LIVE UPDATES
Politike

Ndryshimi i administratës në Uashington, Haradinaj: Kosova nuk ka kohë për të humbur!

Haradinaj u shpreh se Presidentit Trump dhe administratës së tij kanë qasje të re. Ai shtoi se ata nuk duhet të përfshihni në këto planet e reja për riorganizim të proceseve të sigurisë amerikane.

23 Janar 2025, 20:48 Nga N.F
Ndryshimi i administratës në Uashington, Haradinaj: Kosova nuk ka
Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ndodhet këto ditë në Uashington, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ndalet tek zhvillimet në Kosovë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit, si dhe tek ndikimi që do të ketë politika e administratës së re amerikane për zhvillimet në Kosovë.

Haradinaj u shpreh se Presidentit Trump dhe administratës së tij kanë qasje të re. Ai shtoi se ata nuk duhet të përfshihni në këto planet e reja për riorganizim të proceseve të sigurisë amerikane. Haradianj theksoi se trupat amerikane duhet të vazhdojnë të jenë në Kosovë dhe se KFOR duhet të vazhdojë të jetë në Kosovë. Sipas tij kur të jenë anëtarë të NATO-s dhe kur të kenë arritur sigurinë e plotë atëherë kalojnë në plan dypalësh.

Intervista e plotë:

Zëri i Amerikës: Ndërsa afrohen zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, fushatat e partive politike po intensifikohen. Për të folur për këtë temë, por dhe të tjera, kemi të ftuar sot në studio Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Kryeministrin, zotin Ramush Haradinaj. Mirësevini, zoti Haradinaj.

Ramush Haradinaj: Mirë se ju gjej. Faleminderit.

Zëri i Amerikës: Fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit është si të thuash në vrullin e saj, në pikun e saj. Dhe këto zgjedhje vijnë në një periudhë të rëndësishme ndryshimesh gjeopolitike, por të rëndësishme edhe për Kosovën. Cilat janë pritshmëritë tuaja për këto zgjedhje?

Ramush Haradinaj: E shoh se ka një ndryshim të bindjes, ose të drejtimit të votuesve. Edhe koalicioni që unë udhëheq, edhe partitë opozitare besoj do të kenë një rritje të shumicës. Pra pritet ndryshim qeverie në Kosovë pas 9 shkurtit. Një qeveri e opozitës, që shpresoj ta udhëheq unë.

Zëri i Amerikës: Gjatë kësaj fushate është vënë re edhe një ashpërsim i retorikës nga partitë politike dhe tashmë edhe partia juaj është gjobitur nga paneli zgjedhor për shkak të kësaj gjuhe. Ka nga ata kritikë që mund të thonë që ashpërsimi i retorikës përdoret si një alternativë ndaj ofertave konkrete për votuesit. Cili është reagimi juaj?

Ramush Haradinaj: Zakonisht ashtu është. Pra, mungesa e opsioneve e bën këtë. Ne jemi përballë me një qeveri që ka qenë jo e kujdesshme dhe e respektueshme ndaj shumë vlerave, proceseve në vend. Kuptohet që me akumulimin katërvjeçar të këtyre irritimeve, pakënaqësive me mënyrën e qeverisjes së vendit, të shprehura nga opozita, është e habitshme që ta bëjë këtë edhe kryetari i qeverisë. Pra nuk ka logjikë që të bërtasë edhe kryeministri, që në këtë rast ka qeverisur mbi katër vite dhe ka bërë pesë buxhete. Me logjikën e zgjedhjeve, një kryetar qeverie tregon punën që ka bërë dhe punën që do të bëjë. Pra, në këtë rast opozita mund të thotë që është në nivelin e saj, të kryerjes së detyrës së ballafaqimit me keq-qeverisjen, me dështimet e qeverisë Kurti.

Zëri i Amerikës: Por konkretisht, cila është oferta e partisë tuaj, e forcës tuaj politike, që do të ishte më e mirë përballë asaj që ofron qeveria aktuale?

Ramush Haradinaj: Unë kam punuar gjatë. U bënë gjashtë vite që punoj për planin për anëtarësim në NATO. Pra, duam sigurinë e plotë, të përhershme, apo të përjetshme, dhe mendojmë se vetëm kështu i zgjidhim të gjithë problemet e brendshme dhe rajonale. Dhe pika e parë e imja është anëtarësimi në NATO. Prandaj gjendem edhe në Uashington dhe mund të them që po ecën tema, po përparon mirë. Kam patur rastin për të takuar shumë autoritete, përfshirë edhe të administratës së re që filloi. Po vij drejt nga Pentagoni realisht, ku isha përpara se të vija këtu. Siguria për ne është shumë me rëndësi. Pastaj është siguria energjetike. Ne blejmë energji në kohë krize, me çmime të larta. Duhet të prodhojmë. Në Kosovë e kishim gazsjellësin amerikan. Dëshirojmë ta rikthejmë sigurinë energjetike dhe në prodhim.

Po kërkojmë që ta rikthejmë gazsjellësin. Sigurinë ekonomike dëshirojmë, së bashku me investitorët e brendshëm, që ta mbështesim vetë, por edhe që të sjellim investime dhe fonde. Për të mos qenë të dënuar, sikurse jemi sot. Kuptohet kujdesi ndaj vlerave, kujdesi ndaj arsimit, mësimdhënësve, sistemit shëndetësor, mjekëve. Por edhe kategorive të rinisë, edhe pensionistëve. Kemi dhënë realisht një ofertë të sqaruar edhe me parametra buxhetore. Duke qenë se kam qenë kryetar qeverie, e di se zgjidhja ka një kosto. Pra, kemi qenë të saktë. Besojmë shumë se po shkon mirë. Pra, unë jam i kënaqur me rrjedhën që po shkojnë proceset e fushatës në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Siç e përmendët, ju jeni në Uashington ku morët pjesë edhe në inaugurimin e Presidentit të ri Donald Trump. Çfarë lloj angazhimi prisni nga administrata e re në lidhje me Kosovën?

Ramush Haradinaj: Së pari, ne duhet ta kuptojmë se është ndryshim i madh. Pra një dinamikë ndryshe. Koncept tjetër i ecjes përpara. Dhe nuk guxojmë pra të humbasim kohë. Besoj shumë se do të ishte lajm i keq, ky është mendimi im, nëse nuk do ta ndërronim qeverinë Kurti, për shkak se kjo qeveri dështoi të bashkëpunojë me administratën Biden. Por, nuk do të kemi më tolerancë në asnjë lëvizje përpara nëse nuk e ndryshojmë qeverinë dhe nëse nuk i rikthehemi marrëdhënieve bilaterale, kontraktuale me administratën Trump.

Unë mendoj që edhe në këtë vizitë, kemi ruajtur një vazhdimësi. Kur unë krijova ushtrinë në 2018, ka qenë administrata Trump, pra për ligjet e ushtrisë dhe vetë ushtrinë. E kemi ruajtur një vazhdimësi, por nuk na toleron askush se si i kryejmë punët e shtëpisë. Unë mendoj që punët e shtëpisë fillojnë me ndryshimin e qeverisë. Pra më 9 shkurt. Besoj që do ta shtojmë hapin, ritmin. Mirëpo nuk është njësoj. Është shumë situatë e ndryshme. Ka shumë zhvillime globale. Ka një qasje të re të vetë Presidentit Trump, administratës së tij, ndaj gjithë këtyre proceseve.

Ne nuk duhet të përfshihemi në këto planet e reja për riorganizim të proceseve të sigurisë amerikane. Pra, trupat amerikane duhet të vazhdojnë të jenë në Kosovë. KFOR duhet të vazhdojë të jetë në Kosovë, dhe vetëm kur të jemi anëtar i NATO-s dhe kur ta kemi arritur sigurinë e plotë atëherë kalojmë në plan dypalësh. I kemi ofruar Amerikës përjetësisht lokacione, për t’i shndërruar në jashtëterritoriale për përdorim ushtarak dhe civil, si Bondsteel-in, si Film City-in, pra aty ku është sot komanda e KFOR-it. Por, njëkohësisht jemi të hapur për aeroportin e Gjakovës, zona e biznesit në Gjakovë, parkun stërvitor në Babaj të Bokës.

Zëri i Amerikës: Desha t’i kthehesha përsëri pritshmërive tuaja nga këto zgjedhje. Ku e bazoni besimin tuaj që do të fitoni?

Ramush Haradinaj: Mendoj se plani ynë, hierarkia e planit tonë është serioze. Pra, elementi i parë është për siguri të përhershme, të plotë dhe të përhershme. Jo improvizime të sigurisë, për fitore të ditës, sa për të marrë merita atë ditë, por ne po e përmbyllim çështjen e sigurisë tonë të përjetshme me planin për anëtarësim direkt në NATO, nëpërmjet planit të veprimit. Këtë e kanë vlerësuar qytetarët. Plani ynë për siguri energjetike është serioz, i bazuar, i ka elementet konkrete. Plani për zhvillim ekonomik, rritjen ekonomike, po ashtu është shumë serioz.

Po ashtu edhe kujdesi për pagat, për pensionet, për sektorët individualë është i vërtetuar. Vjen edhe nga përvoja ime në të kaluarën në qeverisje, e kolegëve të mi. Koalicioni që është rritur realisht, tashmë jemi disa subjekte politike bashkë. Pra, ekziston mundësia reale që edhe ne të jemi një nga fituesit e këtyre zgjedhjeve. Nuk po them i vetmi fitues, sepse janë edhe parti të tjera në garë. Edhe parti të tjera opozitare janë në një situatë shumë të mirë. Pra, ne do të jemi një nga fituesit e këtyre zgjedhjeve dhe unë besoj se do ta kemi shumicën e shqiptarëve për ta krijuar qeverinë pas 9 shkurtit.

Zëri i Amerikës: Dhe një pyetje e fundit, ju lutem. Megjithëse dialogu Kosovë-Serbi është një nga çështjet më të rëndësishme, jo vetëm për vendin, por për rajonin, nuk duket se po zë vend shumë në debatin e zgjedhjeve. Si e shihni vazhdimësinë e këtij dialogu?

Ramush Haradinaj: Tani kemi një plan të ri, krejtësisht të ri. Pra, ne do t’i përmbushim detyrimet e dialogut. Siç e dini, dialogojmë me Serbinë për mbi 20 vite dhe ka shumë marrëveshje, shumë kontrata. Pra tani së fundmi, plani franko-gjerman, marrëveshja e Ohrit. Unë mendoj se, dhe plani im është, që t’i përmbushim detyrimet që na dolën prej dialogut, përfshirë asociacionin, duke e dërguar që javën e parë në Gjykatën Kushtetuese. Me Serbinë nuk do të vazhdojmë më të dialogojmë. Cilat është arsyeja?

Gjithë kohën, gjatë gjithë këtyre 20 viteve, kemi identifikuar të gjitha çështjet, pra bashkësia ndërkombëtare, ne, Amerika, BE-ja. Dhe të gjitha ato çështje i kemi trajtuar dhe ekzistojnë në kontrata. Ne tani duhet të kalojmë në planin dypalësh. Pra, ta ngrejmë nivelin e marrëdhënieve me Serbinë, në nivelin dypalësh, si vend jo-njohës. Ne kemi marrëdhënie edhe me vende të tjera jo-njohëse, me Greqinë punojmë, me Rumaninë, Sllovakinë. Së pari do të vazhdojmë të punojmë me to, pasi janë edhe vende anëtare të NATO-s. Njëkohësisht edhe do të vazhdojmë të punojmë edhe me Serbinë. Në planin dypalësh kuptohet që Serbia vazhdon dhe mban një pozicion armiqësor dhe është si të thuash, një dorë e zgjatur e Rusisë – ashtu vlerësohet.

Nëse ata ndërmarrin veprime ndryshe, atëherë secili do t’i mirëpresë dhe mbështesë. Pra, ne do të kalojmë në çështje dypalëshe. Pra, nuk është më dialogu ai që ishte. Pra nuk nënkupton që ne tashmë nuk do të bashkëpunojmë më, nuk do të komunikojmë, nuk do të kemi takime. Por jo si dialog për të zgjidhur çështje problematike në Kosovë, sepse të gjitha ato ekzistojnë në kontratë dhe ne do t’i kryejmë punët tona, pavarësisht dhe pa u ndikuar prej tyre, por vetëm me Amerikën dhe BE-në, që të mundemi ta fitojmë të drejtën e anëtarësimit të shpejtë në NATO./ VOA

haradinaj kosova trump

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari