LIVE UPDATES
Politike

"82 miliardë lekë mallra dhe shërbime”/ BIRN analizon prokurimet publike, 50 kompanitë e mëdha marrin 55% të parave

Qeveria shqiptare prokuroi gati 82 miliardë lekë mallra dhe shërbime gjatë vitit 2022, të cilat u përfituan nga 2,260 kompani private. Por shumica dërrmuese e parave i vajtën një numri shumë të vogël kompanish.

24 Maj 2023, 17:05 Nga k.m.
"82 miliardë lekë mallra dhe shërbime”/ BIRN analizon
Foto ilustruese

Kompanitë më të mëdha të prokurimeve publike siguruan shumicën dërrmuese të të ardhurave nga tregu i prokurimeve gjatë vitit 2022, ndërsa pjesa më e madhe e kompanive operuese në tregun shqiptar nuk morën pjesë në tenderë. Të dhënat e Agjencisë së Prokurimit Publik të analizuara nga BIRN tregojnë se nga totali prej gati 82 miliardë lekësh të prokuruara (713 milionë euro), dhjetë kompanitë më të mëdha kontraktuese morën 17% të parave ndërsa 50 kompanitë më të mëdha morën 55%. Nëse llogarisim shumat e përfituara nga 100 kontraktorët më të mëdhenj, ata morën bashkërisht 57 miliardë lekë ose 70% të totalit.

Gjithsej në Shqipëri vlerësohet se operojnë rreth 100 mijë kompani, nga të cilat, rreth 2260 ishin përfituese të tenderëve publikë. Nga këto, rreth 2160 kompani përfituan 30% të fondit të prokurimeve.

"82 miliardë lekë mallra dhe shërbime”/ BIRN analizon

Kompania e ndërtimit të rrugëve Alb-Building u rendit e para për nga sasia e parave të kontraktuara, 2.7 miliardë lekë, përmes dy kontratave. Njëra, “Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë Thanë, (Faza 1)”, konsiston në ndërtimin e një rruge 23 metra të gjerë me gjatësi 5060 metra linearë. Kostoja totale prej gati 2.2 miliardë lekësh, nënkupton një kosto prej 431 mijë lekësh për metër linear ose 3.75 milionë eurosh për kilometër, pa shtesat e punimeve që rëndom pasojnë kontratat fillestare në ndërtimin e rrugëve. Projekti tjetër quhet “Ngritja e infrastrukturës mbështetëse në funksion të kompleksit multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, Auto-Moto Park, në Bashkinë Elbasan, Loti 2: Argjinatura mbrojtëse e Lumit Shkumbin”.

"82 miliardë lekë mallra dhe shërbime”/ BIRN analizon

Mc Networking u rendit për herë të parë në listën e kontraktorëve të mëdhenj të qeverisë. Ajo u kontraktua në total në shtatë kontrata me vlerë 2.3 miliardë lekë, ku kontrata dominuese ishte “Qendra e monitorimit të trafikut (200 km) Faza e Parë”, me vlerë 2.1 miliardë lekë, ku Mc Networking është pjesë e një konsorciumi me kompanitë Gjoka Kokstruksion dhe Intetra Elektonik Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirk.

Kompania e rrugëve A.N.K. u rendit e treta me një kontratë të vetme, “Ndërtim rruga Korçë – Ersekë Loti 2 (pjesa e dytë)”. Ajo e fitoi këtë kontratë me një ofertë në masën 99.97% të fondit limit. Kontrata parashikon ndërtimin e 17 kilometrave rrugë me dy korsi. Vlera totale e kontratës është gati 2.2 miliardë lekë.

Kompania 4 A-M u rendit në vend të katërt me 1.96 miliardë lekë kontrata. Kontrata më e madhe me vlerë gati 1.1 miliardë lekë konsiston në ndërtimin e fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit dhe arkitekturës në Tiranë. Në vend të pestë, kompania LA – OR. Ajo ka fituar dy tenderë për linja transmetimi nga Operatori i Sistemit të Transmetimit me vlerë 1.9 miliardë lekë. Kompania ka arritur t’i fitojë tenderët me oferta 98.5% të fondit limit. Në vend të gjashtë, kompania Agi Kons, e cila është shpallur fituese për fazën e parë të godinës së re të teatrit kombëtar nga Bashkia Tiranë me vlerë kontrate 1.84 miliardë lekë. Oferta fituese është e barabartë me 99.24% e fondit limit.

Në vend të shtatë, Infosoft Systems është kontraktuar për disa dhjetëra punime në fushën e teknologjisë së informacionit për një vlerë totale prej 1.62 miliardë lekë. Kontratat e saj janë fituar me mesatarisht oferta në masën 90% të fondit limit. Advanced Business Solutions – ABS renditet në vend të tetë. Ajo ka fituar 12 kontrata për teknologjinë e informacionit me vlerë totale 1.47 miliardë lekë dhe me oferta mesatare sa 91% e fondit limit. Gener 2, kompania e ndërtimit të rrugëve, ka fituar një tender për Rivitalizimin e Skarpatave të rrugës së sapopëruruar Kardhiq-Delvinë me vlerë 1.43 miliardë lekë dhe me ofertë fituese sa 99.65% e fondit limit.

Salillari renditet në vend të dhjetë me 7 kontrata ndërtimi me vlerë totale 1.38 miliardë lekë.

Gjatë vitit 2022, autoritetet e ndryshme shtetërore kontraktuan 1.7 miliardë lekë mallra apo shërbime përmes metodës së negocimit pa njoftim paraprak të kontratës. Kontrata më e madhe e kësaj natyre u lidh nga Bashkia Tiranë me vlerë 228 milionë lekë dhe konsistonte në “Shtese kontrate – Rijetësimi i Piramidës së Tiranës”. Kontrata e dytë më e madhe pa garë u lidh nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe kishte vlerë 115 milionë lekë. Objekti i kontratës ishte: Mirëmbajtja e sistemit të informacionit për shëndetin publik të QSUNT.

Lista e kontraktuesve të mëdhenj të qeverisë shqiptare ka pësuar luhatje jo të vogla përgjatë viteve. Në vitin 2020, kompania Fusha nën pronësinë e biznesmenit Shkëlqim Fusha arkëtoi 3.9 miliardë lekë (rreth 32.5 milionë euro), duke u renditur i pari. Në vitin 2021, Fusha rezutoi fitues i tre tenderëve gjithsej me fond 403 milionë lekë dhe duke u renditur në vend të 35 mes kontraktorëve më të mëdhenj. Në vitin 2022, Fusha u rendit në vend të 24-rt./BIRN

prokurorime publike


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës