23 Maj 2023, 22:54
Nga m.s
Myslim Murrizi
TIRANË- Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shprehur shqetësimin për pagat e deputetëve, pasi sipas tij, janë të pamjaftueshme për të mbyllur të gjitha kostot që ka një familje. I indinjuar për pagën 'modeste', ai tha se nuk mbulon dot as shpenzimet më minimale, duke gjetur kështu një mënyrë tjetër si për ti kompesuar të ardhurat që duhen. Me tone ironike Murrizi deklaroi se jo të gjithë janë hajdutë, duke përballuar jetesën me aq mundësi sa kanë.
“Deputetët marrin 1 milion e 134 mijë lekë të vjetra në muaj. Nëse s'janë të martuar, kanë një gjë që rrojnë 6 muaj te shtëpia e tyre e 6 muaj tek shtëpia e tjetrit.
Por po janë të martuar dhe kanë fëmijë, të dy burrë e grua nuk paguajnë dot as drita e ujë, e as nuk hanë bukë. Nëse i mendoni se janë të gjithë hajdutë, nuk janë të gjithë të tillë”, tha ai teksa ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në RTV Ora.
Reagimi i tij vjen në një kohë kur Komisioni i Ekonomisë votoi sot në unanimitet të rrisë rrogat e deputetëve dhe ministrave. Vendimi është miratuar teksa po diskutohej pr.ligji për rritjen e pagave të të gjithë administratës. Ky vendim erdhi pas përplasjes së deputetëve me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimajt, ku shprehën pakënaqësi lidhur me rrogën e tyre.
myslim murrizi ish-deputet rrija e pagave
Politike
23 Maj 2023, 21:55
m.s
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit të PD-së Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe...
Politike
23 Maj 2023, 20:50
a.l
Edi Rama dhe Rishi Sunak
BRITANI- Kalimi i emigrantëve të paligjshëm me gomone vijon të jetë një nga çështjet m&...
Politike
23 Maj 2023, 20:48
A.B
Arlind Qori
TIRANË- Arlind Qori, Kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe ish-kandidat për Bashkinë e Tiranës, me ironi ka komentuar rr...
Politike
23 Maj 2023, 20:36
a,b
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt me kryedemok...
Politike
23 Maj 2023, 20:32
A.B
Takimi
TIRANË- Ambasadorja amerikane e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim u takua ditën e sotme me senatorët amerikanë Chris M...
Politike
23 Maj 2023, 19:48
m.s
Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
TIRANE- Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkon pavlefshmërinë e rezulta...
Politike
23 Maj 2023, 20:13
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, pranoi se ky është një moment i v&...
Politike
23 Maj 2023, 19:35
A.B
Arlind Qori
TIRANË- Edhe pas përfundimit të fushatës zgjedhore, Lëvizja Bashkë vijon ende takimet me qytetarët. Kreu i l...
Politike
23 Maj 2023, 19:29
A.B
Arlind Qorri
TIRANË- Arlind Qoringa “Lëvizja Bashkë” doli i treti në zgjedhjet lokale të 14 Majit për ...
Politike
23 Maj 2023, 19:00
A.B
Edi Rama
LEZHË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vijoi turin e falënderimeve për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 maj...