Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Teksa u pyet nga gazetarët, Zaçaj ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese pranon kritika, por jo presioni.
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kërkesën e unionit të gjyqtarëve për rritje rrogash me 700 euro. Teksa u pyet nga gazetarët, Zaçaj ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese pranon kritika, por jo presioni. Sipas saj, kritikat janë kufiri për Gjykatën Kushtetuese.
"Janë deklarata të zakonshme që ne i kemi parë nga të gjitha palët e përfshira në proces, përfshi dhe median. Sepse ndonjëherë jeni ju të medias që i jepni zë më shumë seç duhet mendimeve, opinioneve që jepen për vendimet tona. Megjithatë, përsa kohë vjen në kuadër të lirisë së medias, kjo është një vlerë e shtuar”, tha Zaçaj.
E pyetur nga gazetarët për faktin që dy vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar, Zaçaj deklaroi se ky fakt në fund të fundit tregon nivelin e demokracisë në vend. Në fund Zaçaj theksoi se për Kushtetuesen e rëndësishme është të garantojë publikun që gjykata funksionon e pavarur dhe e paanshme.
“Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese tregon në fakt stadin e demokracisë, sigurisht kemi ende punë për të bërë. Vendimet tona janë të zbatueshme. Ka vendime të cilat politika merr koston e vetë nëse nuk i zbaton. Kur flasim për pushtete të tjera. E rëndësishme është që Gjykata funksionon, gjykata doli dje me një prononcim, sepse detyra është t’i garantojmë publikut që gjykata funksionon e pavarur dhe e paanshme. Mendimet që vijnë nga të gjitha anët, përfshirë edhe mendimet që jep media, ndonjëherë duke verifikuar burimet e informacionit dhe ndonjëherë duke mos i verifikuar ato, ne i çmojmë por në thelb është e rëndësishme që publiku të jetë i mirëinformuar, të marri informacionin e duhur, dhe nga ana jonë ne të sigurojmë publikun që në fakt jemi të pavarur dhe të paanshëm dhe bëjmë punën tonë, pavarësisht se kush janë interesat apo se si mendojnë palët e përfshira në proces, dhe jo vetëm," tha Zaçaj.
Kryeministri Edi Rama e konsideron skandaloze kërkesën për rritje të pagave të bërë në Gjykatën Kushtetuese nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë. Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur kundër rritjes së pagave me 700 Euro për gjyqtarët.
Sali Berisha TIRANA-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku iu drejtua...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku kome...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp u shpreh se Kryeministri Edi Ra...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbështetur propozimin e partive të tjera në opozitë p&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se kryebashkiaku u Shkodrës Benet Beci u përdor nga pushteti pas vjedhjes s&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar disa fakte në lidhje me farsën elektorale, që e kon...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim përsa i përket a...
Foto ilustruese TIRANA- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqi...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirsë, i cili ndodhet në qeli prej datës 21 tetor 2024, kërkon ndryshimin e ma...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumanin si ushtar i botës së krimi...