Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin: Rama në burg, Berisha në burg
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
Berisha: Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës, në protestën shpëtimtare për Shqip&e...
"Nuk besoj te pasqyra e Facebook-ut dhe te komentet"/Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030 ...
Meloni i përgjigjet deklaratave të Trump: Italia nuk lutet kurrë! Për të ardhur keq që nuk sillet kështu me.....
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se ata të cilët mendojnë se duke shfrytëzuar mikrofonin mund ta manipulojnë atë protestë do dështojnë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD mbështet 5 kërkesat e protestuesve, pasi kanë qenë dhe janë edhe beteja e opozitës. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se ata të cilët mendojnë se duke shfrytëzuar mikrofonin mund ta manipulojnë atë protestë do dështojnë.
Lideri i opozitës u bëri thirrje mbështetësve të opozitës që t'i bashkohen protestës, e cila është rinore jo partiake. Ai tha se nuk ka asnjë paraqitje e simboleve të Partisë Demokratike në protestë, sepse është protestë rinore qytetare.
Lida Xh: Një pyetje e drejtpërdrejtë për Berishën. Nëse më 5 qershor ishit kundër kësaj proteste, pse sot bëni thirrje për t'u bashkuar? Kjo protestë lindi nga qytetarët dhe shumë prej tyre nuk duan ta shohin të politizuar. Ndoshta për një herë të vetme do të ishte mirë të dëgjohej zëri i popullit dhe të respektohej iniciativa e tij pa u përpjekur t'i vihet flamuri askujt.
Sali Berisha: Absolutisht asnjë përpjekje, e nderuar zonjë. Të garantoj që nuk është bërë asnjë përpjekje. Por mos harro një gjë: kemi 13 vite që protestojmë. Mos harro një gjë, se vetëm për periudhën që patëm Kuvendin e këto, po ne ishim në protestë kundër Edi Ramës, kërkonim largimin e tij. Dhe 5 kërkesat e protestuesve janë njëkohësisht kërkesa, kanë qenë dhe janë betejat edhe tonat. Atëherë, cili ka qenë qëndrimi ynë?
E para, ajo që thoni ju: nuk është protestë e PD-së.
E dyta: asnjë paraqitje e simboleve të Partisë Demokratike në protestë, sepse është protestë rinore qytetare.
E treta: thirrje për pjesëmarrje masive si qytetarë.
Besoj se këtu, çfarë mund t'i thoni ju një populli që ka 13 vite që proteston kundër Edi Ramës dhe kauzat e veta, 'që të mos protestojë, ta heshtësh tani'? Kjo nuk do të kishte kuptim. Dhe e fundit: pavarësisht nga thirrjet e dirigjuara tërësisht nga opozita e opozitës dhe grupuskula të Sorosit, kundër Sali Berishës, për të ndihmuar Edi Ramën, me qëllimin e vetëm për të relativizuar dhe ndihmuar Edi Ramën. Thirrja ime ka qenë: të gjithë në protestë! Qytetarët kanë të drejtë të brohorasin si të duan, kurse ata të cilët mendojnë se duke shfrytëzuar mikrofonin mund ta manipulojnë atë protestë, ata do dështojnë.
Jam dakord me ty, ajo është protestë strikt rinore qytetare. Ndaj edhe nuk kam marrë pjesë. Edhe sot shfrytëzoj rastin të bëj thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike nga Pogoni, Kakavija, në Vermosh dhe në Valbonë, të vërshojnë drejt Tiranës në protestën më madhështore të kombit. Qytetare, rinore, jo partiake./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se dosja e Zvërnecit është përg...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama citoi thirrjen e protestuesve për një "Shqipëri të re”, për të ci...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se ndonëse është shumë aktiv në rrjetet sociale, nuk beson...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se ka parë shumë mesazhe përmes të cilave ka kuptuar se ka lënë për...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama tha se nuk mund ta pranojë që Tirana të bëhet një tur sfilate, p&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se qeveria do të vazhdoj të ecë përpara, pasi kjo është d...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për analistin Fatos Lubonja, për të cilin tha se i kërkon llogari p&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se njerëz që nuk kanë bërë asgjë në jetën e tyr...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se shoqëria ka hyrë në një ferr social,...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se protesta është bërë një treg karrierash dhe likes. Në...