LIVE UPDATES
Politike

Pas anulimit të projektit të BE-së për Portin e Durrësit, Komisioneri i Zgjerimit “rrëzon” marrëveshjen me Alabbar

Në letrën drejtuar Vestager, opozita ngre shqetësimin kryesor se afera e Portit të Durrësit shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndërsa vetë Komisioneri thekson faktin se Komisioni Europian i kushton një rëndësi të jashtëzakonshme përputhjes me MSA-në (Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit).

5 Prill 2023, 13:26 Nga k.m.
Pas anulimit të projektit të BE-së për Portin e
Olivér Várhelyi

TIRANË- Komisioneri i Zgjerimit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi i është përgjigjur letrës së 20 deputetëve të opozitës në lidhje me aferën e Portit të Durrësit. Letra e deputetëve të Partisë Demokratike  i drejtohej zëvendëspresidentes së Bashkimit Europian, Margrethe Vestager, por përgjigjia ka ardhur nga komisioneri Varhelyi. Në letrën drejtuar Vestager, opozita ngre shqetësimin kryesor se afera e Portit të Durrësit shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndërsa vetë Komisioneri thekson faktin se Komisioni Europian i kushton një rëndësi të jashtëzakonshme përputhjes me MSA-në (Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit). Pra duket nënkuptuar se marrëveshja aktuale nuk është në përputhje. 

“Në komunikimet me autoritetet shqiptare, Komisioni ka nënvizuar nevojën për të siguruar që projektet e kësaj marrëveshje të nënshkruar në vitin 2020 mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, përfshirë edhe rizhvillimin e Portit të Durrësit, të jenë në përputhje me parashikimet e MSA, në veçanti në fushat e prokurimeve publike dhe ndihmës shtetërore. Projektet duhet të jenë në përputhje me parimet e transparencës, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe mos-diskriminimit,”- shkruhet ndër të tjera tek përgjigjia e plotë.

PËRGJIGJIA E PLOTË:

Faleminderit për letrën tuaj drejtuar Zëvendës Presidentes Ekzekutive Znj. Margrethe Vestager, e cila më ka kërkuar t'ju përgjigjem. Në letrën tuaj, ju shprehni shqetësimet tuaja për shkeljet e supozuara të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri (MSA) pas miratimit të ligjit shqiptar për rizhvillimin e Portit të Durrësit. Komisioni Evropian i kushton rëndësinë më të madhe përputhshmërisë me MSA-në. Në këtë drejtim, në komunikimin e tij me autoritetet shqiptare, Komisioni ka theksuar nevojën për të garantuar që projektet në bazë të marrëveshjes së lidhur në vitin 2020 ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, përfshirë rizhvillimin e Portit të Durrësit, të jenë në përputhje me dispozitat e MSA-së, veçanërisht në fushat e prokurimit publik dhe ndihmës shtetërore. Qëndrimi i Bashkimit Evropian është paraqitur vazhdimisht, duke përfshirë në Këshillin e fundit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri që u zhvillua më 16 mars 2023. Të gjitha instrumentet ligjore dhe financiare të përdorura në fushën e prokurimeve publike dhe koncesioneve, përfshirë marrëveshjet ndërqeveritare të lidhura me vendet e treta për zbatimin e projekteve të përbashkëta, duhet të respektojnë parimet e transparencës, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit.

Komisioni është në konsultime të vazhdueshme me përfaqësuesit e qeverisë për prioritetet e investimeve të Shqipërisë. Këtu përfshihet Projekti i Portit të Durrësit, ku ne kemi ndjekur nga afër zhvillimet e lidhura. Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, aktivitetet e ngarkesave të Portit të Durrësit janë planifikuar të zhvendosen në Porto Romano. Si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të Portit të Durrësit, Komisioni anuloi grantin e mbetur të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor për investimin për këtë projekt specifik. Megjithatë, Komisioni është në diskutime me përfaqësuesit e qeverisë se si të përdoret shuma e kthyer në një ose në tjetrin projekt investimi. Prandaj, siç është theksuar në mënyrë të përsëritur, Komisioni është i gatshëm të mbështesë dhe të akomodojë projekte të mëtejshme investimi në lidhje me projektin e zhvillimit të ri tregtar të Porto Romanos që plotësojnë kriteret përkatëse të mbështetjes, nëse kërkohet. Është objektivi ynë i përbashkët të promovojmë zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Deklarata vjen një muaj pas miratimit me debate të projektligjit për projektin "Marina dhe Jahtet e Durrësit". Ky projekt parashikon ndërtimin e 12 mijë apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma. Projekti parashikon hapjen e 12 mijë vendeve të reja të punës dhe qeveria shqiptare ka 33.3% të pronësisë së portit. Por opozita dhe investigimet nga gazetarët dhe mediat kanë hedhur dyshime të forta për blerjen e apartamenteve nga të huajtë, faljen e tokës shtetërore për Alabbar. Ndërkohë, ka dhe akuza se ky projekt po ngrihet me paratë e mafias të vendeve të tjera./Dosja.al

oliver varhelyi be porti i durresit

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet