Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Madje shtoi se kanë edhe vështirësi pune me "profesionin" që kanë, i cili sipas Koçit, u rrezikon edhe jetën.
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka folur për rritjen e pagave, të cilat do të miratohen këtë të enjte në Kuvend. Në intervistën që ai ka dhënë për "Ditari", tha se rritja e pagës është një gjë e mirë, pasi dikur deputeti kishte makinë dhe shofer në dispozicion nga shteti, kurse sot nuk ka. Madje shtoi se kanë edhe vështirësi pune me "profesionin" që kanë, i cili sipas Koçit, u rrezikon edhe jetën.
“Kemi të bëjmë me një rritje pagash në përgjithësi, në të gjithë sistemin buxhetor. Por, mendoj që një status deputeti prej langaraqi do ta bënte edhe vetë Parlamentin langaraq. Këto diferenca hapin debat dhe diskutim, por është në dinjitetin e një vendi që Parlamenti të ketë një trajtim normal. Aktualisht, nuk e ka këtë lloj dinjiteti. Sot deputeti është vetë sekretar, vetë shofer… Dikur ka patur makinë dhe shofer në dispozicion nga shteti, nuk kishte nevojë të rrezikonte jetë një person i cili shpenzon orë të tëra në debate dhe takime, e pastaj të kthehet në shtëpi në orët e vona. Megjithatë, unë nuk besoj se deputetët janë ligësia e këtij vendi. Nëse marrim sot nivelin e jetesës dhe pagat, deputeti, edhe me ndryshimet që do të hyjnë në fuqi, nuk është nga më të paguarit. Nëse marrim pasanikët e këtij vendi, deputetët janë fundi i kavallit. Ka edhe nga ata që janë biznesmenë, por po flas për ata që janë vetëm deputetë, që nuk kanë biznese. Nuk është se kjo na çon në një pozicion kaq shumë të lakmueshëm”, shtoi Petro Koçi.
Sipas ndryshimeve që u miratuan në Komisionin e Ekonomisë, e që pritet të kalohet nesër në Kuvendin e Shqipërisë, pagat e deputetëve dhe ato të ministrave do të llogariten me koeficientin 0.73 në një hierarki që nis me pagën e Presidentit të Republikës. Me koeficientin e ri, pagat e deputeteve dhe ministrave gati dyfishohen pra shkojnë në 310 -319 mijë Lekë nga 175 mijë që janë aktualisht. Paga mujore e presidentit bëhet 425 mijë, ndërsa ajo e kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit arrin në 392 mijë Lekë në muaj. Po ashtu, nesër edhe projektligji për reformën e pagave për më shumë se 130 mijë punonjësve të administratës publike.
Erion Veliaj dhe Milena Deraj TIRANË- Këshilltarja e deputetes socialiste në Kuvend, Blerina Gjylametit, Milena Deraj u arrestua ditën ...
Basha me te rinjte TIRANË- Në takimin me të rinjtë, ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë katër propozime. Ai foli...
Lulzim Basha TIRANË-Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, organizoi ditën e sotme një takim me të rinjtë p&e...
Foto ilustruese Kompanitë më të mëdha të prokurimeve publike siguruan shumicën dërrmuese të të ardhurave nga t...
Lulzim Basha TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është rikthyer sot skenës politike pas një periudhe të...
Indrit Hoxha TIRANË- Ish-kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Vorën, Indrit Hoxha, me anë të një postimi n...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj se do ta mirëpriste caktimin e Jorida Tabakut t&eu...
Arlind Qori TIRANË- Arlind Qori, kryetari i "Lëvizjes Bashkë" dhe ish-kandidat për Bashkinë e Tiranës, ka shprehur shqetë...
Elhaida Dani TIRANË- Pas intervistës me Luiz Ejllin, kryeministri Edi Rama ka vendosur që serinë e podcast-it të radhës ta zh...
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Alastair King-Smith, ishte mandatuar për të negoci...