LIVE UPDATES
Politike

Doli i treti për garën në Tiranë, Qori: Kandidatët e tjerë kishin problem të përballeshin në debat, duhet zgjidhur me ligj

23 Maj 2023, 19:29 Nga A.B
Doli i treti për garën në Tiranë, Qori: Kandidatët e
Arlind Qorri

TIRANË-  Arlind Qoringa “Lëvizja Bashkë” doli i treti në zgjedhjet lokale të 14 Majit për bashkinë e Tiranës. Ai foli për këtë rezultat në një intervistë për Panorama TV duke theksuar se e prisnin faktin se do të merrnin një rezultat më të mirë se kandidati i Partisë Demokratike zyrtare, Roland Bejko.

“Në këtë betejë ideo-politike nuk kemi mundur të bindim të gjithë ata qytetarë që kanë menduar të votojnë për ne. Faktin që ne do të dilnim më mirë se PD zyrtare e prisja. Për faktin se ne jemi një e re që po ngjitet ndërsa ata ishin një e vjetër që po binte. Unë e kam pasur këtë besim sepse shikoja intensitetin e fushatës sonë. Kisha besim te një rezultat i mirë dhe pastaj e vendosin qytetarët sa i mirë dhe deri ku. Unë shpresoj dhe besoj se rezultati ynë do të jetë më i mirë në zgjedhjet e ardhshme. Përvoja jonë elektorale ishte e sapo filluar”, tha ai.

Qori u shpreh se edhe pse nuk kanë pasur reklama televizive apo faktorë të tjerë mbështetës në fushatën e tyre, në raport me kandidatët e tjerë kanë qenë të favorizuar pasi kanë takuar vetë çdo qytetar duke shkuar pranë tyre pa shpenzime por vetëm me ide për qytetin.

Nga sa kam folur me qytetarët këto ditë, kam kuptuar që shumë qytetarë pa i njohur unë kanë punuar dhe kanë bindur të tjerët. Një njeri që të sheh në televizor fillon dhe bind të tjerët. Këto i kam njohur pas zgjedhjeve. Këtë lloj aktivizmi te qytetarë që nuk i kemi njohur më parë është baza që më bën të besoj për të ardhmen.

Nuk kemi pasur asnjë lekë nga shteti ka ndikuar për mirë. Ne nuk kishim reklama televizive por kishim këmbët tona dhe duke shkuar rrugë më rrugë mesa duket kemi arritur të bindim qytetarët që ne jemi ndryshe edhe në mënyrën e të konceptuarit dhe të bërit politikë.  Unë mendoj se mënyra si bëjmë fushatë ne do të jetë shembull edhe për partitë e tjera. Sepse qytetarët janë të lodhur nga luksi. Politika duhet të jetë shumë e thjeshtë. T’u shpjegosh njerëzve idetë e tua”, deklaroi Qori.

Po ashtu, ai tha se kandidatët e tjerë që ishin në garë për Bashkinë e Tiranës, e kanë pasur shumë problem që të përballeshin me të në debat. Qori shtoi se kjo gjë duhet zgjidhur me ligj dhe kandidatët duhet të përballen të paktën një herë gjatë fushatës me kundërshtarin në debat publik.

Një nga problemet kryesore tonat ka qenë se shumë qytetarë nuk na kanë njohur, edhe për shkak të aksesit të pakët në media që kemi pasur. Unë mendoj që pjesëmarrja do të ishte shumë më e lartë nëse qytetarët e Tiranës do ta njihnin Lëvizjen Bashkë. Mendoj se ky aktivitet i yni do përçojë mesazhin që Lëvizja Bashkë është alternative e vetme kundër këtij pushteti të korruptuar. Unë kam parë me keqardhje që shumica e kandidatëve në Tiranë nuk kanë pasur program.

Veliaj nuk kishte fare program, ndërsa Këlliçi e botoi më pas programin dhe disa pika të programit i kishin marrë nga ne. Problemi im me kundërshtarët është se nuk janë serioz mjaftueshëm. Thjesht kapin ide në ajër dhe i hedhin. Veliaj premtonte të njëjtat gjëra si para 8 vitesh. Unë do të doja shumë që të kishte një debat mes kandidatëve përpara zgjedhjeve. Kap përshtypjen që kjo duhet zgjidhur me ligj. Kandidati duhet të jetë i detyruar që të përballet me rivalët, të ulen të paktën 1 herë në një tavolinë. Përndryshe fushata bëhet një fabrikim imazhi. Mendoj që të gjithë rivalët që unë kam pasur, kanë pasur problem që të përballeshin me mua në debat. Sepse diferenca morale është e madhe. Kanë pasur frikë edhe për defiçitin intelektual. Janë ambalazhime të marketingut të partive të tyre. Të rinjtë kanë qenë aktivistë. Të rinjtë kanë ecur për orë të tëra në këmbë. Mbështetjen e kemi marrë ngado. Votat tona kanë qenë të shpërndara në mënyrë uniforme”, u shpreh Qori.

arlind qori

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet