zbatues për “Programin e Rindërtimit në zonat e prekura nga tërmeti” në bashkitë Durrës, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë, duke qenë njëkohësisht përgjegjës për zbatimin e rindërtimit të banesave individuale, ndërtimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të këtyre zonave.

Për të siguruar informacionet për banorët dhe infrastrukturën e dëmtuar nga tërmeti, bashkitë në bashkëpunim me ekspertët e përfshirë, kanë identifikuar banorët e dëmtuar nga tërmeti, të cilët kanë përfituar nga Programi i Rindërtimit.

Në këtë rast ka qenë Bashkia Kamëz, e cila ka kërkuar nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit rindërtimin e 177 banesave individuale, duke përfshirë edhe banesën e Mustafa Kabilit.

Nga kërkimet e “Vetting” rezulton se ka mospërputhje të datës së hapjes së tenderit të Rindërtimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me planin e miratuar nga Vendimi i Këshillit të Ministrave, për Bashkinë Kamëz.

Më 28 prill 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të çelte tenderin për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti “Rindërtimi e 162 banesave individuale, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të tyre”. Në këtë projekt kishte një kategorizim të banesave, nga të cilat 46 sipas modelit 1+1, 58 sipas modelit 1+2 dhe 58 sipas modelit 1+3, në Bashkinë Kamëz të shpërndara në Njësitë Administrative Kamëz dhe Paskuqan. Ky tender është fituar nga kompania “Gjikuria” shpk.

Pra, projekti nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit se si do të bëhej dhe se si do të zbatohej është bërë përpara se ta miratohej Vendimi nga Këshilli i Ministrave dhe Bashkia Kamëz.

Konkretisht me anë të vendimit nr. 525, datë 19.10.2020, 6 muaj pasi është hapur tenderi Bashkia Kamëz ka miratuar Planin e Detyruar Vendor për Zonat e Dëmtuara Pikësore, për 177 banesa individuale duke u bazuar paraprakisht te Vendimi i Këshillit të Ministrave.

Në këtë rast, si është hapur gara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit kur akoma nuk ishte miratuar se cilat banesa do të rindërtoheshin? Si është bërë përllogaritja e tenderit, kur FSHZH-ja nuk ka qenë në dijeni të shkallës së dëmtimit të banesave të goditura nga tërmeti nëpërmjet vlerësimit nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit?

Kjo është vetëm njëra nga devijimet, e cila ngre dyshime për projektin.

Problemi tjetër lidhet me sipërfaqen e gllabëruar nga Bashkia Kamëz. Kryetari i Bashkisë Rakip Suli ka paraqitur një projekt në planin e përgjithshëm, ku sipas dokumenteve dhe deklaratave të Mustafa Kabilit cënon të drejtën e pronës, pasi nga 130 metra katrorë që e kishte Kabili, ia kanë zvogëluar në 80 metra katrorë.

“Vetting” i dërgoi një kërkesë për informacion FSHZH-së nësë para apo gjatë këtij tenderi ka patur informacion që në këtë zonë do të kalonte gjurma e Unazës së Madhe  Tiranë – Sheshi Shqiponja – Bulevardi  Shkozë.

Në kthim-përgjigje për “Vetting”, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka sqaruar :

Konkretisht, Bashkia Kamëz ka kërkuar nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit (KSHR) rindërtimin e 177 banesave individuale, përfshirë edhe banesën e qytetarit Mustafa Kabili. Pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 46, datë 27.08.2020, janë hartuar dhe miratuar planet për zhvillimin dhe rindërtimin e zonave të dëmtuara nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Bashkia Kamëz ku përfshihen njësitë e banesave individuale që do të rindërtoheshin në të njëjtin truall, pa ndryshuar vendndodhjen e banesave të dëmtuara.”

Në fakt, vendimi që i referohet Fondi Shqiptar i Zhvillimit është i paqartë sepse në fletoren zyrtare nuk gjendet një vendim i Këshillit të Ministrave nr, 46, datë 27.08.2020, por mund të jetë një Vendim i Këshillit Bashkiak Kamëz.

Në lidhje me gjurmën e projektit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, FSHZH-ja deklaroi se nuk ishte në dijeni me këto vendime.

“Vetting” kontaktoi Bashkinë e Kamzës në lidhje me pronën e Mustafa Kabilit, duke zbuluar një kaos vendimesh nga institucionet publike në lidhje me procesin e Rindërtimit.

Në kthim-përgjigje për “Vetting”, Bashkia do të deklaronte se “referuar Vendimit të Këshillit të Ministrave me nr. 748, datë 20.12.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr. 662, Datë 13.10.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, prone private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Rishikimi iprojektit për segmentin rrugor të vazhdimit të Unazës sëMadhe të Tiranës”, ky subjekt është trajtuar sipas legjislacionit në fuqi për shpronësimet për interes publik nga ARRSH-ja”.

Por kjo është maja e ajsbergut sepse në përgjigjen e administruar pranë Njësisë Administrative Paskuqan nga Bashkia Kamëz thuhet se në lidhje me zonën e banorit të dëmtuar është vepruar në zbatim të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, VKM-së nr. 409, datë 15.6.2022 “Për rregullat, mënyrat dhe afatet e trajtimit të poseduesve pa leje që nuk legalizohen”, Marrëveshjes së  Bashkëpunimit me ARRSH-në me nr. 7787 prot., datë 21.07.2022.

Sipas këtij Vendimi të Këshillit të Ministrave, në këtë rast Kabili hyn te ndërtimet pa leje të palegalizuara dhe si i tillë përfiton banesën. Por ky vendim do t’i hapte rrugën një sërë vendimesh të tjera që zbulojnë se vlerësimi i kësaj banese ka dyshime të forta për korrupsion./ Marrë nga emisioni "Vetting", Balkanweb

rindertimi ne kamez fshzh

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari